Viti 2011: Një résumé

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 03:03
Mustafa Nano

Çdo herë, në prag të momentit të ndërrimit të viteve, gazeta e gazetarë bëjnë ndonjë résumé. Unë po bëj timen:

Libri më i mirë: “Kohë e Pamjaftueshme” i Helena Kadaresë.

Ngjarja më surreale: Panairi i librit, në të cilin star-ët ishin politikanët-autorë.

Fraza më e guximshme: I përket Ilir Metës, kur tha, pas aktivizimit të Prokurorisë lidhur me video-përgjimin e bisedës mes tij e Priftit, se “do ta çmontoj korrupsionin në sistemin e drejtësisë”.

Kampion i opozitarizmit: Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen.

Show më i mirë televiziv: Voice of Albania.

Ngjarja më dramatike: Ekzekutimi nga ana e forcave të sigurisë e të Gardës i katër qytetarëve të pafajshëm më 21 janar.

Fraza që la pa gojë dynjanë: I përket ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu, kur tha, i befasuar për mirë nga sjellja e Berishës që anuloi tubimin e paqes që e kish lajmëruar pasi vrau katër opozitarë në bulevard, se “Berisha është burrë shteti”.

Dështaku më i madh: Edi Rama, që i humbi të gjitha betejat.

Prozeliti më i bujshëm: Arjan Çani.

Ngjarja më e çuditshme: Nderet republikane postume për pretendentin e fronit monarkik, Leka Zogu.

Personazhi absolut i vitit: Si gjithmonë, Sali Berisha.

Gazetari më i përmendur gjatë vitit: Blendi Fevziu.

Ngjarja më vulgare: Promovimi i librit të Blendi Fevziut, ku u mblodh i gjithë establishmenti politiko-kulturor-ekonomik i gjithë botës shqiptare (dhe i diasporës).

Personazhi televiziv flop: Agron Llakaj në TV Klan.

Institucioni më partizan: Televizioni publik shqiptar.

Rrena më e pafajshme: U përket të gjithë atyre, që janë përmendur në librin Kurban, dhe të pyetur nga gazetarët, kanë deklaruar njëzëri: nuk e kemi lexuar librin.

Personazhi më protagonist në jetën televizive (përveç politikanëve, moderatorëve e speaker-ave): Artan Hoxha.

Sendërgjia e vitit: Puçi i 21 janarit, tok me puçistët Topi, Rama & Rama, Baze, Balla, Çakuli e Bushati, makinat me armë, stilolapsat-pistoletë, çadrat-pistoletë.

Fraza më absurde: I përket Fatos Lubonjës, kur tha se “ne e kemi e zgjedhur Ben Blushin deputet, ndërsa ai na bëka libra”.

Gjesti publik më qesharak: Padia e ngritur nga fëmijët e Berishës në adresë të deputetëve të opozitës, të cilët “me fyerjet e shpifjet e tyre u kanë trazuar gjendjen shpirtërore”.

Deklarata më e pabesueshme për publikun: Deklarata pasurisë së Edi Ramës.

Urrejtja e vitit: Është ajo midis Lulzim Bashës e Jozefina Topallit.

Mburravecëria ‘akademike’ më e palezetshme: Intervista e Fatos Nanos për Top-cahennel-in në London School of Economics për të thënë se ‘po i bie këmbës për t’u bërë President’.

Gjesti më fashion metropolitan: thileja (sythi) në xhaketën e Fullanit, ku ai, në stil parvenu-je, nxjerr prore cepin e një shamize.

Qoka e vitit: I përket Nikollë Lesit që u fut mik publikisht te Berisha, në mënyrë që ky i fundit të bindej e të caktonte të bijën si trashëgimtare të tij në postin e kreut të PD-së.

Kulmi i luajalitetit politik: I takon Enkelejd Alibeajt, i cili, kur u pyet se cili është në botë politikani, nga i cili frymëzohet, nuk u hapërda fare gjeografikisht, dhe tha gojëbrisk: Sali Berisha.

Shpërthimi i vitit (duke përjashtuar ndonjë shpërthim timin): Ishte ai i Arben Imamit, i cili, dy a tri ditë pas plojës që u bë në bulevard, iu drejtua deputetëve të opozitës: Ju jeni të gjithë Ziverë (Ziveri është nga qyqarët që gjeti vdekjen nga plumbat e regjimit).

Minimumi i reagimit politik: I përket Bamir Topit me shprehjen “unë jam mesfushor”, që ai e tha qetë-qetë pas sulmeve në adresë të tij të bëra nga kryeministri.

Divorci i vitit: Është ai mes Top-channel-it e Adi Krastës.

Shqiptarja më e suksesshme jashtë vendit: Ermonela Jaho, sopranoja që po ecën në gjurmët e Inva Mulës.

Shqiptari më i sukseshëm jashtë vendit: Igli Tare, që ka kontribuar si Team Manager në rilindjen e skuadrës italiane të futbollit, Lazio-s.

I huaji i vitit: Francezi Joseph Daul, miku i Berishës, që tha në një forum të partive popullore se “Edi Rama është pak i çmendur”.

