Aleanca Kuqezi, një Vetvendosje soft?

Postuar në 27 Nëntor, 2011 11:26

Fillimet e Aleancës Kuqezi (AK) lidhen me kundërshtimin e aktivistëve të saj ndaj regjistrimit të etnisë dhe fesë në Republikën e Shqipërisë. Shqetësimi i tyre ishte se shqiptarë të zonave të jugut mund të deklaroheshin si grekë, të ndikuar nga rrethanat ekonomiko-shoqërore dhe nga trysnia e shtetit dhe qarqeve tw ndryshme greke. Me mbarimin e regjistrimit të popullsisë, aktivitetet dhe mesazhet e AK-së gjithnjë e më tepër janë orientuar drejt temës së madhe kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare.

Edhe sot, aktivistët e AK-së kanë zhvilluar një aktivitet në Prekaz, ku kanë bërë homazhe në varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Aktivistët kanë mbajtur në dorë shumë parrulla, ku spikaste në veçanti njëra: “Bac, do ta kryjm!”. Kjo parrullë, sfidon drejtpërdrejt kryeministrin aktual të Kosovës, i cili, pas shpalljes së pavarsisë së saj, ka thënë para varrit të Jasharit: “Bac, u kry”. Një ditë më parë, Kreshnik Spahiu deklaroi në një tubim në Vlorë se politikanët në Tiranë e në Prishtinë janë pengesa kryesore për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse asnjëra palë nuk do të ndajë pushtet.

Si ligjërimi, ashtu dhe aksionet e AK-së, janë të ngjashme me të Vetvendosjes së udhëhequr nga Albin Kurti, por sidoqoftë janë shumë më pak agresive dhe duket se kanë një horizont afatgjatë. Spahiu ka deklaruar disa herë se në Bruksel do të shkojmë të bashkuar (duke nënkuptuar se bashkimi s’do të jetë i shpejtë), ndërsa Kurti e kërkon bashkimin sot, asnjë ditë më vonë…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Eno (not verified) on

Kjo aleance financohet nga Kosovaret, dhe te gjithe i dime problemet qe Kosovaret i kane sjelle Shqiperise (e kam fjalen per kosovaret qe sollen drogen, prostitucionin e nje sere te keqijash te tjera).

Keta nuk kuptojne qe bashkimi qe kerkojne eshte fundi per Shqiptaret...por shumica e popullit tone asnjehere nuk ka menduar thelle, gjithmone perciptazi.

Submitted by xhimi (not verified) on

Ke te drejte,Eno!Kush kerkon te shumtat, humbet edhe te paktat!Tani jemi ne fazen e "dehjes kombetare" se kemi vene ca para te pista.Kur te vine llogarite nga "aleatet"

do te qajne nena.Keshtu e pesuan dhe  greket me "mireqenjen e huazuar" dhe nuk vune mend nga Troja e dehur.Ballkanike nuk jemi,benzinen nacionaliste e kemi ne gjak.

E kush mund ta ndaloje "kreshinikun e maleve" me hovin qe ka marre?! Narkotiku nacionalist eshte me i fuqishmi, dhe kombet e vogla o fitojne shume ,o humbasin shume.

Pokeri sa ka filluar, le te shpresojme ne fitore,amin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.