Debati për një numër personalitetesh: Kuislingë apo njerëz të mëdhenj të kombit?

Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar. Fjala vjen, i përmend Konicës një letër që i ka dërguar Duçes, me anë të së cilës kërkon pas pushtimit të Shqipërisë që t’i paguhej një borxh, apo një broshurë proitaliane ku flet për konfliktin italo-grek në funksion të mbrojtjes së çështjes shqiptare, etj. “Cene” të tilla gjenden edhe në jetën e Mustafa Krujës, Lef Nosit, Anton Harapit, Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, etj.
Ilir Ikonomi, që ka bërë dhe një libër për Konicën, është me idenë që këto “cene” janë çikërrima në raport me bëmat e kontributet e mëdha të këtyre njerëzve në hiostorinë e vendit tonë. Madje, në një intervistë për gazetën shqiptarja.com, ai thotë se edhe këto momente të nënvizuara janë në të vërtetë krej të justifikuara me motivimin patriotik në një kontekst të caktuar historik, rrjedhimisht janë krejt të padrejta dhe në stilin e historiografisë komuniste etiketat që u vihen këtyre personaliteteve, si “kuislingë, tradhëtarë, etj”.
E.G.
Comments
Mbasi "Në librin e tij të

Mbasi "Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar." pse nuk e fillon me ish perlamantarin e parlamentit turk-osman Ismail Qemal Bej Vloren !? Rreth tij ka materjale plot per te kritikuar qendrimin e tij oportunist simbas levertije. Nji nder to asht edhe martesa e tij me nji grua greke. Ne vitin 1913 erdhi ne Vlore nji anije luftarake greke. Ushtart grek dhe komandanti grek shetiten ne Vlore si te ishin ne shtepine e tyre, ne token e vet, dhe kuislingu Ismail Qemal Bej Vlora e miratoi, me gjithe reagimin e ashper te nenkryetarit te qeverise se pare shqiptare te Vlores mbas shpalljes se pamvarsise imzot Nikoll Kaçorri. Kaçorri reagoi me nji leter dhe mbasi pau se renegati kuisling Ismail Qemal Bej Vlora, ish osman, nuk mbajti qendrimin qe i perkitte, patrioti shqiptar nga fshati Lure, pjesemarresi ne Kongresin e Manastirit 1908 Kaçorri, dha doreheqjen me shkrim. Kesaj i thone faqja e zeze e Ismail Qemal Bej Vlores.

une them qe pas kesaj qe

une them qe pas kesaj qe shkruani ju z. tedeschini heqim ismail qemalin e veme kete kaçorrin te pare dhe po te vazhdojme keshtu me i miri do na dali sali bej berisha

oh se harrova qe saliu flet

oh se harrova qe saliu flet ne çdo mledhje qeverie vetem per kombin

Sa me shume qe lexoj

Sa me shume qe lexoj komentet e ketij Paul Tedeschini, aq me teper me kujtohen stili dhe metodat denigruese qe perdorte dikur sigurimi i shtetit, para se partia t'i shpallte "tradhtare" disa personazhe a personalitete historike.

Lotet e krokodillit per

Lotet e krokodillit per pinjollin e Zogollit

Ka te drejte Berisha, sepse e verteta historike eshte se Zogu, pasi u permbys nga atdhetaret demokrat, Bajram Curri, Fan Noli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi... iku dhe u strehua per gjashte muaj ne "sarajet" e ngrohta te Pashiçit ne Beograd. Veç kesaj, Zogu u kthye ne Tir...ane (ne pushtet) me ndihmen e bajonetave dhe te armeve serbe (10 mije ushtare serbe u angazhuan kunder forcave shqiptare demokratike...). Ky satrap dhe tradhtar per te grabitur pushtetin fali edhe Shen Naumin shqiptar... Pastaj, kur erdhi puna me i dal zot Atdheut, ne 7 prillin e zi te vitit 1939, ishte Zogu qe plaçkiti gjithe arin e shtetit dhe iku me bisht nen shale drejt Greqise, duke lene popullin shqiptar dhe forcat e armatosura nen meshiren e kemishzinjve (zhabareve) italiane... Ngjashem me Zogun, kuptohet ne rrethana tjera, u solle dhe po sillet Berisha me fatin e krahines se Shqiperise, Kosoves, dhe pergjithsisht me fatin e Shqiperise se jashtme dhe te brendshme... Pa degjoni dhe lexoni telegramet e ngushellimit per aventurierin, pinjollin e Zogut, Leka!! Pa shikoni kush po derdh me shume lote krokodili per te birin e Ahmet Zogollit, per Abaz Kupin...! Nuk e keni te veshtire te konstatoni se jane ato parti dhe grupime politike ose politikane qe me fatin e kombit shqiptar, karshi tragjedive te popullit shqiptar, ne situata dhe momente te renda historike, u sollen ngjashem me Zogollin... Prandaj, ngushellojne, urojne, mbeshtesin... njeri-tjetrin...

Pse ka patur kuislinge

Pse ka patur kuislinge Shqiperia?!!...Gjate gjithe kohes ,qe me vjedhjet e para te bagetive,ky zanat ka qene i njohur.Pas pushtusit te madh ,kane qene pjesa me

e madhe e <te pasurve>.Gjithe popujt kane pasur kuislinget e tyre.Jemi mesuar te mbulojme historine me vello <patriotike>,sa here nderrohen pushtetet.

Rralle kane ndihmuar te varferit TE PASURIT- PATRIOTE.Dhe zanati vazhdon:shikoni politikanet e rinj,shikoni biznesmenet e rinj, shikoni te pasurit e

sotem!Sa tallje!Sa hipokrizi <per atdhetarizem>, per <bashkim trojesh>, qe nenkupton me shume pasuri per ta , me shume gjak dhe mundime per te varferit, qe

do te paguajne jorganin e nuses.Shikoni c`behet me socialiste ,zogoolljane, me demokrate-filantrope.Ndyshojne kohrat, ndryshojen edhe vlersimet, ata qe dje

ishin kuislinge,sot jane patriote.Ata qe dje ishin patriote, luftetare te lirise antifashiste,sot jane tradhetare.Dje te <pasurit komuniste> ishin anetare byroje,

sot te perbuzur.Kuislinget jane nje,pamvaresisht nga aroma, ngjyra, dhe deklaratat <patriotike>.Cikerima, i quan vetem gazetari <intiligjent> pertej oqeanit.

Add new comment