Sarkozy: Po ra Euro, Franca merr fund

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 13:31

Tonet e komenteve e qëndrimeve mbi krizën europiane bëhen çdo ditë më ndjellakeqe. Scholar-ët, akademikët, analistët dhe institucionet jo partizane, sidomos ato amerikane, kanë kohë që shohin terr në horizont. Por edhe në Europë kanë zënë të ndihen zërat apokaliptikë. I fundit është Presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Ai foli sot, dhe lëshoi një alarm, që e ka menduar gjatë përpara se ta lëshonte: “Nëse nuk marrim masa e nëse nuk dimë të jemi eficientë, morëm fund”. Ai foli në Francë, dhe puna ia donte të fokusohej në përthyerjen franceze të kësaj krize. “Po të binte Euroja”, tha, “borxhi ynë do dyfishohej”. Dhe aty për aty, e bëri të qartë se një Greqi tjetër nuk do mund të përballohej.

Në përfundim, ai foli dhe për zonën Schengen, duke nënvizuar se “nuk jemi më në kohët, kur në Francë mund të hynte kush të donte; Franca nuk është më zgjedhje, ajo është një nevojë”, përfundoi ai, dhe me këtë ndoshta ka dashur të thotë që “në Francë nuk do të shkelë ai që do, por ai që duam ne”. Jo më kot u shpreh se “duhet të mbrojmë modelin tonë social”. Por në këtë mes, me siguri ka folur për dyndjet nga jashtë Europës.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.