Pse është e pavend festa e çlirimit (festa që përçan)

Postuar në 11 Nëntor, 2011 03:14
Saimir Lolja

Po bëhen mbi 20 vjet që vazhdon një ndarje midis njerëzve nëse dita e festës së çlirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Përçarja shtrihet qysh mes dy shqiptarësh të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë “datë” e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti që kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm përçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton që ajo “datë” nuk duhet të festohet. Më poshtë do shtjellohen arësye të tjera pse nuk duhet të ketë një festë tillë në Shqipërinë zyrtare.

Fjalë për fjalë, nacional-çlirimtare domethënë se një komb, me këtë rast i yni, lirohet rrënjësisht (çlirohet) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura e Shirokës, në Veri, apo në Kakavijë, në Jug, dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e cunguar. Me sa duket, edhe në kohën e tanishme, regjizura dhe rolet e teatrit politik shqiptar s'kanë ndryshuar përveçse artistëve të rinj që i luajnë këto role. Njëra palë nga këta artistë, “më të majtët”, thonë se ushtria gjermane kaloi Urën e Shirokës më 29 Nëndor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjes; pala tjetër e artistëve, “të majtët”, thonë se ushtria gjermane kaloi Urën e Shirokës më 28 Nëntor 1944 në orën 23:45, natën! Dokumenta të ardhura nga Gjermania në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat ushtarake gjermane të Luftës II Botëore ishin në Shqipëri edhe më tej se 29 Nëntori 1944 dhe kur ikën në Dhjetor 1944 ikën sipas planit të tyre të tërheqjes nga Europa Juglindore.

Ç'do të thotë pushtues? Përgjigjen e jep vetë historia shqiptare që nga fundi i Nëntorit 1944: zbatimin mizor të “luftës së klasave”, përndjekjet masive të njerëzve, humbjen e të drejtave të tyre, internimet, burgosjet e pushkatimet, sidomos të ajkës së kombit, të shkollarëve, atdhetarëve e klerikëve të besimit të lirë fetar; grabitja e pasurive të tundshme dhe të patundshme: fabrika, dyqane, mjete prodhimi, sipërfaqe toke, mallra, sende me vlerë, vepra arti, monedha ari e bizhuteri, të tëra sipas një plani të paramenduar me etapa për zhdukjen e pronësisë private, madje edhe në mendjet e njerëzve, dërgimi jashtë Shqipërisë i pasurive kombëtare; prishja e raporteve shoqërore dhe traditave qytetare; rrethimi me tela me gjemba i Shqipërisë (në bashkëpunim me të huajt); humbjen e plotë të lirisë së fjalës, shtypit, përfaqësimit politik dhe mendimit.

Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur Italia fashiste, me pëlqimin nga Britania, sulmoi Shqipërinë. Si rrjedhim, Shqipëria u bë pjesë e teatrit luftarak botëror, donin apo nuk donin njerëzit e saj. Nëse hidhet vështrimi mbi shtetet e tjera që u përfshinë në Luftën II Botërore, mësohet menjëherë se nuk ka shtet që të festojë ndonjë ditë “të Çlirimit”. Bie fjala, Bashkimi bolshevik Sovjetik humbi mbi 26 milion njerëz në Luftën e Dytë Botërore dhe do i takonte atij në rradhë të parë të festonte një festë të tillë; por ai nuk ka patur ndonjëherë festë të tillë! Ajo që egziston dhe përkujtohet nga të gjithë në Europë është 8 Maji (9 Maji, me orën e Moskës), si dita e mbarimit të Luftës II Botërore dhe fitores kundër fashizmit. Shumë e thjeshtë dhe shumë thjesht, sepse më 8 Maj 1944 krye-komandanti i ushtrisë gjermane nënshkroi për palën gjermane kapitullimin e ushtrisë gjermane. Për sa i përket Shqipërisë, një dokument i ngjashëm kapitullimi nuk egziston dhe as kishte kushte të krijohej. Meqenësë Shqipëria zyrtare ishte pjesë e aleancës kundërfashiste gjatë Luftës II Botërore, po me ato aleatë dhe me të njëjtën mënyrë duhej të festonte fundin e luftës botërore.

Heqja e “ditës së çlirimit” nuk do të thotë se mohohen luftimet apo shkatërrimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Heqja e “ditës së çlirimit” nuk do të thotë që të mos respektohen të gjithë ato që humbën jetën apo u plagosën në luftrat e zhvilluara në Shqipëri në të gjitha kohërat, përfshirë edhe dëshmorët e rënë dhe të plagosurit deri në Vishegrad të ish-Jugosllavisë gjatë Luftës II Botërore. Si kudo, për një respekt madhor e të qytetëruar ndaj të Rënëve në luftra nevojitet dhe egziston një ditë përkujtimore e quajtur Dita e të Rënëve në Luftë. Për t'u kujtuar është 11 Nëntori që përkujtohet në Europën Qëndrore e Perëndimore si dhe në Amerikën e Veriut. 11 Nëntori përkujton dhe nderon humbjet e jetës të ushtarakëve dhe qytetarëve në kohë luftash. Kjo ditë e ka origjinën tek çasti i nënshkrimit të mbarimit të Luftës I Botërore prej ushtrisë gjermane në orën 11 të datës 11 të muajit të 11 (Nëntorit) të vitit 1918. Një gjë e tillë akoma po mungon në Shqipërinë zyrtare. Pjesëmarrësit dhe të rënët ndër luftëra, ato që e përballuan luftën më forma e pasoja të ndryshme, pavarësisht se në cilën “anë” kanë qenë, pavarësisht se si ngjyrosen nga fituesit e luftës, i kanë pas marrë me vete dallgat e luftës të cilat nuk përcaktohen nga njeriu i veçantë. Të rënët dhe të plagosurit në luftra, ushtarakë dhe qytetarë, kanë qenë njerëz me të drejtën natyrore për të jetuar e për të mos u dëmtuar, prandaj është e domosdoshme me i përkujtuar pa dallim. Prandaj:

Nuk mund të jetë festë mbarëkombëtare dhe e përbashkët një festim qeveritar që mbart në vetvete luftën dhe përçarjen midis shqiptarëve. Kjo nuk është për mburrje, por veçse për keqësi. Bashkimi, mirëqënia, bashkëjetesa, ripërtëritja, bashkëpunimi dhe përparimi kërkojnë mirënjohje e respket midis njerëzve, brezave e grupeve shoqërore. Që nga 1944, një "festë" e tillë nuk ka përcjellur nga brezat më të vjetër një mision të tillë për brezat e rinj. Një "festë" e tillë nuk e kryen një mision të tillë, në fakt e minon dhe e helmon një gjë të tillë. Një "festë" e tillë nuk ka patur patur ndonjëherë qëllim që të sillte armëpushim midis shqiptarëve dhe as të hamonizonte emocionet e njeriut të veçantë me respektin ndaj të gjithëve. Për më shumë, emërtimet (të mirët apo të këqinjtë) që rrjedhin nga kjo "festë" janë fare pa kuptim në kohën tonë.

Nuk mund të festohet një ditë që i përket një "feste", e cila qëkur u montua vetëm Shqipërisë e kombit shqiptar nuk i ka shërbyer. Ajo "festë" i ka shërbyer dhe vazhdon t'iu shërbejë armiqve të Shqipërisë dhe në radhë të parë të shteteve fqinje që akoma vazhdojnë t'i mbajë të pushtuara tokat shqiptare.

Nuk mund të festohet një ditë që pranon një Shqipëri të coptuar dhe nga e cila rrodhën tradhëtitë ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, çarmatimi i shqiptarëve të Kosovës gjatë kthimit nga Vishegradi të dy Divizioneve shqiptare më 1945, lënia kështu e shqiptarëve të Kosovës të tradhëtuar dhe të pa armatosur përballë sulmit dhe masakrave të ushtrisë komuniste jugosllave, bashkëpunimi në masakrën e Tivarit, fashitja e çeshtjes çame duke i bëri qytetarë të Shqipërisë zyrtare çamët e përzënë nga grekërit, etj.

