Arkiv-Opinion

Sa duhet të shqetësohemi për identifikimin e votuesve?

Postuar në 10 Tetor, 2011 04:43

 

Ramiz Alia i la të gjithë të pakënaqur

Postuar në 09 Tetor, 2011 07:27

Ramiz Alia ishte kaq virtuoz në artin e të mbijetuarit sa pas vdekjes së Enver Hoxhës i mbeti pushteti në duar. Nuk më është dukur ndonjëherë se besonte në komunizëm; por atë maskë i duhej të mbante, për të shpëtuar kokën. Përveç kënaqësive të thjeshta që të jep pushteti, nuk më është dukur as që ta shijonte veçanërisht drogën e sundimit mbi të tjerët.

Kishte diçka prej qelqi në personin e tij, që e bënte shikimin e tjetrit të kalonte tej për tej, pa u ndalur gjëkundi. Diçka prej hijeje, ose prej një pranie që nuk është tërësisht materiale, ose e konsoliduar në këtë rruzullim.

Shënime për Ramiz Alinë e këtyre 20 vjetëve

Postuar në 08 Tetor, 2011 16:15

Kam shkruar shpesh për Ramiz Alinë. Në këto ditë që ai na la, u jam kthyer shënimeve për të e desha t’i rifreskoja pak disa prej tyre…

Aty nga fundi i vitit 1990, lexoja ato që shkruheshin gjatë natës nëpër muret e Kavajës e Tiranës dhe drithëroja nga brohorimat e turmave, që më në fund dukej se do kalonin pa u ndëshkuar edhe pse shfaqnin urrejtje për Hoxhën, duke e krahasuar atë me Hitlerin. E më pat shkuar disa here në mend gjyqi për krimet naziste që u zhvillua pas luftës, në Nyrenberg të Gjermanisë.

Talk-show nuk është as thjesht ‘talk’, as thjesht ‘show’

Postuar në 08 Tetor, 2011 02:31

Televizionet tona transmetojnë kryesisht programe të tipit talk show, të cilët nënkuptojnë një studio të mbushur me të ftuar, të cilët flasin me radhë, shpesh dhe pa radhë, mbi një argument të caktuar. Nuk kanë të numëruar programe të tilla këtej nga anët tona, të cilat kanë kapur intervalin më bombë televiziv, atë që fillon në orën 21.00 e mbaron në 23.00. Gjithë beteja nëpër televizionet e botës bëhet mbi këtë interval të artë kohor, por në Shqipëri e kanë të thjeshtë: ia lënë në dispozicion programeve talk-show.

Ramiz Alia nuk ishte Tien Hsiao Pin

Postuar në 07 Tetor, 2011 11:45

Pas një interviste që djemtë e ish-kryeministrit bavarez, Franz Josef Strauss, i dhanë para ca vjetësh gazetës “Panorama”, shkruajta një koment rreth perfomancës së Ramiz Alisë në periudhën pas vdekjes së Enver Hoxhës. Me rastin e vdekjes sot të Ramiz Alisë, po riprodhoj këtu një pjesë të atij komenti.

Steve Jobs ikën nga kjo botë mes nderimesh të mëdha

Postuar në 07 Tetor, 2011 06:25

In Memoriam

Postuar në 06 Tetor, 2011 15:49

Para dy ditësh ndërroi jetë  Profesor Enver Faja një ndër arkitektët e urbanistët e shquar të vendit, pedagog i urbanistikës në Fakultetin e arkitekturës, autor e bashkautor i shumë veprave të ndërtuara në Shqipëri, dhe në vitet 1992-1996 ambasador i qeverisë Demokratike në Poloni.

Vdekja e parakohshme e tij pikëllon jo vetëm familjarët dhe të afërmit e tij por edhe kolegët e studentët e tij, miq e dashamirë dhe ata që punuan me të për një Shqipëri më të mirë e demokratike.

Perëndimi – pasqyrë apo dritare?

Postuar në 06 Tetor, 2011 15:34

Arbër Zaimi, te “Faqet e mesit” të ResPublica-s, polemizon me shkrimin tim “Mall për komisarët”, duke iu dukur e dyshimtë, ndër të tjera, teza ime se ndërkombëtarëve, njëfarësoj, u ka mbetur në dorë pushteti soft në punët e Shqipërisë; si dhe teza tjetër, të cilën unë vetëm sa e cek, për shoqërinë shqiptare si të papërgatitur, dhe deri-diku të papajtueshme (incompatible) me modelet sociale që ka adoptuar, edhe nën trysninë e faktorit ndërkombëtar.

Kriza e borxheve dhe pritshmëria shqiptare

Postuar në 06 Tetor, 2011 04:20

Ekonomia europiane po kalon një periudhë të vështirë. Qeveritë e çdo vendi po marrin masa për të kufizuar efektet negative të krizës së borxheve. Bashkimi Europian dhe vendet e Eurozonës po bashkërendojnë masat për të shpëtuar nga falimentimi ekonominë e fqinjit tonë jugor, Greqisë, si dhe për të kufizuar në maksimum përhapjen e krizës së borxheve në vendet e tjera europiane. Deri më tani tregu nuk ka krijuar besimin e duhur tek autoritetet dhe nuk kanë bindje se masat e tyre janë cilësisht të duhurat dhe të mjaftueshme.

Një këndvështrim matematik për zgjedhjet shqiptare

Postuar në 05 Tetor, 2011 17:44

Analiza në vijim përqëndrohet në tre pika dhe ka për qëllim të saktësojë në gjuhën e shifrave disa çështje të cilat shpesh herë janë objekt i komenteve dhe debateve politike.

 

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion