Taksimi i varfërisë, ose injoranca e cinizmi i shtetit

Është viti i dytë që për automjetet po aplikohet një skemë e re e vjeljes së taksave. Sipas vendimit përkatës të qeverisë,Taksa e Regjistrimit të Përvitshëm vilet gradualisht gjatë furnizimit me karburant,ndërsa e ashtuquajtura Taksë Vjetore e Qarkullimit Rrugor merret duke bërë përllogaritjet sipas një formule që do ta kishte zili edhe Hiigs ,fizikanti parashikues i “grimcës së Zotit”.
Kjo formulë është produkt i disa termave të shprehura në numra, si cilindrata ose litërfuqia e motorit, siç thuhet në gjuhën inxhinierike, Jetëgjatësia e automobilit në vite,përbri të cilit është një koeficient abstrakt,si dhe një numër i plotë,25.
Automobilët e moshës një deri në tre vjet e kanë taksën zero, dhe pas moshës 25 vjecare, koeficienti korespondues i moshës rritet me 0.04, d.m.th.me katër përqind në vit (përpiqu t’i kuptosh se ç’i ka lidhur shpikësit e kësaj formule me 25-n, nënfishat dhe shumëfishat e tij).
Kjo e ka emrin përformancë e maskarallëkut fiskal që, për t’i shpëtuar zgavrës gjigande financiare te shkaktuar nga ultimatumi europian për të hequr taksat doganore dhe çmimet absurde të referencës për makinat e përdorura, sajuan një maskarallëk tjetër, një “formulë” të re të llogaritjes së taksës. Për të parë se çfarë përfiton shteti padrejtësisht nga kjo formulë “magjike” po e ilustroj me një shembull të thjeshtë;
Një autoveturë me 4+1 vende, me metodën e vjetër paguante 2 400 plus 10 mijë lekë taksa që, të mbledhura bashkë bëjnë 12 mijë e 400 lekë. (Autovetura tip TOYOTA, targë EL 5004 A, me Litërfuqi 2998 cm kub, prodhim i vitit 1993 ka paguar për vitin 2011 si më poshtë: 18 vite, të cilave në formulë i korespondon koeficienti 0.56. 0.56 x 2998 cm kub x 25 = 41 972 leke. Këto para përdoruesi i paguan drejtpërdrejt në sportelet e drejtorive rajonale te transportit rrugor, të cilat nuk të bëjnë asnjë shërbim po nuk ke paguar më parë këtë taksë.
Nëse i njëjti automjet do të punojë njëzet ditë në muaj duke përshkuar 100 km në ditë dhe duke harxhuar 10 litra karburant në 100 km, ai do të përshkonte 24 mijë km në vit dhe do të furnizohej me 2 400 litra karburant. Për cdo litër shteti merr 5 leke taksë dhe rezulton që, vetëm për efekt lëvizjeje nga autovetura në fjalë, shteti do të merrte përsëri 12 mijë lëkë, përafërsisht sa taksa e plotë vjetore përpara 2011.
Përfundimisht përdoruesi i autovetures, EL 5004 A, ka paguar për vitin 2011 shumën e barabartë me 53 mijë e 972 lekë, ose katër herë e gjysëm më shumë se me metodën e vjetër).
I prirur t’ju shmangem interpretimeve emocionale po përpiqem t’u mëshoj vetëm argumenteve teknike se çfarë abuzimi bën shteti me një veprim të tillë sa injorant aq edhe djallëzor.
Argument i shtetit është se makinat e vjetra kanë ndikim në mjedis. Vallë, automjetet që blihen me zero kilometra nuk e kanë një ndikim të tillë? Mjedisi nuk është vetëm ajri, por kryesisht rruga,dhe automjetet e reja kanë një bashkëveprim shumë më dinamik dhe “agresiv” me rrugën, se sa makinat e amortizuara. Sipas teknicienëve të shtetit, makinat e reja nuk e ndotin ajrin, ndërsa makinat e vjetra po. Përvoja botërore e manifakturimit, por edhe e përdorimit të automobilëve, nuk e verteton këtë. Mjafton që në një automjet,edhe me dhjetra kilometra të përshkuara, të shkëputet një fije kandelete, një tub injektori, prishja e një sensori apo të defektohet marmida katalitike, gjëra të cilat ndodhin rëndom, dhe makina e re të bëjë mjedisin më pis se një makinë e përdorur.
Industria automotive është gjigande dhe globale. Mjafton të specifikosh tipin e automjetit, vitin e prodhimit dhe numrin e identifikimit (shasisë) dhe kurdoherë i ke të siguruara të gjitha detalet, mekanizmat,agregatet dhe aksesorët për cdo makinë sado e moshuar të jetë.
Tani po klonohen organet e njeriut dhe as që bëhet fjalë për një vegël makine sado e ndërlikuar qoftë. Në çdo universitet ku merret edukimi inxhinierik,që në leksionet e para fillohet me një parim universal; Parimi i Shkëmbimit Rreciprok të Plotë. Ky parim universal nënkupton se, kudo që të jesh dhe kurdo që e kërkon, mund të mbash makinën të re sepse në cilëndo fabrikë,anembanë globit prodhohet ai detal që është prodhuar kur është bërë modeli i parë i makinës.(Kam parë në Shtetet e Bashkuara në qarkullim makina të viteve tridhjetë, me mekanizma të hapura, të kombinuara dru dhe metal që preferoheshin ndoshta më shumë se prodhimet e viteve dymijë, dhe Amerika e njerëzvë të mençur nuk i rëndonte me taksa, përkundrazi i stimulonte).
Përsa i përket disa koeficientëve pa kuptim që përdoren në formulën e shpikur nga nëpunësit e devotshëm të shtetit tonë, kujtoj përgjigjen që na ka dhënë një profesor i nderuar kur e pyetëm, se përse ka kaq shumë koeficientë në përllogaritjet konstruktive? “Koeficientët, pra edhe koeficienti i sigurisë s’është gjë tjetër vecse tregues i padijes sonë. Ai meriton të quhet koeficienti i injorancës”.
Në pamundësi për të dhënë një formulë matematike, injorantët e devotshëm të shtetit kanë sajuar një palo formulë për të mbushur arkën e shpuar duke shtrydhur deri në palcë fukarenjtë, që me ndihmën e njerëzve të afërt në emigracion kanë siguruar një makinë të përdorur dhe për të shmangur nga taksimi ata që marrin kredi për të blerë makina të reja.
Në një shtet funksional pagesa e taksave ku përfshihet edhe ajo për makinën, është një natyrë e dytë e qytetarit sepse ai shtetin e ka shërbëtor dhe jo hileqar,zhvatës të paskrupullt. Me aplikimin e taksës së re shteti ynë bën një hile të trashë. Edhe taksën e regjistrimit, edhe taksën e qarkullimit nga taksa fikse, sipas kapacitetit dhe tipit te automobilit i ka kthyer në taksa progresive. Ai me këtë veprim arbitrar takson varfërinë dhe stimulon ata që i shohin hajrin lëvizjes me makina të shtrenjta të falura, të vjedhura ose të marra me kredi klienteliste, kryesisht nëpunësit dhe klientët e vet. Efekti bumerang do të jetë i shpejtë dhe i dukshëm.
Përdoruesit e automjeteve të përdorura, të cilëve rroga nuk u mjafton as për ushqim do t’u shmangen sporteleve të taksave deri në një mosbindje civile.
Si një qytetar normal i këtij vendi unë nuk e dëshiroj dhe nuk e uroj një gjë të tillë por, nëse vazhdojnë të shpërfillen institucionet e mirëfillta të dijes dhe të shkencës, Universiteti Politeknik, teknicienët e aftë që ka ende nëpër agjensitë shtetërore; dhe politika e taksave t’u besohet militantëve idiotë, në ditët që vinë do të jemi dëshmitarë të gjërave të pakëndëshme.
Të taksosh varfërinë është pak që shtetit t’i thuash antishtet.
Comments
Me duket se kam ndjekur ne

