A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike?

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:20
Ardian Ndreca

Mendoj se komunikimi publik në Shqipni vuen prej shkaqesh tjera dhe jo prej përdorimit të gegnishtes, qoftë shkodranishtja e Kryetares së Parlamentit, qoftë standardi i shartuem me diftongje dhe mbaresa tropojane i Kryeministrit, apo infleksionet e skraparllinjve e vlonjatëve, që janë mjaft të pranishme në diskursin publik.

Komunikimit publik te ne i mungon etika qytetare dhe kultura, prandaj së pari duhet shikue përmbajtja e mandej forma e tij. Do të ishte me interes me analizue ligjërimin publik në këto 20 vjet, tue veçue sofizmat, dhunën verbale, pakuptimësinë, ligjërimin bombastik apo retorikën kallpe të oratorëve që kanë shkelë në Parlamentin tonë.

Së pari do të duhej nënvizue demagogjia dhe rrena publike, përpjekjet e vazhdueshme me ua mbushë mendjen shqiptarëve se vendi ynë po ndryshon për mirë falë punës e përkushtimit të kësaj klase politike. Do të duhej ma parë me zhveshë lakuriq mjeshtrat e mëdhaj të rrenës publike e mandej me shqyrtue formën e diskursit të tyne publik.

Në nji farë mënyrë ketë gja e ban secili prej nesh, tue mbetë i neveritun prej shndërrimit që ka pësue foltorja e Parlamentit, tue u kthye në nji vend ku shpalosen anmiqsitë që kanë të bajnë me interesa klanesh dhe jo me problemet e njerzve.

Në ketë klimë, ku korrupsioni dhe krimi janë atmosfera dhe elementi kryesor, çështjet e formës bahen gati dytësore.

Ka vite që shkruej për mangësitë e standardit, dhe s’jam i vetmi. Vetë ndryshimet shoqnore po tregojnë se gegnishtja (jo shkodranishtja), e cila flitet prej Elbasanit e deri në Preshevë, po merr gjithnji e ma shumë hapsinë në komunikimin publik.

Atë që nuk arrijnë me e ba gjuhëtarët tanë, po e ban vetë koha, dhe ketë gja s’mund ta ndalin as analistat dhe as politikanët. Me i kundërvu këtij problemi, që kërkon zgjidhje dhe pasqyron dinamikat e gjuhës, nji status quo të përjetshme që u dashka ruejt me çdo kusht, asht mendjelehtësi. Gegnishtja po shtyn caqet e vendosuna para pak dekadash, tue i krijue vend nji mase të madhe shqipfolësash në hapsinën publike dhe tue detyrue gjuhëtarët, gazetarët e madje edhe politikanët tanë me mendue.

Kur folësja e Parlamentit flet shkodranisht (pra, nji nëndialekt të gegnishtes), duhet me u analizue nëse përçon ndonji ide të mirëfillte, ashtu siç duhen shqyrtue diskurset e atyne që përçapin standardin për me shprehë banalitete dhe marrina. Në qoftë se ajo din edhe me e shkrue gegnishten letrare atëherë do të mendonim se asht disi e kultivueme. Por unë s’e kam ndie asnjiherë në këto vite tue përkrah nji iniciativë në favor të gegnishtes, tue mbështet ribotimin e teksteve klasike gegnisht, apo thjesht, nuk di që së pakut t’i ketë shkrue nji letër përgëzimi Etënve françeskanë që kanë botue dhe ribotue në vitet e fundit disa duzina me tituj të klasikëve të gegnishtes! Në qoftë se lavrimi ma i naltë që ajo i ban gegnishtes qëndron në do fraza banale të artikulueme për me nxjerr prej sallës së Parlamentit nji përqafsues të popullit, kushdo qoftë ai, atëherë gjuha e saj ka shumë pak të përbashkëta me traditën letrare gege.

Për çka mund të jetë krenar njeriu kur as nuk e shkruen gegnishten dhe as nuk e mbështet konkretisht atë? Me e folë e flasin edhe katundarët, malsorët e qytetarët e zakonshëm, por as janë krenar dhe as ndihen ligsht!

Si mund t’i dalin zot gegnishtes disa intelektualë apo shkrimtarë që nuk e shkruejnë atë? Ndryshimi i vetëm mes dikujt që flet shkodranisht dhe dikujt tjetër që flet në dialektin e Skraparit, Mallakastrës apo Maqellarës, asht se ky i fundit nuk mund t’i apelohet nji letërsie të kultivueme që të jetë lavrue në at’ të folme. Por ata që kanë krijue letërsi të vërtetë në dialektin shkodran apo edhe ma gjanë, kanë vdekë me kohë. Sot ne duhet të gjenim ndonji arsye me u krenue me të tashmen. Por, jo, nuk kena asnji arsye me u krenue me të tashmen, pse janë ulë malet e janë çue sukat.

Sa për standardin, sigurisht që ai asht zyrtar, por nuk asht absolut. Në asnji gazetë, libër, ligjërim publik e madje edhe fjalim zyrtar nuk do të gjeni të shkruem e të folun nji standard që të përputhet 100% me atë që doli prej Kongresit të famshëm që unjisoi ortografinë shqipe.

Nji standard i pasaktë asht gjithnji jo standard, ashtu si edhe nji shkodranishte e vorfën në formë dhe pa ide mbetet e mjerë.

Forcat qendërikëse që veprojnë sot në shoqninë shqiptare, tue nisë tek ato ma negativet me karakter moral, si: korrupsioni, krimi, demagogjia, dhuna, vorfnia, injoranca, pengojnë krijimin e nji shteti dhe të nji shoqnie me vlera perëndimore. Gjuha, si superstrukturë, i ndien këto mangësi themelore dhe i pasqyron ato.

Aq sa asht instrumental të skandalizuemit me folësen e Parlamentit, po aq asht snobizëm të krenuemit me diçka që s’e zotnojmë dhe s’e njohim!

Pse nuk ka sot asnji kujdes për shqipen dhe për shqipfolësin, pse strukturat që do të duhej të merreshin me gjuhën dhe me çeshtjen e standardit flejnë, pse arsimin kombtar e kap lëngata?

Këto pyetje duhet t’i bajnë vetes politikanët tanë dhe mos ta përdorin çështjen e gjuhës për interesat meskine të momentit, pse ata së bashku me interesat e tyne kanë me kalue, ndërsa gjuha shqipe, gegnishtja dhe toskënishtja, të përqafueme në nji standard tjetër, të arritun me frymë mirëfilli shkencore, ka me jetue në amshim.

Comments

Submitted by Bashkim Ibrahimi (not verified) on

Shumë urime për shkrimin , qofshin në duart tuaja dhe të miqve tu problemet e gjuhës shqipe , se sa për ata që merren me "pulitikë" ...

Submitted by votim (not verified) on

Gegnishtja asht e denje me kene gjuhe zyrtare. Na kena zgjedh t'folmen e Elbasanit. Ti thue me e ndrue prap. Degjova, se Presidenti Napolitano ne Itali do te flase, tani e tutje, dialektin napolitan. Do te behej qesharak. Ata kane zgjedhur sigjuhe zyrtare dialektin fiorentin.

Submitted by anti-indiferenti (not verified) on

Urime Z. Ndreca. Ka ide shume te vyera ne shkrimin tend. Bashke me nevojen per etiken e komunikimit, ndihet e thelle nevoja per nje konceptim te ri dhe modern te shqipes zyrtare. Ka ardhur koha qe gjuhtaret me te mire te Shqipes te mblidhen ne nje Kuvend te Gjuhes dhe te bejne hapin e rendesishem te permiresimit dhe zgjerimit te gjuhes zyrtare.  Mbase kjo nuk eshte pune e lehte, mbasi mund te perfundoje ne sherre klasike shqiptaresh me baze egot personale dhe dialektore, dhe te degjeneroje ne nje Kuvend qe prodhon me shume keq se mire.

Submitted by po sikur (not verified) on

vazhdoni keshtu sic e keni zene dhe nuk do te jete e larget dita kur shqiperia te kthehet ne liban.gjuha e njesuar ka qene synim i rilindjes shqiptare.ne 1878 bismarku kundershtoi formimin e shtetit shqiptar midis te tjerash edhe per faktin se nuk kishte shqiptare.kishte vetem fise qe flisnin dhe dinin vetem dialektin e krahines.zoteria dhe te tjere qe mendojne si ai deshirojne kthimin ne ata situate.dhe pastaj habiten nje pjese e shqiptareve pse erdhi aq vone pavaresia.perpara ketyre tipave bollanua duket shenjtor

Submitted by Erion (not verified) on

Plako, e paske bo lomsh fare kete shkrim, ca geg e ca tosk edhe ca "letrare".

Kaq lomsh e ke bo sa u lodha dhe ndalova ne paragrafin e "nãn"!

Pastaj nuk e di nese ka nje fjale te tille ne gegnisht: "lavrimi"!

Lëvrim po, e di qe ka, por lavrim... sikur rrjedh nga fjala laver?!

Vendos cilin dialekt do perdoresh edhe qendro nga fillimi dhe deri ne fund!

Submitted by antropomorfi (not verified) on

O Erjon, fakti qe ti nuk e ke degjuar fjalen "lavrim", nuk do te thote se nuk ekziston. Kjo fjale eshte tipike toske. Varianti "lëvroj" eshte krijuar ne tryeze mbi bazen e atij gege. Gjegjesja toske e "lavroj" eshte "leroj".

Submitted by Erion (not verified) on

Plako, e paske bo lomsh fare kete shkrim, ca geg e ca tosk edhe ca "letrare".

Kaq lomsh e ke bo sa u lodha dhe ndalova ne paragrafin e "nãn"!

Pastaj nuk e di nese ka nje fjale te tille ne gegnisht: "lavrimi"!

Lëvrim po, e di qe ka, por lavrim... sikur rrjedh nga fjala laver?!

Vendos cilin dialekt do perdoresh edhe qendro nga fillimi dhe deri ne fund!

Submitted by Aida (not verified) on

Shkrimi juaj percjell mendime dhe ide qe jane per t'u admiruar.  Dhe per kete, ju perulem.  Sot, me shume se kurre neve na duhen mendimtare te tille.

Mgjt. nuk e fsheh faktin se m'u desh shume durim qe ta lexoja.  Une i perkas nje brezi qe ka lindur dhe  edhte rritur e shkolluar me standardin e shqipes.  Dhe kur lexoj tekste ne gegerisht, me thene te drejten me dhemb koka.  Me duket sikur po lexoj ne gjuhe te huaj, por ama ne nje gjuhe qe s'ka rregulla.  Prandaj ju lutem, nese me te vertete doni qe mesazhin tuaj ta kuptojne edhe ata si puna ime, shkruani ne shqipe standarde. Ju pershendes

Submitted by Blerim (not verified) on

Gegerishtja eshte aq dinjitoze per t'u fol sa edhe toskerishtja. Nen dialekti i Shumbatit ne Dibren e Poshteme eshte aq dinjitoz per t'u fol sa eshte edhe dialekti i Manqellares po ne Dibren e Poshtme, por prane Dibres se Madhe. Problemi nuk eshte tek dinjiteti i dialekteve, por tek gjuha e njesuar e kombit, e cila ben qe luznaket e Dibres te kuptojne shumbatasit e Dibres, kurveleshasit e Laberise, çamet qe banojne ne trojet e tyre ne Greqi dhe qe ende flasin shqip, kumanovasit e Maqedonise dhe, me ne veri, preshevasit qe jane nen Serbi. Ky eshte problemi zoti Ndreca dhe problemi eshte zgjidhur per mbare shqiptaret. Natyrishte qe eshte zgjidhur me leshime, domethen me sakrifikime nga te folmet krahinore. Mua me vjen keq kur shkruaj disa fjale qe i mendoj ne dialekt dhe shpesh i shqiptoj ne dialekt dhe nuk eshte fjala per dhaj, per dhi apo per nja dhjete si kjo, por per qindra. Vjehrra e tim vellai, qe i ka klauar te 70-t, lindur ne fshatrate Laberise, kokës i thote kukë, zanës i thote zërë. Dua te them se keqardhje kane te gjithe, pavaresisht nese kane lindur mbi apo poshte lumit te Shkumbinit, por me pare kane fole ne dialekt e me pas standartin. Fjalen e kam  per brezin tim te 45 vjecareve qe kane lindur ne krahina te ndryshme.

Prof. Shaban Sinani, dibran qe i ben nder Dibres, pyetjes per kundershtite e disave ndaj gjuhes se njesuar ju pergjigj: Problemi nuk qendron tek standardi, ata problemin e kane me veten.

Te perpiqemi te gjithe te flasim dhe shkruajm gjuhen tone te njesuar. Sakrifikimi i dialekteve dhe nendialekteve nuk eshte tradheti, por patriotizem. Sakrificen me te madhe duhet ta bejne mesuesit per t'u mesuar femijeve gjuhen korrekte qe te kuptohemi midis veti, perndryshe nuk na kuptojne dot as te tjeret.

Submitted by hapi (not verified) on

E ke thënë shumë bukur Blerim. Po nuk u morëm vesh mes nesh nuk bëjmë dot para.

Kjo është një lojë e rrezikshme që të sjellësh dialektet si formë identifikimi të grupeve të popullsisë Shqiptare, edhe pse vetë më vjen më kollaj të flas me dialektin e veriut të Shqipërisë  së mesme kur jam me familjen.

Personalisht besoj se gegërishtja ka vend si e folur publike në art, në kulturë, në spektakël, në rrugë, në plot vende por nuk besoj se ka vend si e folur zyrtare në foltoren e parlamentit ose në shkresa zyrtare.

Saliu ka 20 vjet që i përçan Shqiptarët dhe kulmi arriti në '97, pikërisht duke i ndarë në jug e veri.

Submitted by Ano (not verified) on

A ka mundesi te ma perktheje dikush kete shkrimin me siper?

Ju faleminderit.

Submitted by Val Maca (not verified) on

Nuk asht problemi vetem ke mnyra e t' shprehunit  simas t'folmes Gege e Toske ..... Problem asht personi qi mendon se asht pinjoll i t'gjith "gegve" apo i t'gjith "toskve".  E ku ka ma keq kur shkodranja merr permi kurriz qi t'jet e t'tan Gegve ,kur asht veq e shpis e burrit vet.

Miq t'nderuem ! Mirdita asht djepi i gjuhes shqipe, asaj gjuhe qe u rujt me gjak per 500 vjet dhe qe erdhi e pa prekun deri ne kongresin e funit te Gjuhes , aty ku i'u ba' edhe mortja e saj.

Por ka edhe nji gja ma t'randsishme  ! Mirdita e Kapidan Gjonit  nuk ka nxjerr asnjiher grate para burrave dhe ne asnji mnyre nuk mundet qe shkodranja t'jet e t'tane Gegve (mirditasve).

Pra, aktort e Shkodres munden me e majt per veti shkodranen dhe vjershat e mirditasve t'mos guxojn me i perdor per politike !

Gjergj Fishta asht mirditas, po aq sa edhe Kapedani,une  e mijra mirditas dhe nuk mundet me qan shkodraj.

Mirdita nuk ban pazar me bijt e saj dhe nuk i shet as n'Shkoder e as n'Lesh  dhe nuk len askand qe te luej me ta'.

Submitted by Amy (not verified) on

Une jam me orgjine gege, por jam shqipetare por jam shqipetare mbi te gjitha, dhe ne e kemi nje gjuhe zyrtare tashme. Te fillosh  te diskutosh per nje gjuhe te re zyrtare eshte nje cmenduri shqiptare, nuk po gjej dot fjale tjeter per ta pershkruar.  Le ta respektojme njeri tjetrin, dialektet tona, dhe te mundohemi te jemi shqipetare me pare se cdo gje tjeter. Ne te tera vendet eshte nje gjuhe zyrtare, dhe asnje vend nuk tenton t'a ndryshoje. Ne jemi te vetmit qe po mundohemi me te gjitha menyrat te kthejme Shqiperine mbrapsht ne cdo gje. Shikoni o njerez rreth e qark. Kemi shume halle te tjera qe te rrime e te kapemi me gjuhen zyrtare dhe me dialektet. Dialektet le te mbeten dialekte, dhe gjuha zyrtare te mbetet gjuhe zyrtare. Dhe tingello po aq bukur sa tingellojne dhe dialektet.

Submitted by ShypniEtnike (not verified) on

Bile bile dialektet jon pasuni qe e kem , e marre ju koft atyne qe mendojn me unifikue gjuhen e ambel shqipe me dialektet e ndryshme qe i kem secili dialekt tingujt e ndryshem thjesht pasuni ! Merreni gjuhen angleze ka numer tkonsiderushem dialekteve ashtu qe ia vlen me pat edhe gegnishtja tperdornen zyrtare ! Unifikimi asht kombi edhe gjuha kurse dialekti asht pasuni e gjuhes ! Shyqyr zotit qe kemi dialekte tndryshme ! Rrnofshin tan Shyptart anemban bots !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.