Lajme me tituj spekullativë: Historia e parë me syze gazetarësh

Postuar në 13 Shkurt, 2012 16:21
Edval Zoto

Javën e fundit janë botuar në median shqiptare shkrime mbi dy çështje të aspektit bibliografik historik. E para ishte mbi kujtimet e ish-Komandantit të Xhandamërisë së Tiranës, Xhelal Staraveckës, për masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Një fragment i kujtimeve të tij, që presin të botohen tërësisht  nga shtëpia botuese “Naimi”, u botua i shoqëruar nga disa komente nga media të ndryshme në vend. Për shembull: gazeta Panorama e botonte nën titullin: Staravecka: Xhafer Deva, organizatori i masakrës së 4 shkurtit; Gazeta Shqiptare e botonte nën titullin “Xhelal Staravecka - Masakrën e bënë kosovarët”; Respublica.al botonte një përmbledhje nën titullin “Versioni i Xhelal Staraveckës mbi masakrën e 4 shkurtit”; Gazeta Shqip nën titullin “Xhelal Staravecka: Ja, kush e bëri masakrën e 4 shkurtit në Tiranë”. Këto shkrime nuk janë të nënshkruara. Shkrimi i dytë kishte të bënte me promovimin e librit "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar" të historianit Uran Butka. Në lidhje me këtë ja si e paraqesin lajmin disa prej mediave shqiptare. Për shembull: gazeta Panorama boton një shkrim me titullin “Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarët janë reaksionarë”, i panënshkruar; Balkanweb.com boton një shkrim me titullin “Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve” i nënshkruar nga Fatmira Nikolli.

Ajo çfarë vihet re në disa prej tyre është se titujt nuk përputhen tërësisht me lajmin dhe në disa raste i bëjnë deformime të mëdha lajmit në brendësi. Por le të kalojmë tek fakti. Të dyja këto çështje në radhë të parë lidhen me botimin e librave, i pari mbi kujtimet e Xh. Staraveckës dhe i dyti me studimet e U. Butkës mbi atë që njihet si masakra e Tivarit. Në rastin e Xh. Staraveckës ishte botuar fragmenti nga kujtimet e tij mbi ngjarjet e 4 shkurtit në Tiranë. Ai përcaktonte, nëpërmjet një rrëfimi personal, rolin e disa autoriteteve të kohës në këtë masakër, si dhe përmendte dhe përdorimin e një njësie ushtarake të përbërë nga efektivë me prejardhje nga treva e Kosovës në këtë ngjarje. Në titullin e Gazetës Shqiptare bëhet një lidhje e shkurtër: “masakrën e bënë kosovarët”. Kjo nuk është tërësisht e vërtetë, pasi në radhë të parë bëhet fjalë për një ngjarje akoma të paqartë në histori por edhe të ndodhur në një situatë të paqartë; kujtojmë se 14 shkurti i 1944 përkon me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kur Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte e pushtuar dhe territori nuk ishte tërësisht nën kontrollin e një force të vetme luftuese. Pra konteksti është tepër i ngarkuar historikisht dhe i paqëndrueshëm në aspektin e sigurisë por edhe të prezencës dhe ushtrimit të autoritetit shtetëror. Në aspektin e përcaktimit të roleve në ngjarje ashtu siç tenton të bëjë titulli, në brendësi të shkrimit, që është gjithnjë një rrëfim personal, vihet re se autorët kryesorë në këtë ngjarje nuk ishin “kosovarët”. Pse? E para pasi këta kosovarë ishin të inkuadruar në një fuqi ushtarake, e cila si e tillë duhet të kishte një komandant si dhe një drejtues zyrtar në shërbim të të cilit gjendej kjo forcë. Është e pamendueshme që një forcë ushtarake të vihet në veprim pa marrë një urdhër dhe sidomos në kohë lufte. Gjithashtu në kohë lufte veprimet e forcave ushtarake janë përgjegjësi në radhë të parë e komandantëve të tyre. Përndryshe do ishin dënuar të gjithë ushtarakët gjermanë, gjeneralë e ushtarë të thjeshtë njësoj. Por çfarë thuhet në pjesën e kujtimeve të Staraveckës. Ai thotë se kishte një listë të përgatitur nga persona politikë dhe drejtues ushtarakë të cilët ushtruan kontrolle në shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, përzgjodhën ata që donin dhe një pjesë e ekzekutuan. Për operacionin u urdhërua regjimenti “Kosova”; theksohet “u urdhërua”. Pra, ushtarakët e regjimentit “Kosova” kanë rolin e tyre në atë ngjarje por ata kanë pasur një status dhe një hierarki dhe si të tillë nuk janë të përgjegjshëm aq sa për t’u përgjithësuar në thënien “masakrën e bënë kosovarët”.

E çojmë në kontekstin e sotëm këtë titull. Një qytetar lexon gazetën, faqen e internetit etj. dhe domosdoshmërisht ndikohet në radhë të parë nga titulli para se të lexojë një shkrim. E çfarë thotë titulli? “Masakrën e bënë kosovarët!” Pra, kosovarët paskan bërë masakra në Shqipëri...

Kalojmë tek çështja e dytë, ajo e librit të historianit U. Butka. Historiani ka botuar një libër që trajton një çështje tjetër shumë të debatuar. Është folur dhe në Komision hetimor parlamentar për këtë çështje në Shqipëri. Pra çështja ka një vlerë tepër të rëndësishme për t’u zbardhur. Shumë qytetarë nuk e kanë të qartë këtë, duke përfshirë dhe të nënshkruarin. Qytetarët lexojnë titujt “Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarët janë reaksionarë” dhe “Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve”. Në shkrim citohet autori i librit që ka bërë një telefonatë dhe ka pyetur një ish-drejtues komunist të periudhës në fjalë për çështjen në fjalë. Ai i ka dhënë mendimin e tij. Sipas tij, veprimet e asaj kohe kanë qenë të ndikuara nga konteksti dhe ai nuk ndjen pendesë. “Kosovarët e Tivarit” në atë kohë kanë qenë reaksionarë dhe si të tillë armiq. Veprimet e H. Lleshit ose të atyre që ai përfaqësonte në këtë aspekt ishin të drejta. Një gjë e tillë deduktohet edhe nga titulli i librit të historianit të sotëm “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”. Pra autori nëpërmjet këtij libri do të paraqesë fakte dhe analiza për përgjegjësinë e shtetit shqiptar në atë kohë. Diçka më se normale për një historian! Por nga titujt e artikujve vihet në qendër jo libri dhe puna e autorit, por telefonata midis autorit dhe H. Lleshit. Pra ka mospërputhje midis titullit dhe lajmit. Por ka mospërputhje dhe deformime dhe në titull. Të shkruash “mirë ua bëmë kosovarëve” është e pamjaftueshme. Këtu bëhet një përgjithësim. H. Lleshi ka dhënë një përgjigje për “kosovarët e Tivarit”, jo për kosovarët e çfarëdoshëm. Përgjithësimi cënon kontekstin dhe është pikërisht konteksti ai që e ka bërë dhe historianin U. Butka të studiojë e kërkojë në arkiva për të botuar së fundmi një libër. Titulli tjetër “kosovarët janë reaksionarë” është një deformim akoma më i rëndë. Sipas citimit në artikull, vetë historiani U. Butka ka cituar H. Lleshin që ka thënë tekstualisht: “kosovarët qenë reaksionarë”. Pra “qenë”, jo “janë”! Ky titull del totalisht jashtë kohe dhe deformon akoma më tepër lajmin.

Pra, duke shqyrtuar këto tituj dhe deformimet e tyre dilet në përfundimin se përcillet negativitet, si dhe krijojnë premisa për paragjykime. Duke u futur në kontekstin e ngjarjeve për të cilat shkruhet, si dhe opinionin publik mbi to, këto deformime të titujve stisin akoma më shumë dyshimet, gjë që bie në kundërshtim me vetë qëllimin e gazetarisë dhe të lajmit, që është të sqarojë dyshimet, të zbardhë të vërtetën pa deformime.

Një aspekt tjetër që do të duhej ta përforconte angazhimin e gazetarisë për të realizuar më me pergjegjësi dhe sukses misionin e saj është përfshirja e elementit “Kosovë, apo shqiptarë të Kosovës”, ose kosovarë sipas të mediave të sipërcituara. Këto janë elementë me ndikim në ndjenjat kombëtare e patriotike shqiptare. Siç kam shkruar dhe më parë, këto ndjenja ne shqiptarët, pa dallim vendndodhjeje i kemi të brishta dhe lehtësisht të ndikueshme, qoftë edhe prej errësirave historike, si “4 shkurti” në Tiranë apo “masakra” në Tivar. Deformimi apo “luajtja” me këto çështjeje është thellësisht e dëmshme për ndjenjat patriotike të shqiptarëve. Gjithashtu në këtë “terren” të brishtë mund të shkaktojnë përçarje, diçka tërësisht antikombëtare.

Këto deformime, mund të jenë dhe frut i “injorancës” dhe “budallepsjes” të gazetarëve, mund të thotë shumëkush, por si në rastin e Regjimentit “Kosova” nuk duhen akuzuar të parët, “kosovarët” ushtarë, se ushtarët veprojnë sipas urdhërave të komandantëve përkatës. Dhe publiku nuk është “gazetar” që të bëjë këtë gabim. Përgjegjësinë e kanë kryeredaktorët që “urdhërojnë” publikimin e këtyre titujve “paçavure”.

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

Qe kosovaret jane mercenare ne sherbim te bajraktareve te tyre e vertetojne dhe dy ngjarje te 20 viteve te fundit.A nuk ishin mercenaret kosovare nen udheheqjen e Bujar bukoshit qe kundervune me arme popullit shqiptar ne vitin 1997 per te mbrojtur bajraktarin e tyre Sali .A nuk ishin reth te pakten 10000 mercenare kososvare qe erdhen ne zgjedhjet e 8 majit me urdher te Saliut per te votuar per Lulzim Bashen .Shqiperise nuk i ka ardhur asnje e mire nga kosovaret ,mendo sikur te bashkohemi.Noli ishte njeriu me largpames per kosovaret ,.I dua kosovaret te jetojne te lire ku jane po larg shqiperise

Submitted by Vv (not verified) on

Kujt populli shqiptar iu kundervune kosovaret me 1997? Ku e ke pare kete enderr ti?Shqiptaret me 1997 e shkaterruan shtetin me forcat e veta, me duket, pa ndihme nga jashte.

Edhe keto konspiracionet dylekeshe me 1000000000 kosovare qe votojne fshehtas, mbaji per vete.

Shqipatret do bashkohen ne nje shtet, do apo nuk do hasmi

Submitted by aliu (not verified) on

Qe kosovaret jane mercenare ne sherbim te bajraktareve te tyre e vertetojne dhe dy ngjarje te 20 viteve te fundit.A nuk ishin mercenaret kosovare nen udheheqjen e Bujar bukoshit qe kundervune me arme popullit shqiptar ne vitin 1997 per te mbrojtur bajraktarin e tyre Sali .A nuk ishin reth te pakten 10000 mercenare kososvare qe erdhen ne zgjedhjet e 8 majit me urdher te Saliut per te votuar per Lulzim Bashen .Shqiperise nuk i ka ardhur asnje e mire nga kosovaret ,mendo sikur te bashkohemi.Noli ishte njeriu me largpames per kosovaret ,.I dua kosovaret te jetojne te lire ku jane po larg shqiperise

Submitted by aliu (not verified) on

Qe kosovaret jane mercenare ne sherbim te bajraktareve te tyre e vertetojne dhe dy ngjarje te 20 viteve te fundit.A nuk ishin mercenaret kosovare nen udheheqjen e Bujar bukoshit qe kundervune me arme popullit shqiptar ne vitin 1997 per te mbrojtur bajraktarin e tyre Sali .A nuk ishin reth te pakten 10000 mercenare kososvare qe erdhen ne zgjedhjet e 8 majit me urdher te Saliut per te votuar per Lulzim Bashen .Shqiperise nuk i ka ardhur asnje e mire nga kosovaret ,mendo sikur te bashkohemi.Noli ishte njeriu me largpames per kosovaret ,.I dua kosovaret te jetojne te lire ku jane po larg shqiperise

Submitted by Iluministi (not verified) on

Te vjen keq kur sheh prane njeri tjetirt dy kuptime te tilla. I pari, analitik, orientues, profesional por dhe stigmatizues i se keqes; tjetri, emocional dhe i keq formuar, i ba baze, deri keqdashes. Gjithsesi, edhe ky vlen, pasi krahasimi i nxjerr me mire ne pah dallimet dhe lejon te orientohesh nga vlera.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është gabimë i math të futësh të gjithë në një thesë por çfarë mund të presësh nga istorianë që i takojnë asajë pjesë të shoqërisë që si divizën e tyre ishte Shqipëri e Shqiptarëve vdekje tralltarëve dhe nukë është çudi se të tillë kishte dhe ka në Kosovë sa për zotin Butka në qoftëse mund ta quajë të tillë më vjenë në mëndje ajo vjersha e pa parë EPOPEJA E BALLIT KOMBËTARË dhe snjë gjë më tepër

Submitted by ben marti (not verified) on

Ne vitin 1908 nje nepunes i larte shqiptar X iu shmang punes per disa dite me qellimin per te mare pjese ne zhvillimet per Kongresin e Manastrit. Sanxhakbeu u thote vartesve te vet se deshironte te takonte nepunesin X per disa ceshtje  administarative. Vartesit i gjegjen sanxhakbeut duke e informuar se nepunesi X kishte marre rrugen per Manastir. Sanxhakbeu u revoltua. Si eshte e mundur, nepuensi X nuk me ka mare leje mua... etj,. Kaluan ditet dhe nepuensi X u paraqit ne detyre. E mer vesh sanxhakbeu dhe e theret ate ne zyre dhe i thote: Ju shqiptaret pa fituar  pavaresine dhe beni si u do qejfi. Po kur ta fitoni pavaresine?

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Dikush pyetjes :A ka gazetare te pakorruptueshem,te ndershem?,ju pergjigj:

"Ka,por kushtojne shtrenjte."

Ne Shqiperi parimi eshte : Hajdut ti e hajdut une te mos i prishim njeri-tjetrit pune.

Submitted by Formula (not verified) on

Sinqerisht urime per kete shkrim Z.Zoto.Kam kohe qe ndaj te njejtin mendim me ju dhe kete menyre te te 'berit' gazetari  ne median tone te shkruar dhe vizive.Shpesh ndesh ne tituj apo shkrime krejtesisht tendecioze qe jo vetem jane larg realitetit po nuk kane asnje pike tangjente me te.Une jam dakort me idene qe edhe mediat kane prirjet e tyre politike(ne cdo vend edhe mediat me te medhaja te botes njihen dhe e pranojne perkatesine ne ndonje kah te rrymes politike).Por asnje media nuk Dezinformon,nuk deformon lajmin.Un jam dakort qe nje media te beje analiza,teorira dhe shkrime me njefare perkatesie te caktuar.Por kurrsesi smund te jem dakort qe nje media,per hir te mbeshtetjes se njeres pale ose njerit kah,te beje shtremberimin total te nje lajmi.Lexon ne mediat tona lajme qe skane asnje lidhje me realitetin.Shpesh here me ndodh qe has edhe shkrime gati dhe raciale nga ndonje gazetar.Gazetari duhet te jete si arbitri,pa i paanshem ne raportimin e lajmit.

Ju pershendes

Submitted by zeneli (not verified) on

Aliu jep nje shifer.

10 000 kosovare thote erdhen votuan per Lulin.

Genjeshter me te pacipe skam degjuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.