Me duket se kam ndjekur ne televizor, sesi qytetaret greke prisnin ne rradhe ne zyrat e tatim taksave me targa automjetesh ne sqetull per t'i dorezuar, ne veshtiresi te pageses se taksave. Mos valle do te ndodh dhe tek ne kjo 'rradhe' ne zyrat e kontrollit e qarkullimit rrugor? Me mire te ndodh qe te shohim se si do te mbushet 'xhepi' i shpuar i qeverise me pastaj, me leke a me targa?!

Makinat nuk mund te taksohen

Makinat nuk mund te taksohen ne baze te vitit te prodhimit, Standartet e makinave jane qe ne prodhim dhe fillojne nga euro0, euro1, euro2, euro3, euro4, dhe euro5 ne baze te ndotjes qe bejne, euro0 jane me te vjetrat, euro5 ato te fundit, ndersa ne Shqiperi ja fusin si te duan!!!

i ke rene pikes me kete

i ke rene pikes me kete artikull... kam paguar vete vetem takse 48 700 leke te reja per mjetin tim benz 250.....dhe kur shoh qe si makina ime ka me mijera vetem ne Tirane....hajduteria sheshit. po nuk kaforcee besim te protestojne se mjaftojne 100 nga keto makina tye bllokojne nje aks nje dite dhe ceshtja do behet sensibel, se sikur kaloi pa u ndjere.....vetem kur veme ne sportel kujtohemi.

I nderuar zautor i ketij

I nderuar zautor i ketij artikulli si fillim deshiroj tju pergezoj per kurajen per tju kundervene metodave idiote tipike te shteteve diktatoriale te applikimit te taksave te pakuptimta .Te vetmet argumente per te cilet nuk jam dakord me ju eshte ai ku ju shkruani se ne 1 - Amerike makinat e vjetra apo vintage sic i therasin ketu nuk taksohen shume apo stimulohen nga shteti dhe 2 - Se makinat e vjetra ndohtin njesoj si makinat e reja.

1- Ne Amerike apo dhe ne Canada ku une jetoj makinat '' Vintage '' mund ti mbajne vetem shtresa e pasur dhe kjo sepse taksat vjetore qe ato paguajne jane shume me te larta se per makinat e reja.Sot ketu ne Canada po perpiqen te applikojne nje ligj qe ti detyrojne pronaret e ketyre automjeteve te instalojne marmitat katalitike dhe rripat e sigurimit me shpenzimet e tyre.Ne te njejte kohe dhe siguracioni qe ato paguajne eshte disa fish me i larte se makinat e reja.Te mos flasim per pjeset e kembimit qe jane dhjetera here me shtrenjte se ato te makinave te reja.Ketu ne Canada taksa e qarkullimit ka nje vlere rreth 300 - 400 dollare per motorre deri ne 4 litra dhe pastaj shkon deri ne 2000 dollare per motorre mbi 4 litra , kur dihet qe pothuajse te gjitha makinat Vintage jane me motorre mbi 4 litra.

2 - Ne shkrimin tuaj ju thoni se per rastet e motorreve me difekte makinat e reja dhe ato te vjetra ndohtin pothuajse njesoj .Dua vetem tju them se nje motorr i viteve 30 me nje motorr te 2011 nuk kane ndonje ndryshim te madh persa i perket anes konceptuale , qe te dy tipet bazohen mbi ciklet 2 kohesh , 4 kohesh , ose Wankel per motorret me piston rrotativ.Ne rastin e makinave Vintage me se shumti gjen tipin 2 kohesh te motorit dhe c'eshte me e keqja sistemi i dergimit te lendes djegese ne dhomen e djegies ne piston eshte rendom nje karburator i thjeshte qe ndikon ne realizimin e nje djegie te keqe te lendes djegese e ne mungese te marmitave katalitike keta motorre leshojne ne atmosfere shume produkte te demshme gje qe ne rastin e makinave te reja dhe kur kane ndonje defekt ka pak gjasa te ndodhe sepse ketu ka nje permiresim total te menyres se si dergohet lenda djegese dhe ajri ne piston ( injection ), por dhe prania e marmitave katalitike e ul shume propabilitetin e leshimit te lendeve te rrezikshme ne atmosfere .

3- Ne motorret e vjeter cilesia e cilindrave , pistonave apo dhe fashove te vajit eshte goxha me e ulet se ajo e motorreve te sotem cka ne gjuhen e mekanikes perkthehet qe motorret e vjeter ( sidomos ata me 2 kohe ) bashke me lenden djegese djegin dhe sasi te konsiderueshme vaji qe sherben si lubrifikant qe mbasi digjet prodhon sasi te konsiderueshme katrani dhe te tjera produkte te rrezikshme.

Kaq per anen teknike , ndersa sa i takon anes financiare te ketij problemi mbetem plotesisht dakord me juve. Uroj te mos me keqkuptoni ne sa ju thashe me lart .

Pershendetje nga Montreal , Canada.

Add new comment