Arkiv-Opinion

Biblioteka xhepi apo libra në kornizë?

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 04:54

Që prej një viti e ca, përdor një pajisje leximi numerike: Amazon Kindle. Jam i kënaqur me të, e kam ngarkuar me gjithfarë tekstesh, shumë prej të cilave edhe i kam blerë, por duke i paguar zakonisht fare lirë.

Kush dëmtohet me të vërtetë nga çmimet e ulëta të librave shkollorë?

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 04:49

Programet, kronikat dhe artikujt mbi librin shkollor kanë qënë të shumtë, por asnjëherë nuk është thënë kjo e vërtetë: çmimet e mbajtura artificialisht të ulëta nga shteti dëmtojnë nxënësit më shumë se çdo grup tjetër social. Ky pohim thellësisht jo popullor mund të vërtetohet në mënyrë të thjeshtë.

Kryeministri i oborrit

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 04:19

Qeveria e Republikës u ngrit e tëra në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje për "mbretin"! Kryeministri i Republikës e cilësoi largimin nga jeta të "mbretit", një "humbje të madhe për kombin"! Zëvendëskryeministri i Republikës do të kryesojë komisionin për ceremoninë mortore të Leka Zogut, ku bëjnë pjesë edhe dy ministra të Republikës. Kurse e shtuna, është shpallur Ditë Zie Kombëtare! Kjo, në mos qoftë lajthitje kolektive, është shprehja më e ulët e populizmit në nivel qeveritar!

E keqja më e madhe dhe më e vogël

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 02:10

Para zgjedhjeve të vitit 2005, maksima “Të pranojmë të keqen më të vogël” përdorej shpesh në mediat dhe kafenetë shqiptare, kur krahasohej qeverisja e atëhershme e Nanos me qeverisjen e pritshme të Berishës. Dhe kjo maksimë sulmohej nga disa opinionistë të pavarur, nga një pozitë morale që s’kishte të sharë. Sipas tyre, edhe kur personat në krye të pushtetit ndërrohen në Shqipëri, simbioza e oligarkëve të biznesit dhe mediave me politikanët e fuqishëm mund të ndryshojë pak në formë, por mbetet e njëjta në substancë. Dhe kjo përbënte të keqen më e madhe për ata opinionistë.

Gjërat janë keq? Duhet pasur frikë se ka më keq se sa keq

Postuar në 30 Nëntor, 2011 00:29

Autorë dhe recensentë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 02:57

Një mënyrë e re recensionimi është përhapur këto ditë mes nesh. Shkas dhe objekt u bë libri i Edi Ramës “Kurban“. Nuk i kam lexuar gjithë shkrimet që pasuan daljen e tij, por ma do mendja që, sikurse ka një numër shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), një pjesë e madhe atë e hedhin poshtë ose e kritikojnë rëndë; kam lexuar gjithsesi dy prej tyre që mendoj se janë përfaqësues për tipin e ri të recensionit në fjalë: shkrimin e Fatos Lubonjës dhe atë të Armand Shkullakut, të dy botuar te “Panorama“.

Në vitin 2084

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:24

…Ishte fillim Tetori, tashmë kishin kaluar 3 muaj nga marrja e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga ana e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe të shkurtër presidenca shqiptare ish treguar jo pak aktive në përballimin e krizave që shqetësonin Unionin: kështu pas një krize politike që kish përfshirë Brukselin kohët e fundit, një tjetër krizë e rëndë financiare afrohej kërcënueshëm.

A ka gazetari (të lirë)?

Postuar në 27 Nëntor, 2011 09:49

Kjo është pyetja, që të gjithë ia kemi bërë vetes vazhdimisht. Mendoj se gazetari të lirë në Shqipëri ka që prej vitit 1997. Mirëpo ne nuk kemi nevojë vetëm për lirinë e të shprehurit, por edhe për media të pavarur dhe profesionale. Media e pandikuar dhe gazetaria profesionale dhe e përgjegjshme do të bënte dallimin, dhe shoqëria kështu do të kishte zgjidhur disa plagë.

10 probleme për dosjen e vrasjeve te Kryeministria

Postuar në 27 Nëntor, 2011 02:07

Kur duhej të ishte një nga hetimet më shembullore për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, dosja e 21 janarit vazhdon të jetë në vendnumëro, ku një sërë institucionesh kanë “penguar” prokurorinë për zbardhjen e autorëve të vrasjeve para selisë kryeministrore. Grupi i hetimit është quajtur “puçist” nga mazhoranca qeverisëse, pasi tentoi të ndalojë drejtuesit më të lartë të Gardës së Republikës, të cilët u morën në “mbrojtje” nga institucione dhe persona të veshur me pushtet.

Shqiptarët dhe Palestina

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:38

Vizita e kryeministrit Berisha në Izrael, si dhe qëndrimi i mbajtur i Shqipërisë gjatë fillimit të sivjetmë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së karshi çështjes së njohjes së shtetit palestinez tregojnë për një politikë të jashtme të pamjaftueshme ndaj njërës prej çështjeve kyç botërore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion