Arkiv-Opinion

Siguria rrugore, sfida jonë e përbashkët

Postuar në 22 Janar, 2012 03:01

Siguria Rrugore është sot një nga problemet më të mprehta në botë. Referuar analizave më të fundit rezulton se  në cdo njëzeteshtatë sekonda vdes një njeri dhe plagosen gjashtë të tjerë. Nga këta, shtatëdhjetë përqind u përkasin  këmbësorëve dhe prej këtyre të fundit, tridhjetepesë përqind janë fëmijë.

Pastrim apo pasurim - përgjigje një lexuesi

Postuar në 21 Janar, 2012 02:28

Shkruan komentuesi Dikush, duke iu referuar shkrimit tim Pastrim apo pasurim:

Kur do të bëhet Gjermania shtet normal?

Postuar në 20 Janar, 2012 03:27

Këtë material ma ka dërguar Enver Robelli. Është fjalimi i ish-kancelarit gjerman Helmut Schmidt në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, mbajtur në fillim të dhjetorit. Robelli ka bërë dhe këtë sintezë për hyrje: “Në një kohë të parashikueshme Gjermania nuk do të jetë vend “normal”. Kundër kësaj flet barra jonë e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme historike.

Komisioni Anti-Patriotik i Qeverisë

Postuar në 20 Janar, 2012 03:09

Qeveria, tashmë, duke krijuar një dozë të mirë “ekspertize” nga komisioni i “famshëm” qeveritar kundër anëtarëve të opozitës dhe medias për “hetimin” e ngjarjeve te 21 Janarit, si dhe e frymëzuar nga “rezultatet” spektakolare të këtij komisioni qeveritar, në fillim të vitit 2012 nisi inkuizicionin e radhës kundër Z. Kreshnik Spahiu, inkuizicion i cili, paradoksalisht, në thelb dhe përmbajtje, natyrisht me forma të tjera, nuk është se dallon shumë nga ato që njerëzimi ka parë rreth një mijë vjet të shkuara.

Pastrim apo pasurim?

Postuar në 19 Janar, 2012 02:00

Vitet e fundit, duket sikur interesi për çështje të gjuhës shqipe është gjallëruar, po të gjykosh nga reagimet dhe komentet e lexuesve në mediat dhe forumet e debatit në Internet.

Demokraci pa popull

Postuar në 19 Janar, 2012 01:57

Dhuna e policisë së Kosovës atë ditë ishte shpërfaqja më brutale dhe më e hapur e karakterit të shtetit të Kosovës. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme shtrimin e disa pyetjeve fundamentale: Shtet PO, por çfarë shteti? Shtet për kend? Kjo është pyetja themelore pas demonstratës së 14 Janarit. Tendenca për ta lexuar dhunën dhe brutalitetin policor/shtetëror të policisë nga prizmi i ngushtë i sistemit juridik e ligjor të vendit. Të gjithë e pranojmë se atë ditë pati tejlakim të kompetencave të policisë, pati shkelje të së drejtës për organizim dhe protestë, etj.

‘21 janari amerikan’ në zhgjëndrrat e mija

Postuar në 19 Janar, 2012 01:53

Hap televizorin, dhe kanali NBC ka si "breaking news" një skandal që ka plasur në administratën amerikane. Zëvendës Presidenti, Zoti Biden, është duke i kerkuar disa favore Sekretarit të thesarit zotit Timothy Geithner. Në videon prej 10 minutash duket qartë ku Zoti Biden me një bllok të zi në dorë i drejtohet zotit Geithner për disa favore që ai duhet t’i bënte atij. Një skandal i vërtet,  kanalet flasin pa pushim për këtë skandal, dhe populli amerikan vetëm pret reagimin e Presidentit Obama.

Manipulimi i zgjedhjeve nën dhe mbi sipërfaqe

Postuar në 18 Janar, 2012 03:38

Qysh prej përfundimit të zgjedhjeve të 2009-ës, opozita shqiptare i është mbajtur stoikisht tezës se mazhorancës iu dhanë zyrtarisht më shumë vota se sa kishte marrë realisht në ato zgjedhje. Ky deformim i rezultatit, sipas opozitës, u realizua në dy mënyra: 1-Nëpërmjet votave fiktive (pra, të njerëzve që në fakt nuk votuan, por që dikush tjetër e hodhi votën për ta); 2-Nëpërmjet numërimit jokorrekt të votave. Me pak fjalë, bateritë e opozitës janë përqëndruar tek deformimi i rezultatit zgjedhor që mund të ketë ndodhur si rrjedhojë e veprimeve të kryera larg syve të publikut.

Kufijtë e vjetër të horizonteve të reja

Postuar në 18 Janar, 2012 02:24

''E çka doni në Kosovë, a s'ju del Shqipnia? Po doni me marr naj plum qorr'', mërmëriste me ton tallës kosovari i varfër në Morinë në kohën kur milicia e Thaçit e vënë nën urdhërat e Eulex-it dhe një komandanti turk ushtroi dhunë të drejtëpërdrejtë fizike dhe morale kundrejt aktivistëve në ndihmë të Vetëvendosjes. Po a mund të konsiderohet kufi Morina? S’ma do mendja.

A e shfryjmë dot tullumbacin e shqiptarizmës?

Postuar në 17 Janar, 2012 00:57

Temperatura jonë patriotike[i] po rritet me ditë, ca nga brenda Shqipërie e ca nga emigrantët jashtë saj (jemi gjysmë për gjysmë tani, apo jo?). Them temperature (figurë në modë sot), sepse në fakt patriotizmi siç e kemi, përjetohet si një sëmundje e mendjes. Entuziazmi i shfaqur në shpalosje flamurësh jocelebrues, brohoritje vetëlëvdake apo thirrje për lëvizje kufijsh, bëjnë të kakarisen pulat, sepse nuk kanë të prapme ku të rrinë në Shqipërinë tonë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion