Arkiv-Opinion

S’je dakord me Albinin? OK. Por dhuna mbi të është poshtërsi mbi poshtërsitë

Postuar në 16 Janar, 2012 15:49

Ka gjëra që më bashkojnë me Albin Kurtin e me lëvizjen “Vetëvendosje”, por ka dhe gjëra që më ndajnë. E në do raste, më ndan pikërisht ajo që më bashkon. Për shembull? Po ja, refuzimi për t’u bërë pjesë e një establishmenti të korruptuar; ose vuajtja që, në një farë mënyre, ai provon, ngaqë është pjesë e këtij establishmenti; në atë masë që është. Dhe me establishment në këtë mes duhet kuptuar qeveria, opozita, institucionet, media, ambasadorët, administrata e huaj, e të gjitha nomenklaturat sunduese, ekonomike, politike, kulturore etj.

Ne, shqiptarët e zakonshëm, jemi Aleanca Kundër Plehrave

Postuar në 16 Janar, 2012 10:58

Ky vend mund të vuajë për shumë gjëra, por është një element për të cilin duket se nuk do të vuajë kurrë. Teoritë e konspiracionit mbi interesat e fshehta që mund të ketë çdo shqiptar sa herë që ngre zërin për një çështje të caktuar, qoftë edhe kjo interes i qartë publik. Kështu po ndodh edhe me nismën për grumbullimin e 50 mijë firmave që nevojiten për referendumin ku shqiptarëve do t’u kërkohet opinioni nëse janë dakord me importimin e plehrave apo jo.

Kërbaçi i regjimit votëplaçkitës

Postuar në 16 Janar, 2012 03:49

Sulmi i policisë së Kosovës kundër qytetarëve që dolën për të protestuar në mbrojtje të një vendimi të Kuvendit të Kosovës ishte reagim i pritshëm i një regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota të vjedhura, tash rrah shqiptarë e nesër ndoshta edhe mund t’i vrasë. Dhe për këtë terror psikik dhe fizik përherë do të gjejnë arsyetim leckat publicistike të pushtetit. Pas gjithë kësaj rrëmuje opinioni duhet të shtrojë pyetje edhe për “Vetëvendosjen”, e cila duket se i ka ngatërruar qëllimet politike me veprime të papërshtatshme.

I.

Të gjithë në Vlorë për 100 vjetor

Postuar në 16 Janar, 2012 02:00

Për çdo atdhetar shqiptar, 28 Nëntori është festa e Flamurit, festa e pavarësisë së Atdheut. Është dita më e shënuar  e Kombit tonë, një ditë që kurorëzoi përpjekjet shekullore për pavarësi nga të huajt, nga pushtuesit, një ditë që shmangu rrezikun e tjetërsimit dhe që i hapi vendit mundësi të reja për përparim e mirëqenie krahas popujve të tjerë evropianë, qytetërim të cilit ne në thelb i përkasim.

Patriotët e mospërputhshëm me sistemin

Postuar në 15 Janar, 2012 07:16

Pak ditë më parë tek respublica.al një djalë me emrin Orgest, i shkolluar dhe banues në Amerikë, bëri publike një letër që ia kishte dërguar kryetarit të opozitës, z. Edi Rama. Thelbi i letrës ishte oferta e Orgestit për të vënë në dispozicion dijet e aftësitë personale të tij (dhe të tjerëve si ai) në zhvillimin e Shqipërisë, në ngritjen e shoqërisë shqiptare në standarte më të larta dhe në dhënien fund të tranzicionit.

Letra e Orgestit është sa e sinqertë, aq edhe naive.

Ne gazetarët duhet të fokusohemi tek problemet, jo tek personalitetet

Postuar në 15 Janar, 2012 04:00

Para ca kohësh nxora nga site të ndryshme tri intervista që kryeministri Berisha ka dhënë për Fevziun në programin “Opinion”. Dhe veçova pyetjet që i ishin bërë. Ishin pothuaj të gjitha të natyrës “më the të thashë”, d.m.th a keni ndërmend të bëni ndryshime në qeveri, ç’mendim keni për x-in, po për y-in, a do mbështesni filanin, pse e sulmoni fistekun, kush do zgjidhet president, po ju vetë a do jeni, po Gimi pse nuk do jetë, po Beni a ka shanse, po Goni ku do emërohet, (Gimi, Beni e Goni janë emra ilustrues), etj., etj. Disa prej këtyre pyetjeve ishin bërë në të tria intervistat.

Sot ka protestë, jo luftë

Postuar në 14 Janar, 2012 04:54

S’e kuptoj përse gjithë kjo ndjellje e dhunës, gjakut, frikës dhe histerisë. Sot ka protestë, jo luftë. Është për Kosovën, jo kundër saj. As kundër Serbisë. Prandaj, sot duhen mend, jo pushkë. Nga të gjithë

Sot do të ketë protestë, jo luftë! Lutem të jetë ashtu. Shpresoj që secili nga këndi i tij sot të jetë patriot e atdhedashës, dhe jo një shpirtngushtë partiak. Ideja e protestës së sotme është për Kosovën (dua ta besoj kështu), prandaj nuk kemi çka të frikësohemi nga asgjë dhe para së gjithash nga njëri-tjetri. E këtë Kosovën e harruam të gjithë javën që shkoi.

Taksimi i varfërisë, ose injoranca e cinizmi i shtetit

Postuar në 14 Janar, 2012 02:59

Është viti i dytë që për automjetet po aplikohet një skemë e re e vjeljes së taksave. Sipas vendimit përkatës të qeverisë,Taksa e Regjistrimit të Përvitshëm vilet gradualisht gjatë furnizimit me  karburant,ndërsa e ashtuquajtura Taksë Vjetore e Qarkullimit Rrugor merret duke bërë përllogaritjet sipas një formule që do ta kishte zili edhe Hiigs ,fizikanti parashikues i “grimcës së Zotit”.

Ambasada shqiptare pa simbole kombëtare

Postuar në 13 Janar, 2012 04:28

Është hera e dytë që vij në Uashington DC për studime. Në vitin 2006,  për të kryer një internship në Kongresin Amerikan,  para se të shkoja me shërbim si vullnetar i “Korpusit të Paqes” në Paraguaj dhe, në vitin 2010, përsëri në kryeqytetin Amerikan, për të vazhduar studimet për master në “Institutin e Politikave Botërore”

Atdhetarizëm me korrespondencë

Postuar në 12 Janar, 2012 03:38

Politikisht, diaspora shqiptare ka qenë organizuar, gjatë shekullit XX dhe veçanërisht pas Luftës II Botërore, rreth idealeve politike madhore, të tilla si legjitimiteti i pushtetit politik në Tiranë, ose nevoja për ta çliruar Kosovën nga sundimi politik serb.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion