Afganistan: Lirohet viktima e përdhunimit, e akuzuar për tradhëti bashkëshortore, por ….

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 09:06

Fuqitë perëndimore jamë duke u bërë gati ta lënë Afganistanin “të vetqeveriset në mënyrë sovrane”, por atje rreziqiet janë të shumta. Talebanët? Ata janë një çështje më vete, por fjala është për rreziqe që bien mbi shtresa të caktuara  e që vinë prej mainstream-it. Fjala vjen, mbi gratë.

Një grua me emrin Gulnaz, që u mbajt në burg për tradhëti bashkëshortore mbi bazën e një padie që ajo vetë kish ngritur si viktimë e një përdhunimi, është liruar më në fund. Trupi gjykues (s’kuptohet mirë nëse ky trup gjykues është qeveria, gjyqtarët, apo rangjet fetare) ka marrë vendimin që ajo të lirohet, por – këtu është hera e një por-i tepër cinik – me kusht që ajo të marrë për burrë njeriun, nga i cili është përdhunuar. Cfarë shihni në këtë mes? Lajmin e mirë se gruaja nuk është më në burg pa faj, apo lajmin e tmerrshëm që ajo është e shtrënguar të marrë për burrë përdhunuesin e saj? Për fat të keq, kjo është shoqëria e sotme afgane, e cila, me ikjen e ushtarëve të NATO-s (të cilët jepnin ca garanci sa kohë kanë qenë aty), ka gjasa të shndërrohet në një gijotinë për gratë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.