Italia i fut të dridhurat botës, por në Romë grinden për postet e zv.ministrave

Postuar në 26 Nëntor, 2011 08:35

“Nëse bie Italia, bie e gjithë Eurozona”, thonë në Bruksel. “Por Italia nuk do bjerë”, garantojnë Merkel e Sarkozy, “pasi kryeministri Monti do t’ia dalë mbanë”. Por nga ana tjetër e Atlantikut janë të sigurtë që gjërat janë shumë më keq se sa duken. Dje, agjencia Standard & Poor’s i bëri një zhgradim Belgjikës nga AA+ në AA. Të enjten ranë dhe ca më shumë në rating Portugalia dhe Hungaria. Agjencitë e rating-ut po bëhen gati të zhgradojnë në këto rrethana dhe Francën, e cila është mbajtur deri tani në nivelin AAA, dhe pas kësaj mund t’i vijë radha Gjermanisë.

Ndërsa sot, e përditshmja New York Times e ka bërë gati fakt të kryer rënien përfundimtare të Eurozonës. Sipas saj, “bankat e mëdha e të rëndësishme të botës po përgatiten për këtë ngjarje; shkurt, ato kanë marrë masa në mënyrë që t’mos kapen gafil. Analistët e bankave Merrill Lynch, Barclays Capital e Nomura po e konsiderojnë kolapsin e monedhës Euro më shumë probable se sa possible, ose me fjalë fare të qarta, të mundshme jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht.

E dini më të bukurën? Ndërsa në botë shqetësoheshin për Italinë, partitë politike në Romë ishin duke u grindur për ndarjen e posteve të zv.ministrave në qeverinë e re. Me sa duket, kur bien financat, bie dhe the common sense.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.