Roberto Benigni: Historia e Berlusconi-t në politikë duhet treguar si një përrallë

Roberto Benigni ishte mbrëmë në spektaklin e Fiorello-s, në Rai Uno, dhe në një moment të monologut të vet, shtroi pyetjen: “Berlusconi iku pas 18 vjetësh në politikë; si do duhet t’ua tregojmë gjithë këtë periudhë pasardhësve tanë?” Dhe aty për aty hodhi idenë e vet. “Do duhet t’ua tregojmë si një përrallë, që pak a shumë do rrëfehej kështu”, ia bëri, dhe vijoi duke thënë pak a shumë (kush di italisht mund ta ndjekë dhe në rubrikën tonë video me link http://www.respublica.al/video/2011/12/6/jeta-e-berlusconi-t-ne-politike...):
“Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një kavalier, që kishte shumë kuaj, stalla, stallierë (me këtë të fundit iu referua një mafiozi me nofkën “lo Stalliere”, që ka qenë mik i Berlusconi-t); kishte dhe shumë kështjella, në Milano, në Sardenjë, në Romë, e kudo; kishte dhe shumë princesha rreth e rrotull, njëra më e bukur e më e re se tjetra, dhe një ditë prej ditësh ia beh një princeshë e re, shumë e re, aq sa të tjerët i thanë, se kjo punë s’shkon, pasi është shumë e re, por kavalieri u tha se është mbesa e Gishtos apo Qerosit (referimi për Ruby-n, prostitutën 16 vjeçare, medemek mbesën e Mubarakut), dhe kështu mbeti aty, tok me të tjerat, derisa një ditë prej ditësh nga Gjermania erdhi një përbindësh me Spread-sa, bond-e, etj, të cilit kavalieri ynë nuk i rezistoi dot, dhe qysh atë ditë na humbi nga sytë. Dhe ne të tjerët qysh prej asaj dite, jetojmë të lumtur e të gëzuar. Fundi i përrallës.”
M.N.
Add new comment