Britania goditet nga krimi “për çështje nderi”; si Shqipëria

“E vrau për çështje nderi”. Kjo frazë kanunore nuk përbën lajm e as habi për ne shqiptarët, pasi krime të tilla këtu ndodhin përditë, kryesisht ndaj grave. Mjafton të kthehemi vetëm pak muaj më parë, kur në Korçë një 70-vjeçar vrau dhe më pas e coptoi trupin e gruas me të cilën bashkëjetonte, po për çështje nderi. Po gjatë vitit 2011, në Velipojë babai vrau në gjumë të birin 17 vjeç, për arsye se ai vidhte dhe i merrte nderin përpara njerëzve. Një rast i veçantë është ai i vitit 2003, kur një baba vrau të bijën sepse kishte dalë pa lejen e tij në shëtitje me të dashurin e vet. Për këtë krim, gjykata dha një dënim me vetëm 16 muaj burgim. Në të njëjtin vit dhe për të njëjtin krim, një gjykatë në Londër dënoi një prind me burgim të përjetshëm. Është gjë e rrallë atyre anëve? Nuk duket kështu.
Në Britaninë e Madhe, krimet për çështje nderi janë rritur 47 % më shumë se një vit më parë. Sipas një artikulli të gazetës britanike The Guardian, numri i vajzave dhe grave të dhunuara nga familja apo komuniteti i tyre në Mbretërinë e Bashkuar po rritet frikshëm. Statistikat e mbledhura nga policia britanike në 12 zona, tregojnë se rastet e krimeve për çështje nderi janë rritur në 47 % më shumë brenda një viti. Pra 3 mijë raste më shumë se viti që kaloi. Llojet e abuzimeve që janë hasur kanë qenë: kërcënime, rrëmbime, djegie e fytyrës me acid, rrahje, martesë e detyruar, gjymtime dhe vrasje. Të dhënat e shfaqura në gazetën The Guardian nga Organizata e te Drejtave të Grave Iraniane dhe Kurde, nuk janë të plota, pasi në katër zona të Skocizë nuk ka përfunduar akoma mbledhja e tyre.
Rastet janë të shumta, por vlen të përmendet një rast i ndodhur 5 vjet më parë në Angli, i ngjashëm me atë të vitit 2003 në vendin tonë. Në vitin 2006, një 20-vjeçare kurde u mbyt me urdhër të babait dhe xhaxhait të saj, për shkak se ajo nuk i ishte bindur urdhërit për të mos u takuar me të dashurin e saj.
M. Lela
Comments
nuk jane angleze keta jane

nuk jane angleze keta jane emigrante kryesisht nga Turqia dhe vendet e Lindjes

Jane statistika te tmerrshme

Jane statistika te tmerrshme prej disa komunitete imigrantesh, qe kane dekada te tera dhe ruajne keto te ashtu-quajtura vlera dhe tradita. Cfare tmerri per keto vajza e gra kur mendojne qe jetojne ne nje shtet demokratik qe ben kaq shume per barazine gjinore!

Perdite jo, para disa muajsh

Perdite jo, para disa muajsh po.

Tjetra me poshte.

Kjo dihet as kemi qene e as kemi per te qene anglez, jemi te pafat.

Tre saktesime : Morali dhe

Tre saktesime :

Morali dhe vetem morali dallon njeriun nga kafsha,

Ne shoqerite perendimore po vihet re nje perleshje e tmerrshme ndermjet moralit tradicional, konservator deri fondamentalist me nje mungese te plote morali dhe degjenerim te ligjeruar. Ne Perendim kurveria dhe homoseksualizmi psh jo vetem qe nuk shockojne me njeri, por perkundrazi ato promovohen nga sistemi si “vlera”.

Kjo kontradikte e thelle dhe tronditese vihet re kryesisht midis brezit te vjeter te emigrantevedhe te rinjve qe kane lindur ne ato vende. Te vjeterit duan te ruajne zakonet e traditat e vendeve nga te cilat kane ardhur. Keto tradita dhe zakone bien kryekeput ne kundershtim me « moralin » perendimor. Te rinjte e kane perqafuar kete hedonizem dhe libertinizem pa kufi. Prandaj kjo kontradikte perfundon shpesh me gjak.

Komente shume cinike. E para

Komente shume cinike. E para edhe sikur te ndodhnin perdite s`do te thote qe Shqiptaret nuk habiten. Fakti qe une personalisht habitem e hedh poshte kete qe thoni, por me e rendesishmja eshte qe nuk bazoheni ne asnje statistike kur thoni "perdite". Gazetari duhet te bazohet mbi fakte dhe jo mbi shprehje pazari, saktesia eshte ne themel te ketij zanati!

Add new comment