Të parkosh në Tiranë, më shtrenjtë për festat

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 14:09

Titulli nuk shpreh një të vërtetë absolute. Të parkosh në një prej rrugëve të kryqytetit, në Bulevard ose te Stadiumi Kombëtar ‘Qemal Stafa’ për shembull, është më shtrenjtë, por kjo nuk ka lidhje me festat. Zakonisht një orë kushton 100 lekë të rinj, e për çdo 60 minutësh vijues duhet të shtosh edhe një qindshe tjetër, e kështu me radhë. Sot nëse kishe një punë të shpejtë diku e doje ta shfrytëzoje hapësirën e dizajnuar nga Bashkia si parkim me pagesë për nja çerek a gjysmë ore, duhet të paguaje 200 lekë të reja. Kjo sepse biletashitësit, të cilët shkëlqejnë me xhaketat portokalli të ndezur në kioskat e vogla e të bardha, të thonë se kanë vetëm bileta 200 lekëshe. Të shpjegojnë se nuk është faji i tyre, por derisa të marrin kolitë me bileta 100-she të cilat nuk ua ka sjellë Bashkia, ata do vazhdojnë t’u kërkojnë qytetarëve të paguajnë për kohë dhe hapësirë që nuk e shfrytëzojnë. Të japin edhe një zgjidhje tjetër: lëre pa biletë duke marrë në sy rrezikun e një gjobe prej 7 mijë lekësh të reja, nëse ta marrin makinën me karrotrec.

H.B.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

<p>Blije bileten 200 leke dhe pasi te mbarosh pune shiko ta shesesh aty tek dera e sportelit. Mbase ka ndonje tjeter person qe kerkon te parkoje me pak se 60 minuta. :)</p>

Submitted by a.b (not verified) on

<p>Eshte e vertete qe te shesin bilete 200 lekeshe (me ka ndodhur mua), por ma dha bileten te pagervishtur perpara se te largohesha (sepse e pagova kur isha duke ikur). Keshtuqe mund ta perdor perseri nje here tjeter. Me pak fjale, nuk humba gje, thjesht parapagova per parkimin edhe per heren tjeter kur te me duhet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.