Populli emigrant i “Edenit”

Diçka më shumë se tre milionë banorë dhe renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. Të paktën ky ka qenë vlerësimi i raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve, Fransua Krepo, për Shqipërinë.
Sipas raportuesit të OKB-së, në raport me numrin e emigrantëve të vendeve të tjera, Shqipëria është një vend unik. Nga një popullsi prej 3.4 milionë banorësh, rreth një milion e tyre, që i bie gati një e treta e popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Eksperti i referohet flukseve të mëdha të emigrimit që kanë nisur në Shqipëri që në vitet 90-të, ku mungesa deri e kushteve më elementare i detyruan shqiptarët të largoheshin nga vendi i tyre.
Por edhe sot, pas njëzet vjetësh, kjo tendencë nuk ka ndryshur dhe akoma drita në fund të tunelit e shqiptarëve për një jetë më të mirë, feks ndër shtetet e huaja matanë brigjeve. Fakt për këtë është edhe numri jo i vogël i shqiptarëve, të cilët, për të siguruar një qëndrim të përhershëm në shtetet europiane shfrytëzojnë satusin e azilantit.
Ironike në këtë mes është fakti se kjo vjen në një moment kur, kryeministri Berisha e vizaton Shqipërinë si një Eden. Sipas tij, ndërkohë që kriza ka kapluar të gjitha vendet e tjera të botës, vendi ynë i gëzohet rritjes së rrogave, pensioneve, uljes së taksave e çmimeve.
M. Lela
Comments
Diçitura e Kadarès :
<p><strong>Diçitura e Kadarès :</strong> <em><strong> "Jashtëqitja"</strong></em></p>
Add new comment