Arkiv-Opinion

Shqiptarët duhet të bëhen popull

Postuar në 09 Nëntor, 2011 05:10

Një alarm për rrezikimin serioz të projektit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, kështu e shpjegon, Andrea Stefani, thelbin e librit të tij “Komploti kundër lirisë” që do t’i jepet lexuesit në panairin e librit nga shtëpia botuese “Onufri”. Dhe në një intervistë për gazetën “Shqip” analisti i njohur shpjegon se kush janë pjesëtarët e komplotit antiliri pa përjashtuar as shqiptarët vetë.

Pra bëni fjalë për një komplot thuajse të gjithanshëm apo të përbashkët kundër lirisë në Shqipëri. Ç’keni parasysh me këtë?

Faktori që prek në thelb cilësinë e edukimit

Postuar në 09 Nëntor, 2011 03:11

Kushdo, dhe pa qenë specialist i edukimit, kupton se vlera e kohës për nxënie në shkollë kushtëzon një pjesë të madhe të investimeve publike në arsim dhe është një faktor kyç për suksesin/dështimin e një shkolle. Koha e përgjithshme për nxënie e fëmijëve (në klasë dhe për veprimtari pas mësimit) është tregues i rëndësishëm i mundësive për t’u edukuar.

Festat fetare

Postuar në 08 Nëntor, 2011 07:59

Ka diçka që shkon tek festat fetare ndër shqiptarë. Dhe, ka diçka që nuk shkon. Ajo që është mbresëlënëse dhe padyshim se vlen për të gjitha religjionet me të cilat bashkë-jetojmë ndër shekuj, është solidariteti dhe petku festiv me të cilin anëtarët e akëcilës përkatësi fetare urojnë njëri-tjetrin, e që shënon atë kurorëzim të tolerancës fetare për të cilën edhe bota na njeh dhe respekton. Kështu ishte dje për Kurban Bajram, kështu do të jetë nesër për Krishtlindjet katolike apo ortodokse.

Letër Ambasadorit amerikan

Postuar në 08 Nëntor, 2011 04:43

Përmes kësaj letre të hapur e të sinqertë, po ju bëj me  dije për një shqetësim tejet  të madh që ka pushtuar komunitetin e Qarkut të Fierit, institucionin e Këshillit të këtij Qarku (të cilin ligjërisht drejtoj) si dhe mua personalisht. Ky shqetësim buron nga një tragjikomedi, e për më tepër e tipit mafioz, e shkaktuar, dita-ditës e çast pas çasti në sy të opinionit, mediave e dritës së diellit, prej datës 21 shtator (dita e konstituimit ligjor të këtij Këshilli) e deri më sot, nga një grup pushtetarësh të regjimit Meta-Berisha.

Toleranca fetare në Shqipëri fasadë apo e vërtetë?

Postuar në 08 Nëntor, 2011 03:44

Në ditën e Bajramit, Pashkës e Ashures në Shqipëri nuk ka sesi mos të bjerë në sy shkëmbimi i vizitave reciproke të përfaqësuesve të këtyre feve tek njëri tjetri. Por a është kjo një tolerancë e mirëfilltë fetare. Fatkeqësisht mendoj se kemi të bëjmë me një bashkëjetesë fetare (e asistuar nga një indiferencë fetare) që jo domosdoshmërisht duhet të ketë edhe tolerancën brenda.

Kjo s'është një apologji e kapitalizmit

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:55

Si këndonjës i yshtur prej shtypit të përtej-Atlantikut, gjithësaherë pikas debate të një karakteri ndërkombëtar që përthithen nga zymtësia tipikisht izolacioniste e gazetashitjes shqiptare, nuk prapsem shumë të ndërfutem edhe unë në analiza e post-përfundime. Për shembull, fenomeni i lëvizjeve të mbiquajtura “Occupy” - nga Wall Street e deri në Romë e Frankurt - më ka ngacmuar vëmendjen; sinqerisht, më tepër se ç'mund të më ledhatonin imagjinatën sorrollatjet e përplasjeve publike shqiptare.

Berisha, Marksi dhe pasunarët shqiptarë

Postuar në 07 Nëntor, 2011 02:24

Në thelb të teorisë së revolucionit komunist të Marksit qëndronte parashikimi se kapitalistët, të udhëhequr nga dëshira për të maksimizuar fitimet e tyre, do ta varfëronin aq shumë proletariatin, saqë atij nuk do t’i mbetej alternativë tjetër veç shkatërrimit të sistemit kapitalist nëpërmjet revolucionit. Siç tregoi historia, ky parashikim i Marksit doli i gabuar. Kapitalistët, ku më shpejt e ku më vonë, e kuptuan se shfrytëzimi maksimal i punëtorëve, ndërkohë që ishte i frytshëm në afate të shkurtra, mund të kthehej në një mekanizëm vetëshkatërrues në afate të gjata.

Tani, si tutje?

Postuar në 06 Nëntor, 2011 11:10

Gati të gjitha që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë, por edhe në rajon, edhe të mirat, edhe të këqijat, edhe sukseset, edhe dështimet, janë vepër – të them ashtu – të një ndërmarrjeje të përbashkët të sundimtarëve lokalë dhe mentorëve ndërkombëtarë.

Marrëdhënia jonë me perëndimin (festa e Halloweenit)

Postuar në 06 Nëntor, 2011 04:33

Fakti që Halloween – festa e të vdekurve – u festua në Tiranë 2 ditë para krejt botës që e ka shpikur e festuar prej shekujsh kaloi si një gjë normale. Mua, nuk më duket as gjë normale e as për tu kaluar. Në koren e këtij fakti në dukje qesharak – tërë bota feston më 31, ne e festojmë kur të na vijë, më saktë, kurdo që të bjerë e shtunë, qoftë më 29 apo me dt 1 – shpërfaqen problemet tona kombëtare.

Çfarë është një halloweeen shqiptar?

Berisha kryeministër?

Postuar në 05 Nëntor, 2011 05:33

Teksa po parkoja pranë një Starbucks-i për të pirë kafen e zakonshme, përbri meje afrohet një burrë i vjetër, të cilin nuk e kisha parë asnjëherë më parë. Ai me sytë nga stema me flamurin shqiptar, që unë kisha varur në xhamin e përparmë, nuk u mendua gjatë të më pyeste se nga cili vend i botës vija? I them se jam nga Shqipëria, një vend që ndodhet diku në Europë. Menjëherë atij i’u çelën sytë dhe më bëri të ditur se edhe ai europian ishte, pikërisht nga Italia.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion