Arkiv-Opinion
Të gjithë krenarë
Përplasja e fundit – meqë s’e quaj dot debat – mes Presidentit Topi dhe Kryetares së Kuvendit Topalli, në lidhje me shqipen publike, qytetarinë dhe Shkodrën, është ndjekur me interes nga komentatorët në mediat.
Mes reagimeve të shumta, më tërhoqi vëmendjen edhe një opinion i Artur Zhejit, në MAPO, ku lexova ndër të tjera këtë pohim:
A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike?
Mendoj se komunikimi publik në Shqipni vuen prej shkaqesh tjera dhe jo prej përdorimit të gegnishtes, qoftë shkodranishtja e Kryetares së Parlamentit, qoftë standardi i shartuem me diftongje dhe mbaresa tropojane i Kryeministrit, apo infleksionet e skraparllinjve e vlonjatëve, që janë mjaft të pranishme në diskursin publik.
Topi versus Topalli: Konteksti kosovar
Shkrimi i Halil Matoshit është marrë nga Koha Ditore, dhe ka do ide që e trazojnë mirë debatin mbi punë të standardit.
Turpi i Bashës apo faji i Ramës?
Javën që shkoi Këshilli Bashkiak i Tiranës bëri të mblidhet për të hequr 60 taksat e tarifat që sipas premtimit të z. Basha në fushatë, rëndojnë mbi supet e drobitura të qytetarëve. Bëri të mblidhet, por s’u mblodh, pasi doli që nuk ishin numrat në rregull. Pas kësaj, Mustafa Nano bëri një shkrim, jo për punë të numrave se s’merret Muçi me procedura numrash, por një analizë se çfarë janë në fakt këto të famshme 60 tarifa e taksa nga të cilat do shpëtuakemi.
Institucionet dhe shqipja standarde
Festa që dogji Jahjagën
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me fjalimin e saj në dymbëdhjetë vjetorin e themelimit të PDK-së, nuk është dalluar nëse është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, apo anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të PDK-së, Jahjaga ka lavdëruar partinë e kryeministrit Hashim Thaçi më shumë sesa vetë lideri i saj.
Censusi, kush po tallet me shqiptarët siç u tallën me mua?
Sapo u ktheva nga një kafe me miqtë dhe mësova që formulari im i Censusit ishte plotësuar. Dhe e bukura në këtë pikë është që as më pyeti kush dhe as nuk e di çfarë ka shkruajtur ajo goca e re dhe e raskapitur nga lodhja, që kish trokitur në derën e shtëpisë sime.
Ndihem i fyer dhe i zhgënjyer nga shteti im. Jam i indinjuar me mënyrën si tallen me këtë popull. Jam i trishtuar për fatin e këtij kombi, që nga dora e maskarenjve po humbet identitetin. Ndoshta këto fjalë janë dhe nga mllefi i kësaj historie:
Topi, Spahiu e Malaj – variabla të panjohur në ekuacionin elektoral
Në diskutimet e brendshme rreth ndryshimit të sistemit zgjedhor, opozita shqiptare sot përballet me një fakt elektoral kokëfortë – partitë e koalicionit qeveritar, si në zgjedhjet e 2009-ës edhe të 2011-ës, regjistruan së bashku zyrtarisht në favor të tyre rreth 52% të votës popullore. Dhe po t’i përkthesh votat e koalicionit qeveritar në mandate parlamentare, sipas sistemit aktual zgjedhor dhe me konfigurimin e sotëm të partive, atij do t’i rezultonin 73 mandate në Kuvend.
Alkimia fiskale e bashkisë së Tiranës (60 tarifat e famshme)
Çfarë i paguajmë Bashkisë ne banorët e qytetit të Tiranës? Me fjalë të tjera, cilat janë taksat që rëndojnë mbi secilin prej nesh? Përgjigja është shumë e thjeshtë: janë vetëm tre taksa, ajo e pastrimit, ajo e gjelbërimit dhe ajo e banesës. Kjo është barra fiskale që rëndon mbi ne. Vetëm këtyre tre taksave pra nuk u shpëton dot askush që jeton në Tiranë e që figuron i regjistruar si banor i Tiranës. I ka hequr bashkia e Lulzim Bashës këto taksa? Jo, as që bëhet fjalë. I ka ulur? Jo, ç’është ajo fjalë.
Haxhi Qamili dhe Toptanët nuk janë Tirana
Përmendja për keq e familjes feudale Toptanase nga ana e kudofolësit Sali Berisha u mor nga shumë lexues, dhe jo pa të drejtë, si një lapsus, dukuri e zakonshme kohët e fundit nga i stresuari Berisha, i cili në vend të Esat Pashës, që tradicionalisht quhet tradhtar por, që për të nuk ka ende një studim shterues, përmendi një familje të tërë, Toptanasit, me shumë përfaqësues të nderuar e njerëz të ndershëm e qytetarë të Tiranës.