Kurbani i Ramës dhe anti-voyeurist-ët Berisha e Meta

Mbështetur te fluksi i madh te stenda ‘Dudaj’ në panairin e librit muajin e shkuar, por edhe te deklarata e botueses në shtyp, mund të thuhet se libri i Edi Ramës ‘Kurban’ ka qenë një ndër më të shiturit. Sigurisht libri mbetet më i debatuari i vitit. Nëse lexuesit kanë qenë të shumtë, jolexuesit kanë qenë të zëshëm. Dhe këta të fundit kanë qenë kryesisht, ose krejtësisht, ndër ata të cilët autori i ka prekur, në një mënyrë a tjetër, në rreshtat e ‘Kurbanit’. Kanw qenw pikërisht personazhet e librit qw kanë zgjedhur të deklarojnë se nuk e kanë lexuar librin, pjesë e të cilit janë. Të parët kanë qenë intelektualët e grupimit ‘Iniciativa për Tiranën’, të cilët janë shprehur në bllok për gazetën ‘Panorama’ se nuk e kanë lexuar librin. Disa prej tyre e kanë bërë këtë me njëfarë përçmimi. Mund të thuhet se kur vjen puna te libri, kryeministri Berisha konsiderohet një dashamirës i tij. Megjithatë ai ka shpallur se nuk e ka lexuar librin ‘Kurban’, punë e kundërshtarit të tij politik. Në një takim me të rinjtë në Durrës ai është shprehur se ka lexuar vetëm pasazhe nga gazetat. Edhe aleati i tij Meta e ka mohuar leximin e librit duke thënë se në treg ka libra të tjerë më interesantë. A thua, voyeurism-i që prek shumë, të mos i ketë prekur dy politikanët e lartë shqiptarë? Dhe ky është dyfish voyeurism: të shohësh se si të sheh tjetri në një akt ku keni qenë bashkë të dy.
H.B.
Comments
?
<p>?</p>
Do t'i justifikoj dhe Rama te
<p>Do t'i justifikoj dhe Rama te ardhurat (te hyrat)...</p>
Add new comment