Delet rrëmbehen me autobus në mes të superstradës

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 09:55

Policia ka arrestuar dy të rinj, një shofer e një faturino autobusi (28 dhe 23 vjeç) , të cilët dyshohet se kanë vjedhur të paktën një dele. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në autostradën e re Fier-Vlorë, pranë Nartës. Autobusi ka ndaluar 'gozhdë' në mes të autostradës, faturinoja ka zbritur, ka rrëmbyer një dele nga kopeja që kulloste mbi e nën rrugë, e ka futur me shpejtësi në bagazh dhe pastaj kanë fluturuar drejt destinacionit. Delja u gjet në bagazhin e autobusit në momentin e arrestimit, ndërsa dëshmitë e udhëtarëve kanë hedhur dritë mbi ngjarjen. “Kujtuam se frenoi për të mos shtypur kopenë”, dëshmuan ata.

Çobanët e shoferët e zonës ka kohë që ankohen që autostrada e re ka sjellë fenomenin vidh “to go”, ku shoferët ndalojnë makinën, rrëmbejnë një dele e bëhen erë.

Nga ana tjetër, fshatarët nuk po mësohen akoma me infrastrukturën e re çka nënkupton që tufat e dhenve nuk mund të shetisin në mes të autostradës, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/orë ndërsa ajo e praktikuar mund të shkojë dhe 200km/orë. Krijimi i një rruge të shpejtësisë së lartë mundëson mjetet të ecin shumë shpejt, ndërsa shpejtësia e deleve nuk ka ndryshuar.

N.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.