Ian Cliff: Ambicja për pushtet të përjetshëm përfundon në lot

Në një intervistë për Zërin, Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, thotë të vetën lidhur me një perceptim kosovar mbi rolin e dorës së parë që luajnë ambasadorët e fuqive të mëdha në vendimmarrjen e atjeshme. Cliff-i lë të kuptohet se ky rol e ky protagonizëm lidhet e përligjet me përkrahjen që SHBA-të e BE-ja i kanë dhënë dhe i japin Kosovës. “Kosova ende vazhdon të marrë përkrahje të madhe financiare nga SHBA-të dhe BE-ja, dhe kjo na jep neve një dozë të caktuar të ndikimit”, shprehet qartë ai, dhe po aty përmend rastin e Bosnjës, ku është verifikuar e njëjta situatë. Nuk kuptohet pse nuk merr dhe rastin shqiptar ku, edhe pse ndihma e lëmosha e huaj financiare nuk është më e nevojshme, roli i ambasadorëve është po aq i madh. Po ta marrë në konsideratë edhe këtë rast do të zbulojë se ndikimi ambasadorial nuk lidhet vetëm me nevojat financiare të vendeve të varfëra, por edhe me pafuqinë socio-politiko-kulturore të këtyre vendeve për t’u vetqeverisur.
Në po këtë intervistë ai thotë diçka shumë interesante që ka të bëjë me tahmanë e sundimit. “Ajo që kemi parë nga historia në 30 vjetët e fundit, na mëson se nuk është ide e mirë që politikanët të mbesin në pushtet përgjithmonë. Një gjë e tillë gjithmonë përfundon në lot”, thotë ai, duke pasur në fokus Thaçin. Edhe në këtë mes do duhej t’i vinte në mendje ndonjë rob në Tiranë.
Re.Pu.
Add new comment