Sherri Topalli-Basha dhe republika që përqesh veten

Kur site-et informative zunë dje të jepnin lajmin, se në ceremoninë mortore të Leka Zogut kish patur një sherr mes kryetares së parlamentit dhe kryetarit të bashkisë, gjëja të dukej e pabesueshme. Mirëpo sot marrim vesh se e gjitha paska qenë e vërtetë. Njerëz që janë ndodhur pranë të dyve kanë dëgjuar Jozefinën të nxjerrë nga goja shprehje të llojit “Ik, zhduku”, “U mbush kupa”, “Kush t’ka thënë ty të flasësh?”, etj, etj. Topalli ka dashur të mbajë fjalën me idenë se ish Kuvendi promotorri i homazheve republikane për pretendentin e një froni monarkik, që s’egziston. Ndërsa Basha ka folur, sepse kështu ka qenë dëshira e familjes së të ndjerit.
Nuk është hera e parë që cic-mice të tilla, që vijnë prej armiqësive ndërpersonale, të demonstrohen faqe botës e të shndërrohen në një show të pashijshëm. Jemi ende, me sa duket, në një fazë parashtetërore të organizimit politik, gjë që duket tek republika e gjallë që mobilizohet e tëra dhe i bëhet rrogoz një monarkie të vdekur, tek dinjitarë të lartë republikanë (më të lartët) që vihen në garë kush e kush të japë shenja luajaliteti e devocioni pranë arkivolit që mban trupin e të birit të mbretit Zog, dhe në fund ky sherr idiot e vulgar mes dy njerëzve që janë zgjedhur për të përfaqësuar institucione të rëndësishme shtetërore.
E.G.
Add new comment