Ndahet nga jeta Sabri Godo, protagonist i padiskutueshëm në Shqipërinë postkomuniste

Ndërkohë që gjithë dinjitarët e Republikës ishin fokusuar në varrimin me pompë e bujë të pretendentit të fronit të një monarkie që s’egziston më, disa qindra metra më tutje po ndahej nga jeta në moshën 82 vjeçare Sabri Godo. Mediat kanë njoftuar shpejt e shpejt për vdekjen e Godos, dhe nuk kanë harruar të përmendin faktin që ai ka qenë themeluesi i Partisë Republikane shqiptare, shkrimtar, publicist, deputet, dhe kryetar nderi i partisë që themeloi, e që sot drejtohet nga ish-kanakari e delfini i tij, Fatmir Mediu. E vërteta është se të gjitha këto e karakterizojnë Godon, por mbi të gjitha ai ishte njeriu që, tok me nja njëzet a tridhjetë vetë të tjerë, dominoi gjatë njëzet viteve të fundit jetën publike e politike shqiptare, jo vetëm me anë të pjesëmarrjes aktive në debatet lidhur me argumenta të ndryshme (sidomos ato me sfond nacionalist, ku i pëlqente të ndodhej në çdo rast), por dhe nëpërmjet pranisë së tij në prapaskenë në të gjitha situatat dramatike, në të cilat ka kaluar vendi. Ai ka qenë në skenë në vitin 1990, 1992, 1996, 1997, 1998, e më pas. Gjatë vitit të fundit, ndoshta dhe për shkak të shëndetit, ka qenë më i tërhequr në jetën e tij private.
Shumica e gazetarëve e kanë konsideruar në vijimësi si ‘plaku i urtë’, dhe me këtë nuk kanë pasur në mendje vetëm protagonizmin e qetë e të shtruar të tij në komunikimin publik, por edhe pragmatizmin, nuhatjen e instiktin e mbijetesës në politikë.
M.N.
Comments
Duke e lene menjane sot hije
Duke e lene menjane sot hije driten qe ka ndjelur karrieren politike te Godos te pakten ne keto 20 vjet, nuk mund te rri pa vene re dhe theksuar se qofte Godo, dhe Leka duket qe Kane vdekur ne moshe te thyer por ne menyre mjaft acute dhe me probleme te frymemarrjes/ tumor te Mushkerive per Godon dhe ndoshta me ishemi cerebrale per leken. ne te dyja rastet duket se behet fjale per vonesa te diagnostikimit dhe padyshim veshtiresi dhe voenesa te mjekimit. Qe per Mua lidhen me gjendjen e mjeruar profesionale te mjekesise shqiptare dhe fat I mjere I cdo shqiptari qe I bie halli te shtrohet ne spitalet shqiptare. Shumekush mund te thote qe te dy keta individe Jane ne moshe te thyer dhe skishin ctu benin edhe mjeket. po ashtu edhe stilli I tyre I jeteses , vecanerisht duke qene duhanpires " te medhenj", duhet te kete ndikuar mjaft ne prognozen e semi djembe perkatese. Por ne realitet ne cdo vend normal perendimor qofte per format tumorale apo ishemi te cerebrale ne moshat e thyera ka statistika mjaft positive te zgjatjes se jetes. Ka 2 fenomene qe per Mua nodhin ne Shqiperi- se pari niveli gjithmone e ne renie te aftesise profesionale per te diagnostikuar e kuruar ne kohe semundje te tilla, krijimi I qendrave te else lenses per disa semundje kyce qe per bejne edhe vrasesit me te medhenj mes shqiptareve. Ketu duhet theksuar idiotesia e te gjithe atyre maskarenjve politikberes qe nuk Kane kuptuar se kur te Jene perpara vdekjes do u duhet te shkojne pikerisht ne ato spitale qe i Kane shkateruar e rrenuar nga keqmanaxhimi dhe vjedhja edhe atyre pak fondeve. Se dyti eshte pozicioni kriminal qe e gjen rendom neper spitalet tona ku vecanerisht moshat e shtyra komsiderohen se e Kane ngrene cahirin dhe sea vlen me u marre me ta. Ndoshta kjo nuk vlen per keta dy zoterinjte qe sapo na Kane lene por ekziston nje keqkuptim edhe I familjarev qe nje mjekim agresiv apo operation nuk do te sillte ndonje gje te madhe ne kuadrin e jetegjatesise. Behet fjale per nje kulture totalisht pesimiste dhe bestyte e disi pagane ku mosha e trete shihet is barre dhe ku besohet se kur ju vjen dita te ikin (ie marre zoti sipas shume se) as qe behet fjale per kualitetin e jetes se tyre deri ne fund dhe te pasurit te opsionit per mjekime apo operime te ndryshme nga eksperrte te ndryshem. Duhet pranuar se me nivelin e mjekeve dhe spitaleve tona shpesh varianti me I mire duket te presesh vendimin e "te plotfuqishmit". Te pakten ne kete rast nuk tentuan te bejne te njejten gje qe ti nisnin te dy keta kanakare te Berishes me helikoptere emergence ne mes te nates duke marre ne menyre kriminale me teper jete njerezish - krim per te cilin askush nuk eshte denuar e te mbaj pergjegjesi.
Po vjedhjet e Godos, vilat

Po vjedhjet e Godos, vilat dhe pallatet dhe tokat ne Durres te tij pse nuk i permend M.N.? Po rrolin e Godos ne ndalimin e xhamise se madhe ne Tirane? Po aferat e tij me fondacionin Soros etj etj?

I la te gjitha edhe ky.

I la te gjitha edhe ky.

po ju harroni qe pervec

po ju harroni qe pervec vilave pronave dhe korrupsionit qe mund te kete bere ai na ka lene gjera shume me pozitive.na ka lene letrat librat letersine,na ka lene skenderbeun,dhe se fundi kushtetuten.na ka lene nje pjese se trashegimis kulturore ku ai bente pjes e ku sot ne kujtim te tij duhet te kujtojm cfare na ka dhene e jo cfare na ka mar sepse nuk besoj se edhe po mos ti kishte mar ai do i gezonim ne...ky te pakten ishte nder te paktet politikan qe ndofta jo ne politik po ne profesionin e tij na la shume.kur te fillojm e te qajme te tjeret do me pelqente te degjoja se cfare na kane lene..por besoj se zor do gjeni cfare...keshtu qe mua personalisht me vjen keq e shpreh ngushellimet e mia familjes.sabriu i la dicka vendit te tije,i shtoi ate pak kulture qe kemi.keta te tjeret po na e zhdukin dhe ate qe na e lane trashegimi..sa do te vogel..dhe nuk flas per pronat se ato ...he...he...ngushellime

KICIDENCE FATALE APO

KICIDENCE FATALE APO PARALAJMERIM?!DY VDEKJE, TE DY NJEREZVE TEPER TE DISKUTUSHEM.NGUSHELLIM PER IKJEN E TYRE!HISTORIA

KA PER TE SHKRUAR.NJERIU LE GJURME PER KOMBIN E VETE.ISHIN TE INTERESIT APO PATRIOTE?!KJO ESHTE CESHTJA.

Po ca Skenderbeu u la Sabriu

Po ca Skenderbeu u la Sabriu jo ore aman? Skenderbeun qe shkruante ne kohe te PPSH-se? Keta njerez duhen cuar ne burg per vjedhjet qe i kane bere popullit dhe jo te qahen keshtu sic beni ju. A nuk u dhimbet ndopak ai popull xhanem?

perendia e ndjefte. I marrte

perendia e ndjefte.

I marrte edhe te tjeret (politikane) me vete. Te shpetojne nga barra e rende e pushtetit. Se u c'filiten, diten, nate po e bejne duke u bere cope e cike per kete popull.

Pak dinjet njerzor dhe

Pak dinjet njerzor dhe profesional per nje nga perfaqesusit me te denje te Shqiperise postkomuniste mund te pritet nga Respublica. Sabri Godo eshte nje nga perpiluesit e Kushtetutes, nuk ka pse ti permenden delfinet me rastin e vdekjes. Bjeri gomarit dhe jo samarit - thote populli!!!

Add new comment