Nuk mund të festohet një ditë e cila zanafillën e ka në tradhëtinë e madhe të PKSH-së duke prishur Marrëveshjen e Mukjes (Gusht 1943) dhe mosnjohjen e Kuvendit të Bujanit (fillim Janari 1944) nën udhëzimin e drejtëpërdrejtë të komunistëve jugosllavë që themeluan e udhëhoqën PKSH. Data 29 Nëntor u bë festë e Shqipërisë zyrtare që të përkonte në të njëjtën ditë me festën e Republikës së Jugosllavisë, festë e cila e përkujtonte 29 Nëntorin e vitit 1943. Në këtë datë u mbajt në Jajcë të Bosnjës Mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), si datë e shënuar kur u hodhën themelet organizative të shtetit jugosllav të pas luftës. Vendimet e AVNOJ-it u kopjuan në Shqipëri pas disa muajsh në Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944.

Nuk mund të festohet një ditë e cila qëllimisht, sidomos gjatë viteve 1945-1991, u propagandua aq më fort se dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë së Vërtetë më 28 Nëntor 1912, sa që historia para 8 Nëntorit 1941 u venit fare dhe u quajt e keqe.

Nuk mund të festohet një ditë që shënon fillimin e diktaturës absolute, mbylljen e Shqipërisë ose lidhjen e saj me Lindjen; rrënimin e deri mbylljen e qendrave të besimit të lirë fetar; futjen e njerëzve për të banuar nëpër kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashëgimisë qytetare, ngritjen pa të ardhme të ndërtimeve të reja; fillimin e gënjeshtrës me lugën e florinjtë më 1945, pasuar me pesëvjeçarët e punës që ishin një hap drejt [fantazmës së] parajsës së barazisë; dhe që vazhdoi me çekun e bardhë më 1991 kur në pushtet erdhën komunistët e rinj.

Nuk mund të festohet një ditë e cila shënon fillimin e plotësimit të dëshirës së akademikut serb Çubriloviç të shprehur në Memorandumin tij famëkeq "Përzënia e Shqiptarëve" të botuar më 1937: “…por më e keqja akoma është të mësuarit e Shqiptarëve me idetë Europiane perëndimore të pronës private....”. Shqiptarëve të Greqisë dhe atyre të Shqipërisë zyrtare iu ndodhi e njëjta gjë, kurse në ish-Jugosllavi kjo nuk qe e mundur të arrihej plotësisht.

Nuk mund të quhet festë një ditë që shënon fillimin e shkatërrimit sistematik të trashëgimisë krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptare; dhe njëkohesisht thellimin e turmëzimit mendor të njerëzve, pasojat e së cilës vazhdojnë ta dëmtojnë shoqërinë shqiptare edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite nga “kthesa”.

Nuk mund të festohet një ditë e cila ligjërisht është e paligjshme, sepse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 14, Pika 5, shkruhet se "Festa e kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori".

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Së pari Lufta e dyte boterore ka filluar zyrtarisht me 1 shtator 1939, diten kur gjermania pushtoi polonine(7 prilli eshte lufta jone e shqiperise). Kur italia u fut ne Shqiperi nuk u ndie asnjeri, sepse nuk kishin interes.

Se dyti Kushtetuta e Republikes se Shqiperise percakton festen e Republikës së Shqipërisë me 28 Nëntor, dhe jo te gjitha festat e Republikes, pra ne Kushtetute percaktohet ditelindja e Republikes se Shqipërise , kurse 29 Nëntori eshte festa e çlirimit nga pushtuesit nazifashiste, (feste qe festohet pak a shume ne te gjitha vendet e perfshira ne konfliktin e luftes se dyte boterore, madje dhe ne Itali psh 25 prilli)

Së treti, nuk ka nevoje per polemika te kota, nga grupe te verberish apo te fiksuarish, mjafton te kontrollohet ne arkivat gjerman(gje qe eshte bere dhe eshte derguar ne Shqiperi nje kopje e dokumentit : ""E vërteta e çlirimit të ShqipërisëCeremonia që u organizua në shkurt të vitit 2002 nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë për marrjen në dorëzim të fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar ushtarak gjerman pranë atij dikasteri, bashkë me një letër në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë për dokumentet historike.

Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë, kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror.")

Prandaj Informohuni mire perpara se te shkruani opinione te gjate e te sterlodhur, faktet jane te pandryshueshem dhe nuk ka nevoje per hedhje benzine mbi zjarr ne prag te festave.  28 Nëntori eshte festa e mbare Shqiptareve, kurse 29 Nëntori eshte festa e çlirimit nga pushtuesit e territorrit te Republikes se Shqiperise.

Submitted by Arben (not verified) on

Shume e sakte,  Tiku! Sipas Amerikaneve dhe Britanikeve , Lufta e Dyte Boterore ka filluar zyrtarisht me 1 shtator 1939, diten kur Gjermania pushtoi Polonine. Europa nuk u ndie as kur Gjermania pushtoi Austrine dhe Cekine!

Autori do qe te tregohet  me i afert me nazistet se edhe Amerikanet dhe Anglezet. Lufta e Dyte e Boterore eshte deri tani ngjolla me e zeze e historise se njerezimit. History Channel ne SHBA jep filmime nga kjo lufte per dite. Megjithate, ne Shqiperi eshte "normale" te besh shkrime ne gazeta dhe autori apo"gazetari" te mos te flasin te verteta! Nuk ke cfare pret nga nje vend ku edhe sistemi i drejtesise nuk punon qe te vihet drejtesia! Kushedi se cfare tjeter ndodh ne Shqiperi!

Submitted by A.G (not verified) on

Nuk e dija qe rruga me e shkurter te nxjerre shkurt. E mesova dhe kete. Pra,  kur kahet politike nuk dakortesohen mes tyre i tjekim nje "fshese korrenti" dhe shpetojme . Keshtu per festen e clirimit , keshtu per '97-en, keshtu per 21 janarin, e te tjera qe nuk me kujtohen tani. Me mire te shpetojme nga grindjet pa "c'i q... t'emen historise !''...Ku-ku mi nane!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ne thelb shkrimi i zotni Saimir Lolja qendron dhe asht i goditun, per kete arsye e pergezoj.

Para se te diskutohen datat 28 e 29 nandor te vitit 1944, duhet te percaktohet vete termi "çlirim" . Pa percaktimin e ketij termi ne vetvete datat 28 apo 29 nuk kan randesi. Ndersa fakti qe shqiptaret mbar apo vetem te Shqiperise u "çliruen", kjo duhet sqarue.

Nuk mund dhe nuk duhet te mohohet qe shqiptaret kane dhane kontributin e vet modest kundra ushtrive pushtuese naziste gjermane dhe per nxjerrjen e tyne nga Shqipnia. Por kjo nuk don te thote se shqiptaret e Shqipnise qe u çliruen nga nji pushtues nazist nuk rane nen nji pushtues tjeter, nen nji anmik tjeter, ate shekullor sllav. Nuk duhet te harrojme kurr se jugosllavt dhe UDB-ja e tyne, te mbeshtetun nga trathtaret shqiptare komunista kryesisht jugor me Enver Hoxhen Mehmet Shehun Koçi Xoxen etj.etj.etj ne krye, kan ba masakra mbi popullsine patriote si dhe mbi intalaktualt patriot verior sidomos ne Shkoder dhe Mbishkoder, te cilet me shekuj kan lufue me sllavt. Keto trathtaret e siperpermendun per te marre pushtetin bane aleance me anmikun shekullor sllav. Prandej, zevendesimi i nji pushtuesi me nji pushtues tjeter nuk mund te quhet "çlirim".

Per kete arsye nuk ka se pse te festohet as njena dhe as tjetra date si date "çlirimi".

Te gjithe shqiptart e trojeve shqiptare i bashkon festa e Shpalljes se Pamvarsise me 28 Nandor 1912 ne Vlone nga pushtuesi pese shekullor turk-osman.

Submitted by Engjell (not verified) on

Or Lolja ! Or djale! Po pse mor bir i kokoleps gjerat kaq shume ?

