Kosovë: Pacolli don të rikthehet në presidencë; Thaçi thotë se është më i miri.

1.Hashim Thaçi është duke bërë ndryshimet në qeveri, dhe lëvizja më e parë do jetë zëvendësimi i Behgjet Pacollit, i cili – sipas së përditshmes Express – vazhdon t’i ketë sytë tek poltrona presidenciale. Krahas ambicjes për ta marrë atë post, tani ka dhe marazin që e hoqën prej andej.
2.Për t’mos lënë kokëmënjanë ministrat që do largohen nga kabineti, kryeministri është lëshuar në superlativa: “Sa i përket Qeverisë, përsëri e theksoj, ky kabinet qeveritar është më i miri, më cilësori që ka pasur ndonjëherë Kosova në historinë e saj politike.” Është shpejt për mburrje të tilla, në fakt, pasi historia politike e Kosovës është shumë e shkurtër. Sepse i bie që Thaçi të ketë qenë më i mirë se sa Rexhepi dhe .... Thaçi.
3.Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka thënë në një takim me Isa Mustafën se nuk i beson thirrjes së presidentit serb për largim të barrikadave, përderisa nuk sheh veprime konkrete nga Beogradi. Presidenti serb në fakt u ka bërë një thirrje publike serbëve të Veriut të Kosovës për t’u qetësuar, gjë që i ka krijuar probleme me nacionalistët e Beogradit, por Drews duhet të jetë i informuar mirë, përderisa i sheh me dyshim këto qëndrime të Tadiçit.
Re.Pu.
Add new comment