Arkiv-Opinion
Shqipëria vijon të jetë fener ndriçues në brigjet e Adriatikut!!!
Edhe këtë vit që lamë pas, Shqipëria jonë e dashur, e bukura e dheut, e vetmja që njeh veç zhvillim e rritje, e ndriti tokën anë e mbanë me modelin e saj të suksesshëm. Nën udhëheqjen e Partisë kombi njohu zhvillim të gjithanshëm, lulëzim (veç atij bashkiak) ekonomik dhe përparim të prekshëm nga çdokush që ka privilegjin të jetojë në këtë ishull të lumtur të rrethuar nga oqeane të turbullta krize dhe depresioni. Askush nuk mund të mos i ketë ndjerë begatinë dhe lumturinë që na kanë përfshirë mbarë si rrjedhojë e këtyre sukseseve të njëpasnjëshme.
Helmimi i ndërgjegjes.
Nuk jam shume i sigurt, që ky shkrim mund të botohet nga Respublika sepse është në fakt i drejtuar kryesisht kundër mediave e sidomos asaj vizive, pra televizioneve.
Shqipëria është një shtet i ri dhe një demokraci e re. Si e tillë sigurisht që do të kemi ndryshime të herëpashershme dhe sa herë që do ta kthejmë kokën pas, do themi me vete: “Sa naivë ishim para një viti”. Megjithatë kjo nuk është për t’u shqetësuar, sepse i ndodh gjithkujt dhe vetë zhivillimi i shpejte, sidomos i teknollogjise dhe globalizmi, sjellin një ndryshim të paimagjinuar.
Me Zot a pa Zot?
Është e thjeshtë të thuash nuk besoj. Ndoshta është më e saktë të thuash se në këtë çast besoj se nuk besoj. Ajo që besoj është se në faza të ndryshme të jetës, të gjithë kalojmë nga një pozicion në tjetrin në raport me hyjnoren, duke kërkuar zgjidhje për problemet që kemi, duke parritur frikërat ose duke i kërkuar llogari shkencore e racionale vetes për Atë të cilit i njohim pa motiv mashkullorësi dhe ia shkruajmë emrin me të madhe, edhe pa e njohur e besuar fare.
Kultura in medias res
Nuk besoj të ketë qoftë edhe një gazetë të vetme, një televizion kombëtar ose lokal, apo një radio që të mos ketë redaksi dhe faqe ose emision të kulturës. Kështu është me pothuaj të gjitha gazetat e ditës, siç janë Koha, Zëri, Expres, Shqip...ose televizionet si RTK, Top Channel, Kohavision e të tjerë. Secila nga këto mediume i ka edhe redaksitë e kulturës, emisionet ose faqet e kulturës. Por, cila realisht është hapësira që e ka kultura sot në shtypin dhe në medien elektronike shqiptare.
Viti 2011: Një résumé
Çdo herë, në prag të momentit të ndërrimit të viteve, gazeta e gazetarë bëjnë ndonjë résumé. Unë po bëj timen:
Libri më i mirë: “Kohë e Pamjaftueshme” i Helena Kadaresë.
Ngjarja më surreale: Panairi i librit, në të cilin star-ët ishin politikanët-autorë.
Fraza më e guximshme: I përket Ilir Metës, kur tha, pas aktivizimit të Prokurorisë lidhur me video-përgjimin e bisedës mes tij e Priftit, se “do ta çmontoj korrupsionin në sistemin e drejtësisë”.
Kampion i opozitarizmit: Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen.
Alibitë tona dhe jeta e përditshme
Pjesa më e madhe e opinioneve që botohen në shtypin tonë ka të bëjë me politikën, më ngushtë me politikanët kryesorë. Është një vërshim i vërtetë që shkon nga analiza e qetë politike te eseja pasionante, satira e hidhur e deri vargëzimi ironik në modelet e tetërrokshit popullor.
Dëgjo, o popull, të të flas unë për mua! (Përsiatje mbi librin e Mehmet Elezit)
Muç Nanoja u vel më shpejt dhe shkroi më parë për librin e Mehmetit në “Shqip”.
Vetëm dashuri nën Ritmet Ballkanike në Londër
Këtë fundjavë isha për të dytin vit radhazi në Balkan Beats, një mbrëmje me muzikë ballkanike e mbajtur në një gjysëm-garazh të improvizuar si pab në Haknei, një lagje jo dhe aq luksoze e Londrës lindore.
Mehmet Elezi i kapur nga sindroma e Sulo Gradecit
Kam ndjekur këto dy ditë të fundit pjesë nga një libër i Mehmet Elezit me titull “Nuk isha student i dhjetorit”, të publikuara në Gazetën Shqiptare. Nuk kanë fund publikimet për atë dhjetor, e shumica e tyre, tok me programin e përvitshëm të Fevziut mbi atë ngjarje, provokojnë veç nausea. Ky libër i Elezit, pra, bën të njëjtën gjë. Nga pasazhet e publikuara duket se ai i mëshon “vuajtjeve të veta” prej moskuptimit me nomenklaturën e kuqe, a thua se ky vetë ishte ndonjë disident i njohur, e jo sekretari i rinisë komuniste.
Rudina në botën e çudirave!
Gjithmonë kam menduar se Faik Konica e ka tepruar disi me qëndrimet antishqiptare në shkrimet e tij . Më është dukur i padrejtë përçmimi i tij ndaj vendit dhe paraardhësve tanë edhe pse mund të ketë qenë pjesë e vizionit të tij kritik e qortues me qëllimin për të bërë korrigjime. Por që të jem i sinqertë jo rrallë e kam ndjerë veten time të zhytur në vrullin e zemërimit të Konicës që ndoshta shpeshherë ju ka pushtuar edhe ju. Diçka të tillë ndjeva duke lexuar një lajm të ditës sipas të cilit deputetja Rudina Seseri lë mandatin dhe kthehet në Amerikë.