1 A u pushtuam?

2 A iku vete pushtuesi apo e ndoqen shqipetaret?

3Po qe iku apo e ndoqen ( jo ne se ne s'kishim lindur ende ) kur iku

Pse kerkon te ngaterrohesh kaq thelle me e lagu s'e lagu

Siç duket ne se nuk gaboj po meson doren sepse nuk je i kthjellet aspak ,ik lahu ,bej sh....en

Submitted by acenobarrus (not verified) on

o lole, o koqe! a e di ti se greku cdo 28 tetor e feston me buje te madhe diten e JO-se kunder italianeve dhe kujton shume denjesisht te renet e vet te luftes italo-greke? ky ishte nje shembull i vogel, per te mos stershpjeguar festat ose ditet e shenuara qe perkujtojne ruset, amerikanet, francezet me gjithe te drejten qe u takon si fitimtare ndaj nazifashizmit..shqiperia u clirua me 29 nentor 1944 dhe te kene inat ata qe fshiheshin brenda citjaneve te grave te tyre, kurse sot japin intervista ne emisione me zhurmues...

Submitted by Picar (not verified) on

Jam pensionist qe lexoj gazetat perdite dhe nuk i di ato festa qe lajmeroni ju. 28 Tetori i grekerv nuk eshte dite clirimi. Shkruaji ato festa kur t'i dijshe.

Submitted by G.G. (not verified) on

Sajmir Lolja ka nostalgji per okupatoret naziste dhe fashiste, sic edhe lavderon Fishten ne shkrimet e tij apo edhe kuislinge te tjere shqiptare me pushtuesit. Por eshte ironike se ky person qe simpatizon ne heshtje nazistet, ne Kanada u lepihet cifuteve e u hiqet si dashamir i tyre. Hipokrizi e thelle kjo z. Lolja apo jo?

Submitted by E.K. (not verified) on

keto kritika mbi shkrimin tuaj nuk jane shprehje injorance, deshire per ti rene gjerave shkurt, apo me keq, te frymezuara nga bindje politike.

sipas mendimit tim, ky shkrim nuk ben asgje pervecse fyen (megjithese nuk dyshoj se nuk ka qene ky synimi juaj) ndergjegjien kombetare. kjo per arsye qe do t'jua rendis me poshte.

si fillim, une jam 18 vjec, nuk kam perjetuar asnje pasoje te drejtperdrejte te te ashtuquajturit clirim (pervecse egzistencen e nje shteti pjese e se cilit jam), nuk kam ndjere regjimin diktatorial, pervecse kam degjuar si cdo bashkemoshatar i imi mbi ate kohe. kurre ne vetveten time, nuk kam kerkuar te di vertetesine historike te festave (ne kete rast ajo e clirimit), sepse qellimi i tyre nuk eshte festimi i nje date, por te pakten per 1 dite me teper, rizgjimi i ndjenjes kombetare. rrjedhimisht, nuk dua te di kur u kalua ura e Shirokes, kur u kapitulluan ushtrite e ofensives fashiste, cili ishte qellimi i "krijimit" te kesaj feste nga PKSH-ja. Ajo qe di dhe ndiej eshte se ne ndergjegjien time, kjo dite me kujton kombin tim, me kujton njerezit qe rane per te, me dikton domosdoshmerine qe une, si pinjolle e nje familjeje qe e do kete vend, kete toke, dhe qe vuan mizorine qe po luhet mbi te, te formesohem si njeri, megjithese larg Atdheut tim, per t'i sherbyer deri diten e fundit te jetes. duke e dashur, respektuar, duke e zhvilluar, duke luftuar per te me shume se per gjithcka tjeter. Une perkas aty. ashtu dhe ju te gjithe.

ky diskutim banal datash, nuk duhet te na beje te mendojme per nje zgjidhje, sepse per mendimin tim ketu nuk ka asnje problem te mirefillte. une nuk besoj se ndonje shqiptar sot, feston kufijte qe u pastruan nga cdo mbetje e ushtrive fashiste. dhe jam e bindur, qe gjithcka festojme, eshte lumturia qe nje dite, besojme ne shqiptari.

LE TE JETE E PAKUPTIMTE, LE TE JETE E PA ARGUMENTUAR HISTORIKISHT, POR NE VUAJME PIKERISHT PER SHQIPTARI, VUAJME PER NDERGJEGJIE KOMBETARE. ndaj e shoh nje dite si kjo, asgje me shume e asgje me pak sesa nje lumturi kur shohim flamurin tone qe valevitet.

duke u rikthyer tek arsyet, besoj se me te njejten fryme qe ju keni ndertuar artikullin tuaj, ne nuk duhet te festojme Pavaresi, sepse akoma trojet shqiptare nuk jane te PA-M-VARURA ( trojet ne Mal te Zi, Maqedoni e Greqi.). me te njejten arsye ne nuk kemi nje HIMN KOMBETAR, sepse muzika e tij s'eshte gje tjeter vecse muzike rumune. Rrjedhimisht, ja ku jemi ne SHQIPTARET, pa asgje shqiptare. le ta heqim pavaresine, le ta ndryshojme himnin.

por ja qe nuk i bejme keto idiotesi te felliqura. nuk i bejme sepse aty ku eshte shpirti largohet llogjika. njeriu merr si te verteta absolute gjerat qe ia dikton zemra. e keto dite perkujtimore, qe ndoshta mund te mos jene historikisht te verteta, mbartin shume me shume sesa argument historik, ato mbartin pjese nga secili prej nesh, sepse na kujtojne Atdheun tone.

si perfundim, do te isha dakort me ju, po te ndertojme nje debat mbi : "Cka nuk solli Clirimi (apo Pavaresia)? Cfare mund te bejme ne me kaq sa historia na dha? A jemi ne rrugen e duhur?"

keto jane arsye per debat, hulumtime historike, argumenta politike ose jo. keto jane arsye qe kerkojne zgjidhje, e jo nje debat i pavlere mbi 29-ta te Nentorit.

Eni Kokedhima

Submitted by agnostiku (not verified) on

Po cfare te perkujtojme nga ajo periudhe pervec luftes antifashiste more Lolja? Largimin "heroik" te "naltmadhnise" ne 39-n? Feudalet shqiptare qe i dorezojne  kuroren pepinove ne mes te Romes? Apo krijimin e divizionit  SS Skanderbeg?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Lolja qenka nje kokerrr gomari qe se ka shokun. Si mund te aneksohet e fshihet nga kujtesa 29 nenrori dita ku u clriuam nga fashzimi??? Tere bota nderon dhe respekton luften kunder fashizmit, krenohet me veteranet, e kujton cdo vit pervjetoret e clirimit sikuder edhe 9 majin diten boterore antifazhsite. Zoto Lole je bere Lole me kete shkrim

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Lolja qenka nje kokerrr gomari qe se ka shokun. Si mund te aneksohet e fshihet nga kujtesa 29 nenrori dita ku u clriuam nga fashzimi??? Tere bota nderon dhe respekton luften kunder fashizmit, krenohet me veteranet, e kujton cdo vit pervjetoret e clirimit sikuder edhe 9 majin diten boterore antifazhsite. Zoto Lole je bere Lole me kete shkrim

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Lolja qenka nje kokerrr gomari qe se ka shokun. Si mund te aneksohet e fshihet nga kujtesa 29 nenrori dita ku u clriuam nga fashzimi??? Tere bota nderon dhe respekton luften kunder fashizmit, krenohet me veteranet, e kujton cdo vit pervjetoret e clirimit sikuder edhe 9 majin diten boterore antifazhsite. Zoto Lole je bere Lole me kete shkrim

Submitted by Anonim (not verified) on

Urime, Z. Saimir. Analiza eshte e thelle, faktike dhe e ideologjikisht e paperlyer. E verteta eshte e hidhur, por sic cdo ilac, heret a vone duhet ta gelltitesh. Komentuesit e mesiperm kane nevoje ta kapercejne edhe klishene e fundit se "te mire apo te keqinj, komunistet bene Luften" ...

