Ambasada turke në Kosovë imponon ndalimin e shfaqjes "Të gjashtët kundër Turqisë" në Prizren
Fahri Musliu, gazetar i njohur në Kosovë, shkruan në profilin e vet në Facebook për një ngjarje që paralajmëron se e keqja ka zënë shtrat mirë edhe përtej kufirit tonë.
Dje, më 6 mars, e lexova në portalin Koha.net shkrimin mbi vendimin për ndalimin e shfaqjes teatrale “Të gjashtët kundër Turqisë”, në Prizren, të autorit të mirënjohur, Jeton Neziraj, pjesë kjo e cila është në repertorin e rregullit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është shfaqur në disa qytete të Kosovës dhe në shumë skena evropiane me kritika pozitive, dhe ky shkrim më la pa tekst.
Fjala është për ndalimin e dytë të shfaqjes në fjalë (e para në dhjetor 2024), kësaj radhe me vendim dhe urdhër direkt të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj, e me trysni dhe kërkesën e prerë të Ambasadës dhe Konsullatës së Turqisë në Kosovë. Me çfarë të drejte ndërhyjnë me kërkesë ultimative përfaqësuesit diplomatik të Turqisë mike dhe prej kur duhet zbatuar qëndrimet e diplomatëve të huaj për ngjarjet kulturore?
Më e keqja e kësaj “ngjarje” është “ultimatumi” është bërë me kërkesë të drejtuesve të një subjekti politik të komunitetit turk në Prizren, të cilët i referohen titullit të shfaqjes (ku gjoja fyhet pushteti i Turqisë) por nuk besoj se e dinë përmbajtjen. Mirëpo a mundet një subjekt i tillë politik i një komuniteti jo-shumicë të vendosë për një ndalesë të tillë, çfarë funksioni ka dhe kundër dëshirës së popullatës shumicë?
shkruan Musliu.
Në të njëjtën mënyrë, pështymën në fytyrë nga Turqia e kemi marrë edhe këtu në Tiranë, kur në prani të një gjëje njerëzore si Edi Rama, presidenti turk, Erdogan, prralliste për martirë të Islamit në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Musliu bën thirrje që punonjësit e Teatrit të hidhen në grevë sepse “kur njëherë i hapet dera të keqes, ajo nuk ka të ndalur”.
Më 24 tetor 2024, Igor Buriç shkruante në “Koha Ditore” se vepra në fjalë është “një rrëfim për guximin” dhe ajo merr shkas nga deportimi i dhunshëm i gjashtë gulenistëve nga Kosova në vitin 2018.
Comments
Lerini more llafet, se ska
Lerini more llafet, se ska pike lidhje. Ju qe flisni per demokraci te kulluar pa e care by**en nese nje investitor a mbrojtes i fuqishem i te drejtave te tuaja fyhet, keni nje liste shume te gjate qe nuk e prekni kurre.
Askush nuk ve ne skene drama e shfaq filma per nderhyrjet e skuadrave te marinsave te rregullt te CIAs amerikane ne ndryshimin e regjimeve e presidenteve te amerikes jugore. As atyre qe flasin per grupet e mercenareve te kontraktuar nga pentagoni per "punet" qe ushtaret me flamur ne krah nuk i bejne dot.
Askush nuk ve ne skene dramat algjeriane qe bejne cope Francen, apo dramat e Bollivudit ku anglezet presin krahet e femijeve indiane. Askush nuk shkruan drama per te djegurit e te perdhunuarit came nga ushtria e rregullt greke e kohes.
30 sec ne lajme i dedikohen pervjetorit te asgjesimit te gjysem milioni japonese brenda 1 minute nga bombat amerikane. Ka pra filma e drama plot.
Askush as sot nuk i del kundra Trump psh qe pretendon se ka te drejten te vere gishtin ne harte e te thote, hiqini te gjithe frymoret nga ky vend se dua te bej une ca hotele.
Per me shume, une akoma nuk kam pare drama a libra ne mase, per vrasjet, perdhunimet, djegiet gjalle ne shtepite e tyre te kosovareve nga ushtria e rregullt serbe.
E ju me flisni per 6 persona, pjestar te nje grupi kriminal, qe per pak mori peng ushtrine e te dytit vend ne nato, gjate nje operacioni ku humben jeten mbi 2000 veta nga te cilet shume pak ushtarake. E doni te beni edhe nje drame per kete e ta shfaqni ne prizren ku gjysma flasin turqisht e kane dhe pasaporte turke
Po ato tipat qe futet ne avionet amerikane qe u nisen nga tirana a prishtina e zbriten ne guantanamo mos moren ndonje me vendim gjyqi? Te gjithe ishin me pasaporta jo amerikane pra.
Nje gje: Nuk te japim ty
Nje gje: Nuk te japim ty llogari se do shkruajme apo jo ate qe mendojme. Nuk ekziston! Shiko andej nga erdhe e mos na llap moral ketu!
Me vjen keq, nuk kerkova
Me vjen keq, nuk kerkova aspak llogari. Nese eshte dukur e tille, kerkoj ndjese. E gjithe sa kerkova ishte barazia mes atyre qe bejne pislleqe. Mbase e kam gabim, po thjesht mendova se barazia do ishte gjeja e duhur
Berllogu ( kazani i pleherave
Berllogu ( kazani i pleherave) kosovar i ketij gjysem shteti, turkofobine e ka pillar te qeverisjes.
Faj ketu ka shteti turk qe e ndihmon dhe e perkrah pa kushtezime kete krahine serbe qe si entitet ndodhet ne Ballkan por kulturalisht dhe identikisht si shumice perberese ( popullsi) eshte e mbushur me ardhacake kaukazi ne kohen e P Osmane.
Stimulimi I turkofobise kete shoqeri iliterale nuk do t'a shpjere as ne BE dhe as ne gjirin e shoqerive progresiste.
Turqia duhet t'i hyje me buldozer atij parkut qe mban emrin e hajdutit te bagetive ne Stamboll. Pak a shume te sillet me Kosoven si Trump me Zelensky n.
Nuk kuptojne ndryshe keta harbuter. Turqia as nuk i perfill keta "askush milet" dhe as nuk ka nevoj per ta. Saharaja Perendimore apo Sudani Jugut eshte me i rendesishem se sa kjo palo krahine me qeveri e milet hajvan.
Sulltani deri me tashti eshte treguar shume bujar si ke Kosovistanin edhe ne Arnautistanin.
Mgjth se shalegjati I serviloset tej mase dhe ne shume raste perfiton prej tij dhe po ashtu abuzon.
Shpresojme qe be nje te ardhme ne Turqi te vendoset nje regjim qe harron dinsizat e Kosovistanit dhe largohet nga Arnavutluku.
Servilet e ketyre dy shteteve jane mesuar qe te jene mushka te Perendimit, te mos kene dinjitet. Sa me shume t'i perbuzesh e keqtrajtosh, aq me shume te perulen dhe lepijne kepucet.
Kete gje e kemi verejtur kur Greqia i fuste ne kafazet e qenve dhe i kthente ne kufi. Si kosovaret edhe shqiptaret kuptojne vetem gjuhen e hurit.
Parti-Enver jemi gati
Parti-Enver jemi gati kurdoher! Parti-Enver jemi gati kurdoher!
Add new comment