Një kopertinë plagjiaturë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7135_1_2248.jpg?itok=hO3KYsgB)
Në rubrikën “Fotografi nga Lexuesit” tek “Respublica.al”, më tërhoqën vëmendjen dy fotografi të postuara që në fakt janë kopertinat e librave që u kushtohen dy diktatorëve, rus dhe shqiptar. Libri për diktatorin Stalin ka për autor Edvard Radzinsky, i botuar në vitin 1997, ndërsa ai për diktatorin Hoxha ka për autor Blendi Fevziun, i botuar në vitin 2011.
Secili syresh ka shkruar për diktatorin e vendit respektiv dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe. Por po t’i vësh re me kujdes të dy kopertinat, të bie menjëherë në sy se kanë shumë të përbashkëta, ose më saktë, kopertina e librit të Fevziut ka ngjashmëri me atë të Radzinsky-t, pesë nga të cilat po i listoj më poshtë:
-Të dy i kanë titulluar me emrat e tyre, “Stalin” dhe “Enver Hoxha”.
-Të dy titujt janë shkruar me shkronja të bardha, të vendosura në një fushë të kuqe e të rrethuara nga një kornizë e verdhë.
-Të dy autorët kanë vendosur nga një shënim poshtë titullit, Radzinsky: “E para biografi e thelluar bazuar në dokumentat e reja shpërthyese nga arkivi sekret i Rusisë”; Fevziu: “E para biografi bazuar në dokumentat e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën”.
-Si titulli ashtu edhe shënimi janë vendosur në të njëjtën lartësi e pozicion, djathtas.
-Tek të dy kopertinat diktatorët shfaqen me ½ e portretit të tyre, Stalini me pamje ballore por me gjysmën e fytyrës, Enveri në profil edhe ky, pra me gjysmën e fytyrës.
Ndoshta kjo ka qenë një dëshirë e “mirë” e Fevziut për ta njësuar figurën e Enverit me atë të Stalinit (të cilin Hoxha e adhuronte), por në këtë rast duhet thënë me plot gojën se kopertina e librit të Fevziut është një plagjiaturë e pastër e asaj të Radzinsky-t. Mund të ma kundërshtojë ndokush?
Comments
Cpret nga nje imbecil e idiot

Cpret nga nje imbecil e idiot dallkauk si Fevza. Nese vazhdon si e ka nisur pas 3-4 vjetesh do te beje edhe biografine ekskluzive e bombastike te Berishes vete ku edhe aty do te na nxjerre se Berisha paska qene homoseksual i fshehur....

E dini se kush eshte zakonish i obsesionuar me seksualitetin e te tjereve -- vec nje homoseksual i fshehur si vete Fevziu mesa duket...

Te mos ngaterojme autoret me

Te mos ngaterojme autoret me kopertinat. Blendi Fevziu nuk eshte plagjator ne kete rast. Te mos i biem me qafe kot. Une as e kam lexuar e as shfletuar, por do pare shtepia botuese se ke dizenjator apo skicograf apo piktor ka percaktuar per kopertinen. Por megjithate ka dicka ne pamje te pare te kompozicionit e ngjyrave qe 'te mashtron' per plagjature, dhe jane ato qe keni numeruar ju me lart. Dhe si perfundim, plagjature eshte kopjim i mirefilli i dickaje tjeter 100 %.

Ato foto i kam postuar une.

Ato foto i kam postuar une. Fillimisht i postova te dyja fotot ne vecanti nga njera tjetra. Fotoja e kopertines se librit per Stalinin ishte hequr nga moderatoret e faqes. Mbase nuk e kishin kuptuar pse ajo foto ishte vendosur aty. Sa per korrektese, libri per Stalinin eshte botuar me 1996. Fare rastesisht po kerkoja per nje liber rreth Stalinit online dhe gjeta librin e Radzinsky. Ishte shume i ngjashem me kopertinen e librit te Fevziut dhe bashke me nje mikun tim i postuam fillimisht ne Facebook.

Nuk ve re ndonje problem te

Nuk ve re ndonje problem te madh me kopertinen sa e shtroni ceshtjen ju. Kopjimi i saj ka te bej thjesht me shitjen qe ka pasur libri i stalinit dhe kjo eshte arsyeja qe eshte kopjuar po e njejta.

Do te thoja qe ka shume probleme brendia saqe kopertina me duket e paperfillshme.

Jam i sigurt qe edhe ndertimi

Jam i sigurt qe edhe ndertimi i librit nga brenda si strukture do jete kopjuar kryekeput. Nuk habitem me kaq shume sharlatanizem te autorit dhe te te tjereve pseudo-gazetareve si ai.

Blendi nuk krijon, por

Blendi nuk krijon, por kopjon, nuk zbulon, por perserit, nuk lodhet te prodhoje dicka te re, por ripaketon produkte tashme te konsumuara ashtu sic bejne ata qe ta shesin sapunin per djathe. Por kete e bejne te gjithe ata qe bejne marketing. Pervec plagjiatures qe eshte e denueshme edhe ligjerisht, nuk ka ndonje gje te keqe ne kete mes. Mbetet te vleresohet produkti, por kete une s'mund ta bej se eshte shume e merzitshme te lexosh nje shkrues totalisht te indoktrinuar sic eshte Fevziu.

Add new comment