Arkiv-Opinion

Njeriu i egër i qendrës së Tiranës

Postuar në 05 Janar, 2012 03:07

Tendenca e qytetarit të sotëm të Tiranës - atij që ka një shkollë dhe një punë të mirë, ose të paktën njërën prej tyre – është që të krijojë një perde mes vetes e qytetit. Dhe kjo nuk është e vështirë të arrihet. Ne mbyllemi në shtëpitë tona ose në zyrat tona, dalim në rrugë me qëllimin për të hipur sa më parë në makinë, zbresim mundësisht te dera e vendit ku duam të shkojmë, zyrë apo kafene, aty rrimë vetëm me një grup njerëzish në prani të të cilëve punojmë të qetë ose ndjehemi të mbrojtur. Televizori është kontakti me botën që na rrethon, e kjo na mjafton.

Kuqezinjtë s'mund te jenë Vetëvendosës

Postuar në 04 Janar, 2012 03:52

Me lindjen e lëvizjes më të fundit në skenën tonë politike Aleancës KuqeZi,tashmë kanë nisur dhe analizat kundrejt saj,duke marë si fenomen ekuivalent lëvizjen Vetëvendosje dhe kredon e saj të majme politike të marrë në një elektorat të madh në Kosovë. Po a është Aleanca KuqeZi një Vetëvendosje? Analizat e ndërmarra kundrejt saj nga individë të ndryshëm dhe hulumtues mediatikë e shohin këtë lëvizje vetëm në dukjen e saj, duke lënë jashtë me shkak mënyrën e organizimit dhe boshtin ideologjik të Vetëvendosjes. Po ashtu dhe 'inputet', të cilave u përgjigjet ajo me aksione politike.

Një kopertinë plagjiaturë

Postuar në 04 Janar, 2012 03:32

Në rubrikën “Fotografi nga Lexuesit” tek “Respublica.al”, më tërhoqën vëmendjen dy fotografi të postuara që në fakt janë kopertinat e librave që u kushtohen dy diktatorëve, rus dhe shqiptar. Libri për diktatorin Stalin ka për autor Edvard Radzinsky, i botuar në vitin 1997, ndërsa ai për diktatorin Hoxha ka për autor Blendi Fevziun, i botuar në vitin 2011.

Protestuesi: ku ta marrim borxh?

Postuar në 03 Janar, 2012 02:48

Revista “Time” shpall protestuesin si njeriun e vitit për vitin 2011. Një nga ato pak herë kur kapërcehet mbi individin si shprehje e një ideali, në idealin vetë, që mbulon një mënyrë të jetuari të vitit prej një shumice përfaqësuese individësh. Dhe vendoset kështu të vlerësohet një koncept, aksion njerëzor, praktikë shoqërore që ka qenë shkak për ndryshimin disa herë të formave se si lidhemi me njëri-tjetrin në këtë planet, dhe masa e njerëzve prapa tyre pa mbetur tek individi prijës apo iniciator.

Gëzuar harresën!

Postuar në 01 Janar, 2012 04:24

Festat e fundvitit sjellin me vete kaosin e përvitshëm në Shqipëri. Ai shfaqet jo vetëm në dyqanet ku blihen pa fund produkte nga më të ndryshmet, të nevojshme apo jo, por edhe në fishekzjarret e shumta, që, më shumë se përskuqjen e qiellit, kanë për qëllim adrenalinën e pashpjegueshme që përjetojnë shumë njerëz nga efekti zanor traumatik që shkakton zhurma e shpërthimit të tyre.

Kush mohon krizën nuk bën gjë tjetër, veçse e thekson atë

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:02

Në analizën e tij vjetore, kryeministri Berisha nënvizoi faktin që viti 2011 ka qenë një vit i shkëlqyer për shqiptarët, dhe më poshtë u mor me të gjitha. Por le të ndalemi tek “shkëlqimi ekonomik”, të cilit ai vetë i kushtoi më pak vëmendje se shkëlqimit në momente të tjera, siç janë 21 janari i plojës në bulevard dhe 8 maji i plojës elektorale në Tiranë (te këto të fundit u ndal për t’i renditur si suksese).

Një mandat i tretë kryeministror për Berishën?

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 03:06

Para tre javësh, kur gjatë një interviste dhënë televizionit francez TV5MONDE, u pyet nëse do të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme, Berisha u përgjigj se do të vazhdojë të kandidojë deri sa elektorati shqiptar t’i thotë lamtumirë. Kjo përgjigje e tij duket se ka ngacmuar Henri Çilin për të shkruar një artikull në gazetën MAPO (Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?), në të cilin ai, praktikisht, i sugjeron Berishës që të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror.

Kosova si e pavetëdijshmja e Shqipërisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 08:15

Është interesant të analizohet raporti i shqiptarëve të Shqipërisë me Kosovën. Jo pse ky raport duhej të ishte interesant në vetvete, por transformimi i këtij raporti përgjatë viteve e bën atë interesant. Në fakt, vetëm për gjërat interesante ia vlenë të mendohet. Filozofi Louis Althusser thotë se në filozofi, fillimi i vërtetë është fundi. Rrjedhimisht, të fillojmë nga fundi dhe t’i hedhim kartat mbi tavolinë: në Shqipëri, ky fund ka dimenzionin e fillimit. Fillimi nënkupton një rifillim të raporteve me Kosovën.

Dy anët e dënimit me vdekje

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 02:26

Para ca kohësh Tereza Lewis u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës. Askush nuk i shkoi në burg ngaqë kjo zonjë ishte dënuar ligjërisht me vdekje. Pati tentuar të vriste burrin dhe djalin e birësuar dhe këtë e pati bërë pa leje. Ata që e ekzekutuan, në fakt, e bënë me lejen e autoriteteve. Për rrjedhojë, porosia e pestë duhet të riformulohet në këtë mënyrë: “Mos vrisni pa leje!” Fundja ka shekuj që i bekojmë flamujt e ushtarëve të dërguar në luftë, të cilët e kanë lejen për të vrarë, fjala vjen James Bondi.

Mjekë, pacientë, politikanë

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 05:13

Një mik më shkruante sot nga Tirana, për të më pyetur nëse kish ndonjë bazë thashethemi që qarkullon atje, se kryeministrin Berisha e paska kuruar, dikur në vitet 1980, im atë, Ulvi Vehbiu, për lipotimi.

S’është hera e parë që më vjen në vesh kjo fjalë, edhe pse më duhet ta pranoj se lipotimia tani më kap në befasi; zakonisht, njerëzit të thonë se Berisha “ka vuajtur nga nervat”, çfarë mjafton për të ta vënë diagnozën, sa i përket opinionit publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion