Arkiv-Opinion
Ai, Ky dhe Ajo
Ai, si duket, i kishte bërë shenjë për t’i hapur rrugën, ndërsa ky, si duket, nuk e kishte parë ose ndoshta ishte treguar pak kryeneç. Por në fund të fundit ky ia hapi rrugën. Ai ishte një trup madh dhe me një makinë që mbajnë zakonisht ata persona që duan të tregojnë pushtet dhe fuqi. Doli nga makina dhe i kërkon llogari për pengesë. Ndërsa ky tjetri i habitur ndoshta nga kjo gjë, duket sikur i thotë: mos po kërkon pak si tepër! Të dy makinat kishin ndalur thuajse para Gjykatës së Tiranë, ndoshta për ironi të fatit.
Për Fatmir Limajn…!
Fatmir Limaj sot nuk ka shokë. Gjithçka që ai ka sot rreth vetes janë familja, një shtëpi dhe disa avokatë vendës e të huaj. Kjo puna e shtëpisë më kthen prapa në kohë dhe shpjegon shumëçka. Gjyshja ime gjatë viteve të 90-ta na thoshte se ka raste kur shtëpia të bëhet kasolle, edhe ka raste kur kasolleja të bëhet shtëpi. Varet nga disponimi, varet nëse je mirë apo keq, nëse punët të shkojnë mbarë ose mbrapsht. Nuk kam asnjë kontakt me Limajn, që të di se si ndihet sot ai, nëse shtëpia i është bërë kasolle apo jo.
“Urbani” Rama rihap debatin për zhvillimin rural
Një vend të rëndësishëm në programin e paraqitur nga Edi Rama në kongresin e PS-së zinte bujqësia. Rama deklaroi se rritja e parashikuar e punësimit do të vijë kryesisht nga ky sektor. Dhe disa politikanë e analistë e kanë ironizuar “urbanin” Rama për këtë fokus të tij “rural”, njësoj si në kohën kur ai bënte turneun e famshëm “Dialog me Shqipërinë”, para 2009-ës.
Yrnek shqiponjash për tollovi helene?
Nga fundi i shtatorit të këtij viti, më bëri përshtypje (sikundër do t’i ketë bërë me siguri edhe shumëkujt) një informacion prej Balkanweb-it, ku citohej Steve Forbes të kish thënë se “e vetmja rrugëdalje nga kriza për Greqinë është të marrë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke aplikuar në mënyrë urgjente tatimin e sheshtë.” Më tej, po sipas Balkanëeb-it, Forbes këshillonte: “Receta bazë për Greqinë është: shkurtimi real në sektorin publik, aplikimi i taksës së sheshtë, privatizimi i një numri të madh të aseteve shtetërore si dhe thjeshtimi i procedurave për hapjen e një biznesi të
Sikur të kishim shtet ...
Kriza greke në Shqipëri ka pasur përgjithësisht dy qasje në analiza. Njëra ka qenë ajo nacionaliste idiote, e tipit “shumë mirë t’i bëhet grekut, le të vdesë për bukë” e tjetra kozmopolite e po aq mendjemadhe, një analizë e jashtme e borxhit të brendshëm të Greqisë, analizë gjakftohtë a thua se bëhet fjalë për një krizë në Sri Lanka e jo në mes të Europës, e ngjitur me Shqipërinë.
Ç’do të thotë të shkruash sot opinione të balancuara?
Në vijim të një opinioni të shprehur nga ana ime mbi 100 ditët e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë, me anë të të cilit nuk pajtohesha fare me pompat propagandistike që rreken të na mbushin mendjen se janë bërë punë të mëdha, më erdhi një koment nga një lexues i Respublica-s (quhet Fatos) që thotë: “Ndihet qartë një farë urrejtje e mërie e pajustifikueshme ndaj Lulzim Bashës, i cili, sipas mendimit tim, duke parë fushatën e zgjedhjeve e punën e deritanishme, meriton të jetë shembull për të gjithë politikën shqiptare”.
E vërteta për takimin me Kadarenë
Asgjë nga ato që thuhen në librin me kujtime të Helena Kadaresë për një takim timin me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Ismail Kadare, në verë të vitit 2005, nuk është e saktë. E tëra është një shtrembërim i së vërtetës, përmbysje e plotë e saj. E vërtetë është vetëm se ky takim ka ndodhur, për arsye krejt të tjera nga ato që thuhen a supozohen aty dhe se ka qenë jo vetëm korrekt, por edhe i përzemërt.
Pse është e pavend festa e çlirimit (festa që përçan)
Po bëhen mbi 20 vjet që vazhdon një ndarje midis njerëzve nëse dita e festës së çlirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Përçarja shtrihet qysh mes dy shqiptarësh të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë “datë” e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti që kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm përçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton që ajo “datë” nuk duhet të festohet. Më poshtë do shtjellohen arësye të tjera pse nuk duhet të ketë një festë tillë në Shqipërinë zyrtare.
Zaman, derman, Ballkan, mor aman!
“Njat’zaman t’asaj furie” është një këngë qytetare shkodrane që, në versionin tim, e këndon me shumë elegancë Inva Mula shoqëruar nga kuarteti i harqeve Gaudi. Më duhej të prezantoja në radion publike të qytetit tim një cikël të muzikës shqiptare ku kisha përfshirë edhe këtë këngë, dhe s’dija ç’do të thoshte fjala ‘zaman’. Kënga më pëlqente shumë, ndaj nuk doja ta lija jashtë prezantimit. Por nëse e futja, duhej t’i përktheja titullin. Më polli bela e madhe për dy ditë. E kisha dëgjuar fjalën ‘zaman’, por s’kish Zot të më kujtonte ç’qe tamam.
Një rubrikë e re që kërkon bashkëpunimin tuaj
Kemi hapur një rubrikë të re me titull “Fotografi nga lexuesit”, që mund ta gjeni në kolonën e tretë multimediale. Jemi të sigurtë se secili prej jush, kudo që ndodhet, mund të kapë me aparatin e tij fotografik, pamje interesante nga Shqipëria; apo edhe nga bota (për ata që nuk jetojnë në atdhe).