Submitted by Lis Bukuroca (not verified) on

Plotesisht me vend, clirimi nuk mund te konsiderohet, sepse pasoi diktatura qe ishte poaq e rende apo si pushtimi i vrazhde. U ndryshuan pushtuesit, mendoj se autori ve theksin ne nje paradoks: dmth. kalimi nga diktatura fashiste, ne diktaturen komuniste, nuk mund te festohet si clirimi. Semantika e clirimit nuk duron devijime te tilla mendore. Diktatura e pare ishte e huaja, e dyta na u imponua nga jugsollsllavet. Per ata qe mendojne se renia ne diktaturen e dyte, duhet festuar, flet per nje ceshtje te pa zberthyer deri ne fund: ne aspektin logjik dhe psikologjik! Brezat e rinj do t akuptojne dhe nje dite do t' i referohen ketij shkrimi, sepse faktet mbijetojne e jo emocionet apo binjdet tona. Ky gabim eshte sikur edhe gabimi se gjuha shqipe ka 36 shkronja, e ne fakt gjuha shqipe ka 26 shkronja por 36 fonema...mirepo edhe kete pak jerez e kuptojne. "TH" nuk eshte nje shkronje, por dy fonema...Falenderoj autorin se ka prekur nje fakt, qe kerkon zgjim nga kllapia...

Submitted by xhoni (not verified) on

Luften Nacional-Clirimtare e beri populli shqiptar i Shqiperise nen udheheqjen e PARTISE KOMUNISTE TE SHQIPERISE,QE KISHTE DREJTUES ENVER HOXHEN!!!Kete lufte e njohen FUQITE E MEDHA,ndaj derguan prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesuesit e tyre per nderlidhje dhe ndihma!!!Shqiperia u clirua vetem nga shqiptaret dhe pas perfundimit te LUFTES,Shqiperia fitoi te drejten per t'u quajtur FITUES E JO HUMBES si BALLISTE E ZOGISTET,QE BASHKEPUNUAN ME PUSHTUESIT!!!Shkruesi i artikullit te mesiperm,,nuk tregon historine,por ben politike ne interes te KOLABORACIONISTEVE!!!DATEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE E CAKTUAN FITUESIT E LUFTES E JO HUMBESIT!!!Ajo ishte nje lufte e pergjakeshme gati 4 vjecare  kunder pushtuesve italiane e gjermane!!Ata mbajten te gozhduar ne kete lufte 70 mije ushtare,qe do t'i duheshin shume ne frontin sovjetik,pra nuk erdhen per pushime!!!Ne se gjaku i 28 mije deshmoreve dhe mijra te plagosur e internuar,,mijra shtepi e ura apo rruge te shkaterruara etj,te duken si KOT,o kalemxhi anti shqiptar,atehere po,te mos festohet kjo date!!!POR TY NUK TE LIDH ASGJE ME CLIRIMIN SE DO JESH BIR I BASHKEPUNTOREVE TE PUSHTUESVE,NDERSA MUA DHE TE TJEREVE,QE PRINDERIT I KEMI PATUR PARTIZANE,E QUAJME PER NDER !!!!DONI APO NUK DONI,SHQIPERINE E CLIRUAN KOMUNISTET NE KRYE TE POPULLIT!!!Sot ju erdhi dita juve bijve te bashkepuntoreve te FASHIZMIT,ta tregoni veten se sa jeni te zote per ta bere Shqiperine me te mire se sa e beri Enveri!!!POR KENI 20 VJET,QE E KENI CUAR NE MJERIM KETE POPULL!!!MALLKUAR QOFTE RRACA JUAJ!!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Kur lexova shkrimin e ketij Lolos, desha te reagonja se mu duk si perçart, dashakeq dhe i genjeshtert ne argumentim dhe fakte. Por kur pashe qe raporti ndermjet atyre qe, njelloj si une ishin kunder apo te revoltuar nga ky artikull, ishte 10 / 1, atehere hoqa dore. Se do te perserisnja komentet e parashkruesve. Prandaj mendova se do t'i behej nder ketyre mbeturinave te Luftes se Dyte Boterore po te shtonja edhe une komentin tim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.