Giorgio Napolitano, The King George i italianëve

Të shtunave, e përditshmja amerikane New York Times zgjedh një personazh dhe i bën portretin gazetaresk. Për sot kishin zgjedhur Presidentin e Republikës italiane, Giorgio Napolitano, të cilin fillimisht e quajnë the King George, dhe pastaj the power broker (në kuptimin negociator e ndërmjetës mes palëve antagoniste). Është pak e pazakontë që në shtypin amerikan të vlerësohet një ish-komunist, por Napolitano, me sa duket, është në sytë e tyre një komunist ndryshe. Ndoshta jo më kot, ish-sekretari i famshëm i shtetit amerikan, Henry Kissinger, e ka konsideruar Napolitanon “komunistin e tij të preferuar”.
Kuptohet pse ky i fundit është zgjedhur për t’u portretizuar. Ai bëri të mundur kalimin urtë e butë të pushtetit nga duart e atyre që kishin një mandat të qartë e të fortë popullor në duart e ca teknokratëve që kanë thjesht me vete një konsensus kancelarish e një mbështetje mediatike. Ky kalim ishte në fakt një atentat ndaj procedurave demokratike, por nga ana tjetër ishte dhe i nevojshëm për t’u bërë. Dhe këtu ka dalë në pah mjeshtëria dhe autoriteti i Presidentit italian, i cili në letër është i dobët e me pushtet pothuaj simbolik, pa asnjë kompetencë ekzekutive, por në praktikë ia doli të shndërrohej në një pikë referimi. Ky rast tregon se ndonjëherë autoriteti individual i një dinjitari të lartë vlen më tepër se sa pushteti që i jep kushtetuta.
M.N.
Comments
per sa simbolik mbetet ne

per sa simbolik mbetet ne kohera normale kushtetuta i jep nje pushtet te vecante ne raste sic italia ishte para se te nderhynte. dhe nuk po them ketu gjendjen ekonomike por dhe pak dite para se berluskoni te "detyrohej" te largohej mori nje goditje te rende nga nje votim ne parlament, ne mos gabohem 308 kur vetem 1 jave perpara ketij te fundit kishte 316. pastaj le te themi te drejten, italianet nese sot gezohen se mr.b u largua duhet t'ia dine shume shume here per nder merkozise. napolitano u tregua decisiv, dhe me intuite te larte sic i thone italianet " a cogliere la palla" pas diskreditimit total qe italia mori ne europe. ashtu si duhet pranuar aftesia e tij ne zgjedhje dhe shoqerim te dy ekipeve, hyresit dhe dalesit. ne nje fare menyre nga ai babai i femijeve adoleshente qe i respektonin fjalen po nuk e conin ne veprim, zgjohet nje mengjes , natyrisht pas nje kove uji nga komshinjte, dhe merr frenat ne dore. pertej kesaj vleresohet si nje figure shume e plote, nje person shume elokuent dhe natyrisht vizionar dhe europeist i bindur. vitin e fundit ka bere shume te flase dhe te marre shume simpati ne qytetare sidomos me iniciativat e perkujtimit te 150 vjetorit te bashkimit te italise. duam s'duam dhe ketu na del nje nacionalist i thekur (jo shume normale per nje "komunist"), unitar i pakundershtueshem por dhe liberal. por besoj dhe kjo e fundit duhet pare ne kunder imazh ndaj lega nord. po te mos kishte qene kjo force politike , lartesisht autonomiste nuk e di sa do te kishte dale ne pah kjo ane , pothuajse paternailistike e napolitanos. dhe ne kete pakez pjese te drejtimit politik shihet se c'ndikim ka patur lega ne dinamiken e gjithe procesit se politikberjes, lere pastaj po te imagjinonim nese ajo te mos ishte fare , apo te mos ishte rreshtuar kah mr.b...
per t'ju kthyer shkrimit , e vertete mr.b ishte me votim popullor por dhe me nje ligj marrezisht te shtremberuar. perpos kesaj kohet e fundit gjithsesi kishte humbur nje fete te gjere mbeshtetje qe jo domosdoshmerisht i atribuohet ikjes se finit. dhe u duk dhe ne zgjedhjet e fundit lokale te para ca koheve, pavaresisht se komunikimi popullor dhe propaganda e semure , iracionale dhe e bezdishme (ofenduese do thoja per intelektin mesatar) e benin qe te vazhdohej te merrej akoma seriozisht. per kete italianet jane treguar naive dhe pak budallenj sipas mendimit tim te lene turbullt dhe nga nje opozite thjesht konstatuese :)..cuditerisht ve re shume ngjashmeri me cka ndodh ne shqiperi , me nje ndryshim akoma me te madh qe presidentin atje e kane pa-aftesuar dhe nga ata pak kompetenca ekskluzive , nje njolle qe do i mbetet per shume opozites.

komenti im i pare kur iku mr.b me keto ketej ishte: mr.b-ne e votoi italia, "shkaterroi" italine, e largoi europa :)

Pop Star i ndertuar ne

Pop Star i ndertuar ne tavoline.

Ne Itali, u vendos ne menyre arbitrare nje qeveri e pa zgjedhur.Kjo qeveri u imponua ashtu si ne Greqi.Dhe koencidence fatale, ne krye u vune dy bankiere me analogji biografike befasuese (Goldman Sachs etj),U emerua senator i perjetshem nga Napolitano me dekret rrufe,Hyri ne senat ne daten 11/11/11. Germa M eshte e 11 e alfabetit.

Mario Monti , M M ,mund te lexohet edhe si 2 shifra 11( Duket folklor por keshtu eshte).Giorgio Napolitano ka qene gjithmone komunisti i dashur per Ameriken.Edhe kur kish teseren e PKI.Pak grupe te fuqishem kontrollojne gjithcka. Sidomos Bankat dhe Informacionin, dmth Politiken.Jane te njojtat grupe qe kontrollojne Goldman Sachs e New York Times.Brezi yne, imi e e juaji, mund te konsiderohen fatlume, perjetues te dy vdekjeve epokale, komunizmi dhe kapitalizmi, sepse edhe ky i fundit, eshte ne agonine finale.

"Ky kalim ishte në fakt një atentat ndaj procedurave demokratike, por nga ana tjetër ishte dhe i nevojshëm për t’u bërë"(M.Nano)

Cilat ishin arsyet?I nevojshem per ke?

Add new comment