Myftiu i Kosovës: Misionarët e huaj fetarë duan të indoktrinojnë rininë kosovare

Ekstremizmi fetar është më shumë një problem për Kosovën se sa për Shqipërinë. Por për fat të mirë, krerët e institucioneve fetare atje janë të vetëdijshëm për këtë fakt, dhe qëndrojnë syçelët për t’mos lejuar ndikimin e sekteve e rrymave ekstremiste, që rrezikojnë dhe dobësimin e tharmit atdhetar. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është një nga ata, që i shohin me shqetësim vizitat e të huajve të paftuar në Kosovë. Duke folur për Radio Kosovën, ai ka kërkuar vendosmërinë dhe vigjilencën e institucioneve shtetërore, të Ministrisë së Brendshme e të Eulex-it, që të ushtrojnë kontroll mbi hyrje daljet e misionarëve të huaj fetarë, të cilët “vinë në Kosovë për ta dëmtuar Kosovën”.
Zoti Tërnava flet për sektet ekstremiste të të gjitha feve, por duket se shqetësimin më të madh e ka për Bashkësinë Islame. “Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë ende hyjnë njerëz pa kurrfarë kriteri... Ata po mundohen që një pjesë, në veçanti rininë, ta indoktrinojnë.... Dua të deklaroj botërisht se ata individë që kanë ardhur në Kosovë nuk kanë ardhur me ftesën e Bashkësisë Islame. Bashkësia Islame ka programin e vet dhe e di rrugën që duhet ndjekur. Ne i porosisim të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, që të mos bien pre e asnjë interesi të ngushtë, pavarësisht nga vjen ai”.
Re.Pu.
Comments
Edhe Naim Ternava si Selim
<p>Edhe Naim Ternava si Selim Muca. I dolen disa besimtare kundra dhe e kritikuan per lidhjet e tij me pushtetin, duke i vene kurora mortore para selise ne shenje proteste e duke e deklaruar BIK si te vdekur nga mungesa e aktivitetit, e tani del Ternava e i quan te gjithe ekstremista. Muca pati dale e pati thene dikur se "jane disa tipa te rrezikshem qe kane hyre nga Kosova e Maqedonia ... keta te vrasin... keta te fusin shpaten " hahaha</p><p>Mjere komunitetet tona islame kush na udheheq... Zoti na rujt</p>
Add new comment