Mirë ia bënë marksistit Obama…

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 03:16

Berisha dhe ministra të tij, taksën progresive mbi të ardhurat që ka propozuar PS-ja e kanë quajtur taksë marksiste, sepse ajo takson më shumë atë që fiton më shumë. Dje në Kongresin amerikan u votua rreth një propozimi të Presidentit Obama, që sipas logjikës së Berishës dhe ministrave të tij, do quajtur marksist.

Presidenti Obama propozoi që taksa e sigurimeve shoqërore për punonjësit të zbresë vitin e ardhshëm nga 6.2% në 3%, ndërkohë që taksa maksimale mbi të ardhurat të shkojë nga 35% në 39% (taksa mbi të ardhurat është progresive në SHBA – aktualisht ngjitet nga 10% në 35%, sipas nivelit të të ardhurave). Nga ulja e taksës së sigurimeve shoqërore fitojnë më shumë ata që e kanë rrogën nën 107 mijë dollarë në vit (pjesa e rrogës mbi këtë nivel nuk taksohet). E përkthyer në shifra popullsie, nga ulja e propozuar përfitojnë rreth 160 milionë amerikanë. Ndërsa nga ngritja e nivelit maksimal të taksës mbi të ardhurat e pësojnë ata amerikanë që kanë mbi 380 mijë dollarë të ardhura bruto në vit. Për çdo 100 dollarë më shumë mbi këtë nivel, ata do të duhet të paguajnë 4 dollarë më shumë taksa se ç'paguajnë aktualisht. Dhe këtu bëhet fjalë vetëm për 2% të amerikanëve – ata më të pasurit.

Por ç’rezultoi nga votimi në Kongres? Republikanët votuan kundër propozimit të Obamës, duke e bllokuar atë. “Mirë ia bënë marksistit Obama,” do të kishte thënë Berisha, në qoftë se do të bëhej fjalë për presidentin e ndonjë vendi të parëndësishëm në hartën e botës…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by REV (not verified) on

<p>Mirë ia bënë marksistit Obama sepse u nxitua dhe e pësoi.Por c&#39;farë i polli mëndja &quot;mjeranit Obama&quot;,mirë ti bëhet sepse i ka ngjarë te atit komunistit bllokist.Po si more nuk i shkoi ndërmënd të këshillohej me Kryeministrin tone të vetshpallur që vëndi i tij rënditet e dyta (pas Gjermanisë) për rritjen e ekonomisë,që përuron i pari 0%-shin e korrupsionit,që&nbsp; i thotë BE-së &quot;Ju nuk na pranoni ne Union sepse ndiheni xheloz për zhvillimin tonë,dhe nga inati nuk ua tregoj sekretin e daljes nga kriza&quot;.</p><p>Nga gabimet nxirren mësime,shpresoj ne reflektimin e komunistit Obama që të përulet përpara Naltmadhnisë së Zvicrës T&#39;Ballkanit,të vëndit më të zhvilluar në 2017.Besoj se Obama do e kryej një akt të tillë sepse së shpejti janë zgjedhjet dhe i duhen udhëzime që fitoren ta ket&nbsp; &quot;n&#39;xhep&quot;,dhe kush mund ti &quot;korri&quot; më mirë votat përpara se ato të hidhen përvecse &quot;pëllëmblëpirësit të Enverit&quot;?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.