Kuqezinjtë s'mund te jenë Vetëvendosës

Postuar në 04 Janar, 2012 03:52
Klodi Leka

Me lindjen e lëvizjes më të fundit në skenën tonë politike Aleancës KuqeZi,tashmë kanë nisur dhe analizat kundrejt saj,duke marë si fenomen ekuivalent lëvizjen Vetëvendosje dhe kredon e saj të majme politike të marrë në një elektorat të madh në Kosovë. Po a është Aleanca KuqeZi një Vetëvendosje? Analizat e ndërmarra kundrejt saj nga individë të ndryshëm dhe hulumtues mediatikë e shohin këtë lëvizje vetëm në dukjen e saj, duke lënë jashtë me shkak mënyrën e organizimit dhe boshtin ideologjik të Vetëvendosjes. Po ashtu dhe 'inputet', të cilave u përgjigjet ajo me aksione politike. Pra askush nuk e merr mundimin të analizojë si organizohet Vetëvendosja dhe si strukturohen KuqeZinjtë? Vetëvendosja nga mënyra e të organizuarit shihet  si organizatë horizontale, me forma dhe përmbajtje të njëjtë me një organizatë civile, pra e ka ruajtur dhe vazhdon ta ruajë me fanatizëm atë ''Lëvizjen'' dhe mohon sistematikisht shndërrimin e saj si alternativë partiake dhe pse është forca e tretë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa KuqeZinjtë, të cilët kanë nisur të strukturojnë organizmat partiakë: Forumin e Gruas, Rinisë, Diasporës, e kanë të centralizuar gjithë pushtetin rreth një individi të vetëm: Kreshnik Spahiut. Ky është ndryshimi embrional midis VV-së dhe AKQZ-së, sepse e para mbetet lëvizje horizontale pa organizma nën varësi  dhe me pushtet të decentralizuar prej të barabartësh, ndërsa e dyta është hierarkike dhe me pushtet të centralizuar ku asnjë individ i jashtëm  nuk mund të kontribuojë dhe të vetëvendosë siç ndodh në VV. Ku është ndryshimi midis Nacionalizmit të Vetëvendosjes dhe Nacionalizmit të  Aleancës? Ndryshimi midis VV-së dhe Aleancës është se e VV-ja ka kauzë dhe bosht mbështetës ideologjik, ndërsa e dyta nuk ka as kauza dhe nuk ka as bosht ku mund të mbështetet. Vetëvendosja në esencë si term është e drejta universale e popujve nën një bashkim të dhunshëm federativ të ndahen dhe të krijojnë shtetin e tyre dhe pikërisht këtu nis dhe kauza e VV-së e nacionalizmi i saj. Theksi i nacionalizmit të VV-së bie mbi kolonizimin e Kosovës me anë të një sistemi mandatesh, i cili kufizon drejtëpërsëdrejti sovranitetin politik dhe mohon tërthorazi ekzistencën e institucioneve dhe shtetin e Kosovës, sepse ekzekutivin në këtë rast e kanë institucionet ndërkombëtare, madje më vendimarrës dhe ekzekutivë se vetë Qeveria e kryesuar prej Hashim Thacit. Një kauzë tjetër bie dhe mbi strukturat paralele serbe, të cilat bien ndesh me premisat e ekzistencës së një shteti dhe sovranitetit te tij sepse mohojnë ushtrimin e pushtetit publik në një territor dhe masë të caktuar njerëzish, gjithashtu dhe elementët e pavarësisë së pushtetit shtetëror nga çdo pushtet të një shteti tjetër, organizimit të një rendi juridik dhe mbrojtjes së tij dhe epërsinë e pushtetit shtetëror mbi çdo pushtet tjetër në vend, në  një kohë kur serbët e veriut kanë kushtetutë të tyre dhe një territor ku komandon një pushtet tjetër. Po ashtu ndeshet dhe me kolonizimin e ekonomisë, privatizimin masiv të shtetërores e së përbashkëtës dhe konceptin Komb i ndryshuar me synim të errët nga ndërkombetarët dhe kushtetutën Ahtisari, të cilët e shohin Kosovën si një bashkësi  ose Komb politik bosnjëzues kur 95% e popullsisë është shqiptare. Vullneti dhe vendimarrja politike e shtetasve të Kosovës shihet si a priori  ose e drejta kryesore për një bashkim Kosovë Shqipëri në një shtet të vetëm, të nisur në saj të dëshirës dhe forcimit, në një kohë kur sistemi mbinacional është shndërruar në një sistem varësie dhe GjeoPolitika si levë e rëndësishme e interesave të shteteve të ndryshme mbi shtetet e tjera.

Ndërsa Kuqezinjtë nuk kanë kauza dhe mbështeten në ëndrra të vilajeteve osmane,madje ata nuk zhvillojnë as një nacionalizëm të mirëfilltë që ka synim Volksgeistin, atë nacionalizmin kulturor të ringjalljes së vetëdijës dhe kulturës kombëtare por një Racizëm provincialësh AntiGreqi dhe AntiSerbi, në një kohë kur këta të fundit nuk  e cënojnë sovranitetin tonë territorial dhe politik sa kolonizimi i ekonomisë nga sharlatanë të huaj, anëtarësimi në çdo organizatë të mundshme ndërkombëtare, ndërhyrja në punët e brendshme të ambasadorëve të atashuar dhe kthimi i atdheut në kosh mbeturinash, etj, etj. KuqeZinjtë nuk meren me Hegelin dhe as me filozofinë moderne dhe nuk kanë në ndërthurje të tyre elementë tejet intelektualë dhe filozofikë, por tifozë të dehur nga duhma të boshta shoviniste dhe kauza kërnackash. KuqeZinjtë ose nuk e kanë marrë ose s’duan ta marrin vesh se varësia ekonomike krijon drejtëpërsëdrejti varësi politike dhe nuk mund të jemi të barabartë me të tjerët kur nuk kemi as një demokraci të konsoliduar dhe as një ekonomi të fortë, kur nuk kemi as një nivel kulturor dhe arsimor, kur nuk kemi as ushtri dhe vendimarrje të konsiderueshme në organizma ndërkombëtarë. Kuqezinjtë duan Shën Naumin, por a mund të merret ai kur është dhënë me firmë? Kurrë. Kuqezinjtë duan Iliridën, Malësinë, Çamërinë, por a mund të merren ato kur në Iliridë ndasitë kanë krijuar hone mosmarrëveshjesh të mëdha, në Malësi nuk jemi as 10%, ndërsa në Çamëri de dure nuk ekzistojmë? Kurrë. Ndërsa me Kosovën dhe mundemi nëse në Ballkan nuk kërkohet riformëzimi i kufinjve në efekt domino. Dhe këtu ndodh ndryshimi më i madh midis dy organizatave, VV-ja e sheh krijimin e shtetit të madh si një mundësi per t’u shndërruar në faktor të rëndësishëm gjeopolitik dhe ekonomik në Ballkan e ndoshta dhe më tej, në një sistem hierarkik mbinacional ku të mëdhenjtë shfrytëzimin ekonomik me mallra dhe shërbime të ndryshme e shohin tek ne konsumeristët e shteteve periferikë duke na vënë dhe nën varësinë politike, ndërsa KuqeZinjtë s'kanë ide dhe formëzimin e një Komb'Shteti të madh e nisin në andralla shovene. Kurti e sheh shtetin e madh si  komunitet njerëzish të barazisë sociale dhe politike në një demokraci të drejtëpërdrejtë, ndërsa KuqeZinjte  heshtin kur demokracia shkatërrohet dhe minatorët shfrytëzohen nga Austriakët. E si mund të jesh nacionalist kur hesht kundrejt shitjes së territorit me anë të ''1 euros'' së Berishës dhe kolonizimit kolektiv të ekonomisë shtetërore? Ky është kufizim sovraniteti dhe  kauza me të cilën Kurti dhe Vetëvendosësit dalin të demonstrojnë kundër Qeverisë. Si mund të jesh nacionalist kur Ambasadorokracia ose më saktë ambasadori amerikan në Tiranë luan me zell rolin e kryeministrit dhe ''Atit të Kombit'', ndërsa në Prishtine Vetëvendosësit kundërshtojnë mendësinë e sovranitetit absolut të ambasadorit amerikan Dell dhe rolin e tij vendimarrës? KuqeZinjte heshtin kundrejt marrëveshjes detare dhe dhënies së territorit detar në bazë të disa ''konventave'' fantazëm, ndërsa Vetëvendosësit luftojnë karshi marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ose thëne me sakte e nisur ne citatin e Gjeneralit Sharl De Gol se: 'Patriotizëm do të thotë të duash të tutë, ndërsa Nacionalizëm të urresh të tjerët', dilet në konkluzionin se Vetëvendosësit duan të vetët, ndërsa Kuqezinjtë urrejnë të tjerët, ndaj s'mund të jenë kurrë njësoj.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Ne pergjithesi e sakte. Kuqe e zijnte kane dale kundra paktit detar, te pakten kete mos te ia mohojme. Persa i perket natyres tipike te Kuq e Zijnve si urryes te serbeve dhe grekeve, kjo eshte me se e vertete. Por ketu fajin me shume e kemi ne, qytetaret shqiptare, qe jemi mesuar qe per cdo fatkeqesi tonen ia vejme fajin o greku o serbit o turkut o kujtdo nderhyrjeje nga jashte. Ke te drejte edhe per sa i perket varesise se politikes ndaj ekonomise. Por ama kritiko edhe kosovaret te cilet deri me sot nuk po tregojne se na duan sadopak. Perkundrazi vazhdojne te kene nje feeling per Enverin si komunist dhe per Saliun si dora e tyre.

Submitted by arjola (not verified) on

analize thellesisht komuniste. Aleanca Kuq e Zi ka permasa dhe shtrirje ne cdo treve shqipetare ndersa VV ka mbetur e izoluar vetem ne kosove. Kreshnik Spahiu eshte Nga Kosova dhe Shqiperia qe dmth ka nje patrotizem dhe kauz te natyrshme ne shtrirjen e shqiperise etnike. Artikulimi dhe metodika e aleances kuq e zi e ka ber te fitet ne tregun e politikes me nje shpejtesi te rrufeshme brenda 7 muajsh gje te ciles VV ju desh 7 vjet dhe mezi u be e njohur. deklarata e kreshnik spahiut per nje aleance mes kuqezive dhe VV ishte nje drite jeshile e cila duhet pershendet. Per sa i perket shkimit mendoj se eshte diletant pasi per hir te vertetes aleanca kuq e zi ka kohe qe ben lufte kunder marveshjes se ujrave si dhe ishte e vetmja qe hyri ne minieren e bulqizes brenda ne krah te minatoreve. artikullshruesi thjesht nuk duhet te jete i informuar

Submitted by po sikur (not verified) on

daleni se eshte akoma shpejt.boshti i tyre kryesor eshte kombetarizmi.duke qene se gjithe klasa politike shqiptare e ka perjashtuar kombetarizmin nga axhenda e tyre politike  dhe duke pare mbeshtetjen qe kjo fryme te rinia,emigracioni dhe njerezit e kultivuar,sistemi i sotem politik ndihet i kercenuar  pasi i ngelet vetem administrata e trembur dhe militantet mercenare.deshira per perfaqesim nga nje force atdhetare eshte e madhe saqe edhe gabimet e rritjes do te falen duke pare se ne anen tjeter gjithcka eshte ne kufijte e neverise.po vjen era 91

Submitted by tani97 (not verified) on

kush eshte programi politik i kesaj OJQ-je? Thjesht kombi? Po pastaj?

Nqs. qellimi i tyre eshte mbrojtja e atdheut, atehere le te hapin nje parti, te zgjedhin nje mer cfaredo, dhe pastaj te nxjerrin programin. Tek programi te vendosin si pike te pare mbrojtjen e atdheut, dhe pastaj te vazhdojne me nje program, te majte ose te djathte nuk ka shume rendesi. mjafton te kene nje program ne menyre qe qytetaret te dine per cfare flitet. Thjesht kombetarizmi nuk mjafton. Ngelemi tek demagogjia. Dhe deri me sot Kreshnik Spahiu ka pamjen e nje oportunisti te plote. Nqs. bashkohet me Bamirin e te tjere dicka do te ndryshoje. Ne te kundert e shoh shume te veshtire qe te nise nje parti me vete thjesht me temen e kombetarizimit apo thjesht duke shprehur pakenaqesi. Se atehere dhe ne qe shkruajme komente "opozitare" verdalle online, duhet te kishim goxha parti deri tani??

Submitted by katarakti (not verified) on

Analize shume e sakte. Kritikat dhe verejtjet ndaj AKZ-se  jane pergjithesisht te drejta. VV eshte shume me perpara AKZ-se ne praktike dhe teori. Ne fakt eshte e vetmja parti kosovare me peshe qe punon vertet per bashkimin kombetar dhe qe ka nje program te qarte jo vetem kombetar, por edhe ideologjik, ekonomik dhe social. Aleanca, siç thote edhe autori i ketij shkrimi, eshte nje mish - mash, ku gjithçka eshte perqendruar te kryetari. I ngjan disi partise se çameve.  Atdhetarizem folklorik dhe pa fryte. Ti je i pushtuar nga brenda, dhe i bie daulleve kunder rrezikut te jashtem? Idiotesi.

Submitted by BAJRAKTARI (not verified) on

Me pelqeu analiza.Ndryshimi eshte tek NJERI I RI.Nese ne Kosove ky njeri nuk ka egzistuar ose shume pak,ne Shqiperi ka qene dhe vazhdon te jete dominant.Edhe sot kur nuk ta kerkon kush.Po eshte zor te hiqen ngarkesat e 50 vjeteve.Problemi kryesor dhe i mundimshem per shqiptaret e Shqiperise sot,ashtu si me pare ,eshte te biesh ne sy,te terheqesh vemendjen e te tjereve,te dukesh interesant.A KENI PA GRA SE C'MAKIAZH BEJNE,APO SI VISHEN (ME MIRE SI ZHVISHEN) sidomos veres,thjeshte per te rene ne sy.Aleanca ben te njejten gje,si keto gra,por me nje rruge tjeter dhe me demonstrime ne rruge.Eshte mund i madh me qene atdhetar,nacionalist apo kombetarist.Eshte mund dhe sakrifice,gjera qe nuk i shoh tek predikatoret e Aleances KZ. Drejtesia ne Shqiperi sot eshte e korruptuar,ne corp,ne skelet te corpit,ne palce te skeletit,ne qelize te palces,ne berthame te qelizes.Do e vleresoja si atdhetari nr. nje te kombit shqiptar Z.K.Spahiu,sikur ky te bente punen per te cilen une i paguaj rrogen ketij zoterie.Gazetarja e famshme italiane Falasci thoshte se ka ndryshimte madh  mbajtja e flamurit kometar nga amerikanet dhe italianet.Nese amerikanet e mbajne flamurin kombetar duke shpetuar njerezit ne rrenojat e 11-shtatorit,flamurin kombetar italian e tundin italianet rrugaqe neper stadiume.Kurse flamurin kombetar shqiptar e tundin disa kopuke dhe batakqinje rrugeve qe kujtojne se emocionojne ndokend.MEDET SA POSHTE KANE RENE!

Submitted by hapi (not verified) on

Me ne fund nje shpjegim i bukur!

Jane thjesht te pakrahasueshme. Njeri eshte nje grup tifozash apo fansash te udhehequr nga nje populist demagog, tjetra eshte nje levizje qe ka nje qellim, ka nje program politik e ideologjik dhe ka nje strukture te qarte e te shendetshme.

Shkurt, njera eshte levizje populiste, demagogjike,  tjetra eshte nje levizje politike e qarte dhe e vetmja ne gjithe hapesiren Shqiptare qe merret praktikisht me problemet e njerezve dhe pa demagogji por me fakte te numeruara.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Analize teper e ceket, qe nuk merret fare me thelbin e AK-se, as arsyet e lindjes dhe fuqizimit te saj.

'''Ndryshimi midis VV-së dhe Aleancës është se e VV-ja ka kauzë dhe bosht mbështetës ideologjik, ndërsa e dyta nuk ka as kauza dhe nuk ka as bosht ku mund të mbështetet.'''

Si nuk paska AK, kauze e bosht ?

A nuk lindi per te luftuar regjistrimin etno-fetar ? Ku eshte kjo ne analize ? A nuk mbeshteti ose me mire a nuk e fitoi bastin e tij Spahiu kunder ndryshimeve te kombesive ne GJ.K ? Ku eshte kjo ne analize ?

Cila OJQ para AK-se ne Shqiperi mori persiper ndergjegjesimin e popullit per nje problem duke mbledhur masivisht firma  ? Cila pra, mos valle Mjafti ?

A nuk u krijuar Aleanca kunder Plehrave, sipas shembelltyres  se Aleances Kuqezi, duke u perpjekur te sesnibilizoje shqiptaret e te mbledhe firma ?

Ato akuzat per shovinizem jane qesharake, tradhtojne veçse mendesine  me mbeturina ideologjike komuniste.

Ka foklorizem, e pse jo, levizje popullore pretendon te jete, s'e ka fshehur asnjehere natyren e saj popullore, folk do te thote popull. Keto jane akuza elitiste, prej atyre qe s'duan pjesemarrjen e drejtperdrejte te popullit ne jeten shoqerore e politike, po duan t'i mbajne si zoterim elitar.

AK-ja s'ka perse te dale kunder ambasadorit amerikan, perderisa ne politike jane njerez si SALA  e RAMA, te cilet pa ndermjetesimin amerikan, jane gati te perleshen ne lufte civile.

Ne kushtet kur nacionalizmi eshte debuar nga Shqiperia, hapi i pare eshte rikthimi i tij, fuqizimi i tij, nepermjet zgjimit te ndergjegjes kombetare, kete po ben AK-ja, pastaj sa per program politik, shumica e shqiptareve ne Shqiperi ndryshe nga ata ne Kosove e dine shume mire se ç'program politik ka nje parti nacionaliste.

Jo vetem qe e dine, por edhe ata qe jane kunder i tremben, kurse ne Kosove, ku dine shqiptaret ça eshte programi nacionalist, po ua paraqet VV per here te pare, ça thote Albini ne Shqiperi kuptohet fare mire (te pakten nga ata mbi 30 vjeç) dhe nuk i duket askujt se po flet per gjera te reja.

Nejse se s'do rri te kap çdo pseudoargument e ti kunderpergjigjem, por po perseris se kjo eshte analize shume e ceket, nga ato qe behen per te marre brohoritje nga antipatriotet, salistet e ramistet e Shqiperise.

Submitted by tani97 (not verified) on

I dashur Anonim,

analiza jote ne pamje te pare duket e sakte dhe besoj se shume shqiptare, perfshire nje pjese e mire e dashamiresve te AKZ-se do te ishin dakort me ty. Por problemi qe ka rendesi eshte se ku do te na dergoje kjo aleance. E thene sa me shkurt:  votuesi i majte qe sot e pelqen AKZ-ne, kur te vijne zgjedhjet me 2013, do te votoje per Kreshnikun apo per Edvinin? Dhe e njejta pyetje vlen per te djathtin qe pelqen AKZ-ne, pavaresisht se mund te jene me pak se te majtet. Kjo eshte pyetja e rendesishme e momentit, sidomos pas sondazhit te Shekullit. Ne kete sondazh del qe AKZ merr rreth 40% te pelqimeve. Te pelqimeve te kujt? Dhe ne gare me ke? Me PS-ne? Sepse po te kemi parasysh se kush lexon Shekullin, del qe PS nuk do te merrka vota me ne 2013 !!

Prandaj, programi ka rendesi, ashtu si edhe statuti i kesaj OJQ-je.

Submitted by po sikur (not verified) on

ja te jap une nje zgjidhje per shqetesimin tend.do bashkohet ps-ja me pd-ne e lsi-ne .te duket e pamundur? ashtu dukej edhe bashkimi i lsi-se me pd-ne po ja, qeverisin pa pike problemi.se mos me thua se pd-ja eshte e djathte  se do ja fus vrapit,,,,keshtu,thjesht fare,se mos kane ndonje ndryshim ideologjik midis tyre .deputetet e njeres pale shkojne te tjetra e anasjelltas,pse te mos bashqeverisin.

Submitted by tani97 (not verified) on

pd-ja nuk eshte e djathte por ai qe e voton (te pakten nje pjese e mire e tyre) eshte i djathte, megjithe rezervat per perkufizimin e te djathtes apo te majtes ne Shqiperi. Kjo vlen edhe per te majtin qe voton PS. Keshtu qe meraku im (dhe merak nuk eshte) per te cilin ti tallesh, eshte qe ne nje gare elektorale si zgjedhjet e 2013, aleanca kuq e zi, ashtu sic eshte sot, merr trapin. Do te marre ca nacionalista te cilet rrijne e shajne serbin dhe grekun, por mjaftohen me kaq. Pse nuk vazhdon Spahia analizen tutje dhe te propozoje reforma ekonomiko-ligjore per t'u perballur me serbin dhe grekun (psh. me AMC, Tirana Bank, Alpha Bank, NBG, Horizon, e plot te tjera shoqeri qe perfitojne nga ajo taksa 10% qe Berisha e vuri, por qe Rama premton se s'do ta heqe)? Kjo po qe do te ishte dicka mbi te cilen do te reflektonim. Por ne kundert, grekun dhe serbin i shaj edhe une ne kafe, por sa pare ben!

Submitted by po sikur (not verified) on

po dale nje here se akoma jane te A-ja ,e ti kerkon ZH-ne.kane thene qe diku nga pranvera do te bejne nje tip kongresi a kuvendi.do ti gjykojme ne vazhdimesi .une i mbeshtes per frymen kombetare qe mungon plotesisht te pd-ps .sa te zote do jene do ta tregoje koha ,por i kane te gjitha shanset dhe situaten ne favor te tyre,pasi sot salinjte jane si ramizi ne 90-en.

Submitted by tani97 (not verified) on

jemi ne demokraci keshtu qe nuk ke nevoje te merzitesh fare. po bene parti jepja voten tende pa problem. nuk ia ke kujt borxh. por mos u anko mbrapa nqs. ta dredhin. sepse pa program nuk ka angazhim. eshte e vertete qe sala e shkel programin si ia do bytha, por te pakten e dime kete fakt dhe nuk genjejme veten me programin e pd-se. por te na genjeje spahiu ne emer te kombit eshte paksa me e rende. dhe kemi kohe qe e hajme ne emer te propagandave kombetare. edhe qeveria fino e 9 mars 1997 qeveri e kombit u quajt por e dime si perfundoi vendi ne lufte civile. Une thjesht po kerkoj angazhime te Kreshnik Spahise ndaj publikut mbi tema te tjera pervec asaj se kombit, dhe mbi te gjitha me program pune. Sepse sic te thashe edhe me lart, edhe si te gjithe ne, kur bejme dush, mendojme sa bukur do te ishte sikur t'i shpallnim lufte grekut dhe ta benim per hilek. Pastaj dal nga dushi, thahem, vishem dhe kujtohem per jeten reale. Ne te cilen greku eshte ne BE dhe shans per te ndryshuar kufijte s'kemi. Ama kemi shans per te bere lufte ekonomike ndaj tij. Te pakten te ndalojme qe ai te perfitoje nga taksat apo te tjera favore qe Sala (apo Nano dje) (apo Edi neser) i ben. Ka thene ndonje fjale Krsheniku ne kete drejtim?

Submitted by po sikur (not verified) on

meqe ke dhe nofken '97 ,nuk do kishte degjeruar situata ashtu po te kishte patur parti me fryme kombetare atehere.patjeter qe do te kene edhe program ekonomik edhe angazhime ligjore e demokratike.por thashe se keta akoma nuk jane paraqitur si force politike e organizuar,keshtu qe hollesite do te vijne me pas besoj.ketu u fol per frymen kombetare sepse ajo i dallon nga te tjeret ,por kjo ftyme mund te shtrihet edhe ne ekonomi ,se nuk ka arsye qe cdo gje produktive te jete ne duar greke kryesisht e serbo-turko me pak,nuk ka pse diskriminohet shqiptari ne raport me te huajt ,bile duhet tu jipet perparesi.po  keshtu ne arsim ,kulture e kudo.shiko vetem cfare perdhunimi i bejne shqipes keta ''integrimsat''.

Submitted by atdhetari (not verified) on

Secili ka opionionin e vet dhe gjykon ne kendveshtrimin e tij. Gjithsesi cdo gje duhet vleresuar ne rrethana. Ndryshimi midis VV dhe AK mund te jete i madh ose mund te jete i vogel, po ne thelb te dyja kane bashkimin e trojeve shqiptare, kane bashkpunuar me njera tjetren. Ceshtjet qe ka shtruar AK deri tani nuk jane vetem prej inat te serbeve apo grekeve (mgjth gjithmone i kemi pas miq te mire,  ketu e 1000 vjet e s;duhet ti shajme, futja kot), por jane shpreh per ceshtjen kombetare (kundra plehrave, kundra marreveshjes se ujerave, pro mbrojtjes se shqiptareve ne Maqedoni), ate qe qeveria jone s;po e ben. Duhet ti japim ate qe meritojne

Submitted by ajsberg (not verified) on

Miq te dashur, mbase jemi para kohe per te vene ne balance ngjashmerite dhe dallimet mes Vetvendosjes e Aleances Kuqezi. Vetvendosja kaloi shume faza deri sa u perfaqesua dhe ne parlamentin kosovar, hap pas hapi dhe duke permiresuar qendrimet e saj. Ndersa Aleanca Kuqezi eshte akoma ne kuadrin e nje shoqate 'patriotike' me thirrje dhe ngjyra. Tjeter gje politika: do kellqe, se rruga kalohet me te ecur. Nuk jane sondazhet e ndonje gazete print apo online me pjesmarrje 4-10 mije klikues qe percaktojne se fitues 'Njeriu i vitit' eshte K.Spahiu apo kater 'deshmoret' e 21 Janarit. Tjeter gje 'stadiumi' dhe tjeter gje 'foleja'. Per te lene paragjykimet dhe fantazite, me te pare e me te bere...

Submitted by L.Tafa (not verified) on

Aleanca Kuqezi vs Vetëvendosje

A do mund të bëhet Aleanca Kuqezi faktor politik si Vetëvendosje në Kosovë? Kjo është pyetje që shtohet me afrimin e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në mesin e vitit 2013. Për një përgjigje sa më të drejtë këto dy lëvizje duhet krahasuar dhe vendosur përballë.

Aleanca Kuqezi nuk ka krijuar ende një identitet, sa që edhe emërtimi kuq-e-zi përgjithësisht në media shkruhet gabim, si dy gjymtyrë. Nëse për këtë e gjitha përgjegjësia nuk është për AK-në për formimin e një identiteti të saj faji është tërësisht e saj.

Nuk ka kauzë. Në misionin e saj thuhet: synon të mbrojë kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor, harmoninë fetare dhe etnike dhe shtetin ligjor. Si mbrohet kushtetuta kur vetë kreu i AK-së nuk e mbron atë. Nuk e kam fjalë për takime për llogari të AK-së që ai bën në orarin zyrtar të punës por se është nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Problemet e sistemit të drejtësisë dhe sidomos korrupsionit në gjykata, të cilat kontrollohen nga Spahiu dihen. AK nuk ka thënë asnjë fjalë për problemet e drejtësisë.

Po Vetëvendosje? VV siç quhet shkurtimisht në Kosovë në përshkrimin e vetvetes thotë se “është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi”. AK lindi në periudhën e “Censusit”. Për të mos folur se çfarë mendon shumica e shqiptarëve për atë proces, e sigurt është se minoritetet nuk e mbështesin aspak qëndrimin e AK-së. Vetëvendosje nuk ka kurrfarë problem me minoritetet në Kosovë.

Lideri! Kreshnik Spahiu vjen nga shoqëria civile por segmenti që ia prish “imazhin” është detyra në KLSH. Albin Kurti vjen nga shoqëria civile, punoi pranë Adem Demaçit kur ky i fundit ishte udhëheqës politik i UÇK-së.

Si AK dhe VV janë për një Shqipëri etnike por mënyra se si e shprehin një vullnet të tilla ndryshon. AK ka manifestuar brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë për një mision të tillë. VV vetëm në Kosovë. AK manifeston në Kosovë, siç bëri me rastin e shpalljes së pavarësisë për një Shqipëri të madhe. Kjo është njëlloj sikur të Spahiu të dalë në mes të Prishtinës dhe të thotë unë do bashkoj Shqipërinë me Kosovë.

Por a nuk u takon edhe kosovarëve të shprehen përkundrejt dëshirës së Spahiut apo shqiptarëve?

Faktor politik. VV mori 12 deputetë në procesin e parë zgjedhor ku ajo mori pjesë. Po AK a mund të marrë kaq duke qenë se si Kosova dhe Shqipëria kanë Kuvend me nga 120 deputetë? Së pari është sistemi zgjedhor që AK e penalizon. Së dytë dhe më kryesorja është se AK nuk ka asnjë qasja për realizimin e qëllimeve të saj. Pa shpjeguar se deri ku ajo mund të arrijë nuk mund të kuotohet politikisht.

Submitted by Albann (not verified) on

Ju haroni "me vetedije" qe kreu aktual i VV ka kaluar ca kohe ne burgjet serbe...ku padashur ka "ngrene corbe gelle te prishur" qe do u kushtoje shqipetareve gjithe jeten.Kush me garanton mua qe Albin Kurti nuk eshte agjent serb "i fjetur" qe eshte instruktuar te perdore nacionalizmin per te forcuar pozitat ne politiken kosovare.Serbit kur humbi Kosoven si mbeti vetem te fute agjentet e tij ne qeverite Kosovare per te sabotuar . Prandaj mos beni krahasime kur askush se di te verteten.Ju e deshet Ibrahim Rugoven dhe kur takohej miqesisht me Sllovodanin...Perse nuk dha jeten per Kosoven,te kalbej ne burg  e mos tradhetonte besimin e kosovareve  por pranoi ti jepte doren perdhunuesit te kosovareve...pikerisht ne kulm te krimit te perdhunimit te shqipetareve kosovare...biles ti falte dhe ndonje buzeqeshje.Kuptohet nga "dashuria per Kosoven".

Ne anen tjeter meqe VV nuk ka nje organizim "tradicional"apo "vertikal" te pushtetit perse Albin Kurti i rezervon vetes te drejten per te qene lideri i saj.Posti i kryetarit duhej ti kalonte antareve te kryesise me rotacion cdo 6 muaj apo 1 vit per te evituar pushtetin e nje individi qe mund te jete i mire ,por mund te jete dhe i keq(duhe patur parasysh ate qe permenda me lart).Sic e shihni VV eshte "prona " e Kurtit po aq sa AK  eshte e Spahiut.

Prandaj matuni mire kur flisni e beni krahasime.AK eshte nje mundesi per ti hequr pushtetin atij qe i shiti detin grekut dhe furnizoi me nafte serbet per te vrare kosovaret,  Sali  Berisha. Kaq mjafton per te kuptuar pse AK kerkon qe ata  qe duan Shqiperine ,Kosoven dhe shqipetaret qe jetojne ne trojet e tyre  te ngrihen kunder atyre qe duan vetem veten e tyre  dhe qe per interesa personale po na shesin atdheun.

Dikush permendi se Greqia apo Serbia nuk na qenka kercenim dhe se s ka nevoje  per atdhedashuri apo ptriotizem(nacionalizem).Do ta pyesja kete individ a nuk eshte kercenim 200 e kusur kilometra sperfaqe ujore qe do i kaloje Greqise? Po Mitrovica? Po qytetet ne Maqedoni dikur me shumice shqipetare ku po zhduken shqipetaret si me magji si Manastiri,pa permendur Camerine ku vetem came s gjen dot me ...Kush eshte atdheu yt i dashur komentues.fillon ai dhe mbaron te pragu i shtepise sate qe "s kercenohet nga greku e Serbi" apo eshte Shqiperia ,Kosova dhe gjithe trevat perreth me shumice shqipetare? ...

Nuk eshte se kam ndonje simpati per Spahiun sepse sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte per te vene kujen ,dhe ai se bashku me Topin kane pergjegjesine e tyre personale per kete katrahure....Por te mos e akuzojme se po nxit atdhedashurine nder shqipetare.A mbani mend te kemi pushtuar ndokend  gjer me sot...Prandaj mos kini frike se "nacionalizmi shqipetar " do pushtoje neser Greqine apo Serbine.Ai mund te dobesoje pushtetin e PD apo PS  qe i kane bere shqipetaret qe te jene qytetare te dores se dyte ne Evrope,pa dinjitet e te neperkembur.  . Perse u dashka shuar kjo atdhedashuri e shqipetareve.C jane kete shqipetare se shohin atdhedashurine si pozitive.  Nacionalizmi shqipetar eshte reagim i natyrshem i nje populli te copetuar.

Uroj me gjithe zemer qe AK te kete ne qender te programit te saj beshkimin e shqipetareve qofte dhe ne formen e nje fryme bashkepunimi e bashkeveprimi si komb por pandryshim te kufijve egzistues.Sepse ne fund te fundit edhe greket edhe serbet jane komshinjte tane dhe duhet te mesojme  te bashjetojme nen nje shtet.S kapopuj te keq por lider te keqinj.Te shpresojme qe as Albini e as Spahiu te mos jene te tille, e pacin fat nese misioni i tyre eshte  "shqipetaret te bashkuar"     flm.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

Mjere ti per llogjet qe shkruan, e mjere ne qe te lexojme. Me ngjan se ate corben e prishur e ke gelltitur vete ndonjere, se shihet qarte se po vjell per gjithe jeten.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te dashur bashkombas,

ju lutem ndaleni kete percarje qe po frymezoni.
Edhe une jam shume skeptik ndaj AKQZ, por i gezohem faktit qe me ne
fund po thuhen disa gjera edhe ne Shqiperi.  Ndosha do te dalin gjenjeshtare,
ndoshta jo. Po ti japim nje shanse e shikojme pastaj. Nuk ka se pse i
krahasojme apo veme ne kundershti me njera tjetren. Kombit tone i
duhen sa me shume organizata patriotike.

Submitted by Alban (not verified) on

Kritika eshte ajo vlere qe ne shqiptaret kemi shume kohe qe nuk e kemi!

duhet te mesohemi qe ka njerez qe kritikojne, qe cdo veprim, aksion dhe levizje per cfar do lloj qellimi ka dhe duhet te kete kritike. Kjo i sherben permiresimit te saj, zhvillimit te shendetshem dhe korigjimit ndoshta edhe te gabimeve. Per 50 vjet nuk na u lejua te kritikojme, te shprehemi per asnje ceshtje ne lidhje me organizimin e shtetit, politiken, ekonomine madje nuk na u lejua as te kemi nje mendim per ceshtjen e  Fese, si element shume i rendesishem i botes shpirterore te individit dhe popullit ne teresi.  Besoj se  parafolesit  e di se cfar ndoshi pas kesaj heshtje te imponuar per kaq shume dekada[...].

Persa i perket organizimit shoqeror social dhe politik ne shqiperine e te gjitha koherave nje nga problemet me akute ka qene izolimi i iniciatives, amortizimi nga segmente te caktuar te kohes diskutanteve dhe soj..soj (kalemxhinjshe) te zellshem qe nuk linin asnje rast pa sulmuar dhe sabotuar, corganizuar cdo levizje iniciative apo ide per sa i perket shtetit, shqiptareve, kombit etj.

Mos te harrojme se edhe levizja Vetevendosje ne Kosove ka pasur te njejtin fat, ne shume raste eshte sulmuar nga soj..soj Kalemxhinjsh eshte vrare neper sheshe po nga dora e kalemxhinjve qe pretendoni se po prishim mardheniet me aleatet dhe keshtu me rralle nje ushtri intrigantesh u ngrit kunder kesaj levizje dhe gati solli pasoja te pa rekuperueshme dhe vuri ne diskutim vete egziztencen e levizjes. U desh shume perpjekje qe kjo e fundit te rimekembej fal vullnetit te shume te rinjve nga Kosova dhe Shqiperia, shume intelektualeve nga Kosova dhe Shqiperia qe Levizja te rimerte pozitat dhe ti kundervihet neo tradhtareve te rinj te kombit shqipetar, qe per esence nuk ndyshojne i vetmi ndryshim eshte qe emertimet nuk fillojne me Aga, Pasha apo Beu.

Levizja Kuq e Zi eshte ne te njejtin presion dhe ne te njejten situate, eshte e vertete qe nuk ka ngjashmeri strukturore me vetevendosjen sepse kane lindur nga dy rrethana te ndryshme historike, ideologjike, politike por ne te njejte berthame qe duhet te bashkojne te gjithe shqiptaret ate te CESHTJES KOMBETARE-MBARE SHQIPTARE. Per ironi te fatit Artikull shkruesi e sulmon me te njejten cmire dhe me te njejten mendje-shkurtesi qe per shume kohe eshte sulmuar vetevendosja. Nuk besoj se statuti e ndryshon thelbin e A.K sepse nuk mund te kerkoje vetevendosjen e shqiptareve te shqiperise sepse ne nuk kemi probleme shteterore qe ka Kosova, Shqiptaret kane nje problem historik ate te dasive dhe te ndarjes per ceshjte te ngushta fshatareske dhe jo hic serioze.

Per ta mbyllur une mendoj se duhet posi jo, te debatohet por jo si ne rastin tipik shqiptare, te tentohet azgjesimi i kundershtarit sic qemoti shqiptari ia ban shqiptarit. Hajde mbidhemi e azgjesojme ndonje nga fqinjet tane gryk medhenj nese gjaku po ju vlon kaq fort....Historia e fshatit qe digjedh dhe Kurva krihet eshte nje rast shume i prekshme per shqiptart e mjere, hajde pra te ndezim ne cdo vater shqiptare nga nje (zjarr) dhe te angazhohen i madh e i vogel per kyt ceshtje kaq me randesi per na. E jo te orvatemi ne retorika boshe, ne ceshtje teknike dhe meremi aq fort me to sa nuk mund te shohim qe po anashkalojme thelbin ne rastin me te keq po e mbysim krejt.

Submitted by Dikushi (not verified) on

Alban mendoj qe shkrimi tend eshte 100% i sakte ne teori.

Problemi qe kam une me AKQZ eshte se per nje cast doli nje grup njerezish

qe filluan te meren me ceshtjen kombetare, por qe ne nderkohe jane figura

publike kohe te gjate dhe qe nuk kane shprehur ndjenja kombetare me pare.

Por ok, po i japim "the benefit of the doubt," sic thone ne Amerike.

Asaj qe i kam friken une me shume se fati se si do perfundoje AKQZ eshte

efekti qe do te kete te rinia ne shqiperi. I gezohem shume kesaj rilindje te vetedijes

kombetare te gjeneratat e reja pas nje kohe te gjate ku njerezit kishin turp te jene shqiptar

ne filim te 90-tes e pastaj na doli kosmopolitizmi i koheve te fundit. Dhe kam droje qe mos

vall AKQZ do shkaktoje nje zgenjim te ka ta te ri, qe do ta beje nacionalizmin perseri te duket

si dicka romantike e te kaluares dhe do naj ketheje kosmopolitizmin perseri.

Submitted by Stop Injorancës (not verified) on

Analizë tërësisht e gabuar.

Shembulli me strukturën horizontale nuk është i saktë, pasi aq peshë sa luan A. Kurti në VV, po aq ka edhe K. Spahiu në AKZ.

VV ka disa vite në terren, ndërsa AKZ lindi para një viti si kundrapeshë e një mllefi që sa vjen e shtohet prej tradhëtive kombëtare prej qeverive tona.

VV është forcë politike, ndërsa AKZ e sulmuan dhe e sulmojnë edhe sot pa qenë e tillë, ndonëse çdo organizim ruan të drejtën e saj për të krijuar një formacion politik.

Sipas artikullshkruesit, u dashka të forcohemi fillimisht ekonomikisht, e pastaj të krijojmë një Aleancë Kuq e Zi.

A thua Kosova ndodhet në kushte më të favorshme ekonomike sot?

Po me logjikën e këtij artikullshkruesi, si mund të forcohet ekonomia shqiptare, kur nuk gjehet kohë për të përqëndruar forcat aty, por duke i shpenzuar në luftën ndaj kësaj Aleance.

Po fundja ç'argumente mund të presësh nga një faqezi që ende nuk ka mësuar të shkruajë gjuhën e nënës e ia paska nisur luftën ndaj kësaj Aleance?!

Submitted by xhimi (not verified) on

Analiza e autorit e shkelqyer,komenti tend teper trashanik.Mllefi dhe sharja jane karaketeristike e kesaj levizje qe ti perkrah.Teutonet e rinj shqiptare  jane ne thelb nje levizje neofashiste.Me shkopinj ultranacionalist neper rrotat e demokracise se brishte, me ngjyrime raciste, per pastertine e kombit dhe luften ndaj "padrejtesive", nuk behet,po zhbehet dhe izolohet Shqiperia!Koha do ta tregoje..Synimet e Spahiut jane te qarta:pushtet me propagande "patriotike".sepse e di qe ndryshime i kufive ne BALLKAN, do lumenj gjaku,dhe ti o AVANT i INJORANCES  nuk je gati per tu bere theror!

Submitted by twink tirane (not verified) on

PO PSE TERE KY MLLEF KUNDER GREKEVE E SERBEVE? ENVER HOXHA E SHITI KOSOVEN DHE E HARROI CAMERIN

MOS HARROJME QE JETOJME NE BALLKAN, DHE JEMI PO PULLSI ME E VOGEL DHE ME E VARFER SE KETA DY POPUJ.   KU KA HUMBUR AJO BUJARIA SHQIPETARE?  MOS VALLE ME LUFTE DO FITOJME GJE? JO VELLEZER GABOHENI. VETEM ME DIALOG BASHKOHET SHQIPERIA DHE JO ME DHUNE..   MOS U GENJENI NGA PERRALLA ME MBRET. SE  DO NA BASHKOJNE VV E AKZH  ... VETEM NJE SHTET DEMOKRATIK NE SHQIPERI DHE NJE QEVERISJE DEMOKRATIKE NE KOSOVE DO MUND TE BASHKOJE SHQIPERINE ..  TE TJERAT JANE LLOGJE. PIKA E PARE PER NE SI POPULL ESHTE TE MBROJME VLERAT E DEMOKRACISE, DHE JO TE MBJELLIM URREJTJE  E DHUNE.

Submitted by twink tirane (not verified) on

PER VV VETEM DY GJERA PARASHIKOJ. NQS HYPEN NE PUSHTET ALBINI. OSE DO FLEJE GJUM SI KETO TE TJERET, OSE DO BEJ LUFTE ??? (GJE QE SMA DO MENDJA)   KU DO TE SHFAROSEN POPULLSIA SHQIPETARE E KOSOVES.

DHE CFARE DO FITOJME???   NJE CAMERI TE DYTE. NJE KOSOVE PA SHQIPETARE, TE HUMBUR NEPER EUROPE.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.