Arkiv-Opinion
Kultura politike gjermane
Është një ngjarje e cila duhet të shënohet. Edhe pse politike deri në thelb, megjithatë ajo është një peisazh dhe leksion njëkohësisht, se si politika, ose thënë edhe më saktë politikanët - qofshin ata edhe në postet më të larta të mundshme, nuk mund t’i rezistojnë asaj që quhet opinion publik. Me opinion publik mund të përmbledhim këtu: mediet dhe ndikimin e tyre te qytetarët (votuesit?), por edhe drejtësia e cila e kryen punën e saj, sepse në bazë të asaj që mediet printojnë a emetojnë edhe reagojnë.
Kryeministër i gjithë shqiptarëve apo vetëm i atyre që i nënshtrohen?
Që Berisha nuk e quan veten Kryeministër të të gjithë shqiptarëve, e tregoi dhe njëherë, me pritjen që dha për nder të Kryeministrit Thaçi, në të cilën, në kundërshtim më Protokollin zyrtar shtetëror, nuk thirri ata që i quan që nuk ekzistojnë. Jo vetëm, kryetarin e Opozitës Edvin Ramën, por dhe të tjerë që Protokolli i ka të vendosur dhe në radhë sipas funksioneve që kanë apo kanë pasur në shtetin shqiptar. Nuk besoj se atyre iu ka mbetur hatëri, sepse është nder që Berisha të mos të thërrasë sepse, si primitiv që është tregon se je i ndryshëm nga ai, një kompliment i vyer ky.
Polemikë: Puto i përgjigjet Ndrecës
Ka tërhequr vëmendjen një shkrim i Ardian Ndrecës në Mapo lidhur me librin Diktatorë e Kuislingë të Arben Putos, dhe sot, po në Mapo, ish një përgjigje e shkurtër e autorit të librit. Po i publikojmë të dyja, duke filluar me përgjigjen e shkurtër të Putos.
Arben Puto
(Reagim ndaj artikullit të Ardian Ndrecës, botuar në gazetën MAPO në datat 15 dhe16 shkurt)
Një precedent që duhet shndërruar në praktikë
Eksperimenti i zgjedhjes të Avokatit të Popullit, me sa duket, ka funksionuar. Dhe me eksperiment kam parasysh konkursin e organizuar nga socialistët, me anë të të cilit ata përcollën, ndoshta pa e pasur si synim, një mesazh shumë të rëndësishëm: drejtimi i vendit dhe i institucioneve është një gjë shumë serioze për t’ua besuar aparatçikëve fanatikë të partisë, apo rrëqebullave që rrinë pas bythës së shefit të partisë, apo të mazhorancës. Unë nuk di saktësisht se pse dhe se si u organizua ai konkurs dhe më në fund se si u arrit deri tek shpallja e fituesit.
Dimri që ka mërdhirë Serbinë
Serbia, sikur pjesa tjetër e Ballkanit, është mbuluar nga një shtresë e trashë bore. Në qendër të Beogradit një shenjë paralajmëruese bie në sy. Shumë trotuare janë rrethuar e kufizuar për qarkullim nga rreziku i rënies së akujve të zgjatur. Më 7 shkurt një grua është goditur për vdekje nga një akull 4- kilogramësh që ka rënë nga lart. Në tërë vendin është raportuar edhe për 20 njerëz të tjerë të vdekur. Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Nuk është çudi që presidenti serb, Boris Tadiq, duket i dërmuar teksa i viziton rajonet e prekura.
Pse duhet mbështetur legalizimi i prostitucionit (nga e majta)
Lexuesi Hapi, në përfundim të shënimit tim lidhur me qëndrimin e të majtës/të djathtës lidhur me prostitucionin, bën komentin si më poshtë: “Po çfarë është ajo e majtë që dashka legalizimin e skllavërimit seksual të mijëra vjazave e grave, mor Mustafa? Në emër të cilit parim të majtë duhet që e majta të mbështesë legalizimin e prostitucionit? Prostitucioni është niveli i fundit i shfrytëzimit të grave të varfëra/të dobëta nga burrat e pasur, klientë dhe burrat e fortë tutorë.
Ndarja e përgjegjësisë
Bekim Haxhiu-Kamishi dha shembull “të shkëlqyeshëm” se si ndahet përgjegjësia dhe dështohet. Hashim Thaçi po kërkon që për veriun përgjegjësinë ta ndajë me opozitën. E përgjegjësia e Beogradit arrin deri në Restelicë. Tragjedia e Restelicës la nën hije blofin e Kamishit dhe të PDK’së për “spiunllëkun” e Albin Kurtit dhe iniciativat e Kryeministrit për një “grup uniteti” për veriun. Por, tentimi për ta ndarë përgjegjësinë u vërejt në të tria rastet.
1.
Mjafton dëshira
Po i kthehem çështjes së bashkimit kombëtar, të Shqipërisë “natyrale” ose të Shqipërisë së shqiptarëve (ose çfarëdo tjetër që do të duam ta quajmë), me mendimin se kjo çështje kurrsesi nuk duhet debatuar në mënyrë sentimentale, ose nga njerëz që dalin në podium të mbështjellë me flamurin kuqezi.
Doemos, kjo çështje sot për sot shtrohet, në rrafshin praktik, si bashkim apo jo i Shqipërisë me Kosovën – që janë edhe dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Zgjedhjet (e parakohshme?) dhe hesapet e palëve
Ka zëra që thonë se Berisha nuk e mbyll dot këtë vit. Ca zëra të tjerë thonë se është Berisha vetë që mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, pasi vetëm kështu do të mund të evitonte dëmin që mund t’i vinte prej partive të Topit e të Spahiut; këta të fundit, edhe në rastin e një fiasco-je, do t’i bënin një gërryerje elektoratit të djathtë (Topi si njeri i të djathtës, dhe Spahiu si nacionalist putativ). Në fakt, kjo do ish një lëvizje e zgjuar e Berishës, por ky i fundit nuk shquhet për lëvizje preventive.
Lajme me tituj spekullativë: Historia e parë me syze gazetarësh
Javën e fundit janë botuar në median shqiptare shkrime mbi dy çështje të aspektit bibliografik historik. E para ishte mbi kujtimet e ish-Komandantit të Xhandamërisë së Tiranës, Xhelal Staraveckës, për masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Një fragment i kujtimeve të tij, që presin të botohen tërësisht nga shtëpia botuese “Naimi”, u botua i shoqëruar nga disa komente nga media të ndryshme në vend.