Këshilla e vitit: Ajo që ambasadori amerikan i dha publikisht Erion Braçes, teksa ky i fundit kish hapur thesin e akuzave për krime elektorale në adresë të maxhorancës: He should take a break (ai duhet të qetësohet pak).

Gjesti më i përunjur i vitit: Ai i Ina Ramës që u ngrit më këmbë dhe i dha dorën Sali Berishës, pasi ky i fundit e kish etiketuar faqe botës si ‘Putana e Bulevardit’.

Kacafytja televizive e vitit: Ajo mes Andi Bushatit e Andi Bejtjes në TV Klan.

Ngjarja më e hareshme mediatike: WikiLeaks-i.

Gallata e vitit: Është ajo e Fondacionit ‘Gani Bobi’, që me exit poll-in e vet e nxorri Lul Bashën mbi 15 pikë përpara në garën me Edi Ramën.

Institucioni i vitit: Gjykata Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen mes qeverisë shqiptare e asaj greke lidhur me kufirin detar mes dy vendeve.

Sofizmi i vitit (tepër brutal): I përket Sokol Olldashit me shprehjen “dakord, dikush i vrau ata katër vetë më 21 janar, por është dhe dikush që i çoi atje për t’u vrarë”.

Reagimi më i belbët: Është ai i Ismail Kadaresë, i cili pas 21 janarit u mjaftua të thosh as më shumë,as më pak se “tani hyri vdekja në mes.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Institucioni i vitit ? ? ? Gjate vitit 2011 ne Shqiperi nuk kane funksionuar institucionet (ref. 21 janarit, gjyqit te Ilir Metes, rezultatit te zgjedhjeve per Tiranen, etj). Gjykata Kushtetuese nuk ka rrezuar ndonje marreveshje gjate ketij viti, vendimin per marreveshjen detare me Greqine kjo Gjykate e ka marre rreth 2 vite me pare.

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

T'i shtoj edhe une nja dy-tre a me shume 'speca djegese' resumese Tuaj ?

a. Opinionisti i vitit-Artan Hoxha jo i News 24 po i Klan-it.

b.Antikorrupsioni i vitit- Pafajesia e Ilir Metes.

c.Tollombacja e vitit qe mbeti pa shpuar-Zgjedhjet ne Tirane.

d.Divorci me i dhimbshem kombetar-Kastriot Islami me PS-ne.

e.Flirti me i kamufluar-Berisha me Thacin.

f.Pijaneci i vitit-Ambasadori i OSBE-se.

g.''Kurvari" i vitit-Ministri i Financave.

gj.Mburraveci i vitit-Mehmet Elezi.

etjere e tjere po nuk pati limit resumeja e vitit 2011. Ne jemi gur e uror bashke. Oshkur zgjidhur qe na ndez pushka dhe ne uje.

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk kuptoj dicka me Mustafa-n ? Libri me i mire eshte ai Elena kadarese ?????? Ku qendorn bukuria Mustafa ? "Qe do te paraqitet si femer e "Hapur" ?????? "Pa komplekese ? Ku ka njerez pa Komplekse o Mustafa ???? Qe perpiqet me nje Operacion te lehte ta paraqese " Perplasjet e Medha te te Shoqit me Komunizmin" ?????????  Apo " dashurickat" e medha  te te shoqit ????? Per ta paraqitur si " Shkrimtar Modern " dhe jo i mefshte ashtu sic eshte ne realitet ??????? Apo per 97 e famshme ku ai mori hapur krahun e Berishes vetem per ta paraqitur revolten e njerezve si Komuniste dhe kete ta perdorte  per mjet disidence per Nobel-in  apo vepren e tij ???????

Pse nuk shkruan njehere hapur edhe per Kadarene qe po i ben Operacion Plastik  krijmtarise se tij ???????? Ta paraqese veten si Disident ??????  E kupton se cfare po ben ????

Mustafa kur shkruan mundohu te ruash nje fare objektiviteti ??????

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Mustafa , ju lutem botojeni kete verejtjen time:

Jam dakort me ju qe :

"Dështaku më i madh: Edi Rama, që i humbi të gjitha betejat."

Po , qelbi-i-qelbit shqiptar kush eshte ?

Une e dij kush eshte i dashur Mustafa, edhe ti e din shume mire por ke filluar te behesh smart-ass dhe i thua "personazh absolut". Qe eshte Ai absolut, eshte. Por jo personazh.

Meqenese jemi tek Ai, tek absoluti, do te ishte ne dinjittetin e juaj qe te pergjigjeshit se :

-Kush ka qendruar fuqishem balle per balle duke e denoncuar dhe demaskuar ,

ate, "ABSOLUTIN" ?

Pergjigja e menjehereshme e fuqishme, shpresedhenese dhe pa hezitim eshte :

TEMA e Mero Baezes.

Mustafa, duhet te kesh aq dinjitet dhe kurajo sa te botosh kete mendimin tim.

Submitted by Aulin (not verified) on

Po ç'rregjistrimi i Kacit hyn tek ngjarjet e vitit?

Anullimi i vizites se Barrosos?

Etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.