Arkiv-Opinion

Një profesor më pak

Postuar në 15 Shtator, 2011 02:13

Me vonesë të madhe mësova për vdekjen e prof. Hamit Beqes, mik i familjes të cilin e kam takuar që kur kam qenë fëmijë, por edhe që më ka dhënë mësim në universitet.

Edhe pse i njohur vitet e fundit kryesisht nëpërmjet librave me natyrë eseistike që merreshin me psikologji të aplikuar, prof. Beqja pa tjetër duhet kujtuar edhe si një nga ideatorët dhe promotorët kryesorë të politikave arsimore shqiptare gjatë viteve 1960-1970.

Përse duhet paguar taksë televizori për dritat e shkallës?

Postuar në 14 Shtator, 2011 09:07

Kjo faturë e CEZ Shpërndarjes, i takon datës 27.08.2011 dhe është një nga mijra fatura që kjo kompani shpërndan për çdo muaj për familjet shqiptare. Në rastin më të mirë këto fatura i gjen rëndom mbi kasetat metalike që mbajnë aparatet matëse të energjisë elektrike, sepse në të shumët e rasteve edhe nuk të vijnë fare.

Midis faturave familjare, është edhe një faturë e përbashkët për të gjitha familjet që përmbledh një shkallë/hyrje pallati, e cila faturon energjinë elektrike të konsumuar nga llampat që shërbejnë për ndriçimin e kateve të asaj shkalle.

Shqipëria dhe Konferenca Islamike.

Postuar në 14 Shtator, 2011 04:15

Për shumë vite, prezenca e Shqipërisë si anëtare e Organizatës së Kombeve Islamike (OKI) është komentuar si devijim nga orientimi pro-perëndimor i Shqipërisë apo si tregues i ngjyrasave pro-islamike të qeverisë shqiptare dhe vazhdimisht është bërë thirje për daljen nga kjo organizatë.

Gjiganti gjerman

Postuar në 13 Shtator, 2011 07:35

Tronditja me të cilën serbët ende vazhdojnë t'i shërojnë plagët pas vizitës së kancelares Merkel Beogradit, vazhdon të jetë ende e madhe. Kërkesa publike e saj për shuarjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës, për Serbinë pati aq pasoja saqë politikanë që deri dje pak a shumë në heshtje kanë aprovuar politikën e Tadiqit, tashmë haptazi kërkojnë të ketë një ndërrim radikal të kursit. Atë që politikanë si Jovanoviqi, Drashkoviqi apo edhe vetë Miçunoviqi e thonë publikisht - privatisht e pranon edhe Tadiqi.

Gishtëza

Postuar në 12 Shtator, 2011 05:02

Ky është një fjalim i mbajtur në Akademinë franceze, më 1 mars 2011, gjatë konferencës me temë: “Sfidat e reja të edukimit”. Asëll-asëll nuk është fjalim; është një si leksion mbi ndryshimin epokal që ka sjellë bota high-tech, mbi një ndryshim epokal, që ka prodhuar një njeri tjetër, rrjedhimisht një njerëzim tjetër. Leksioni jepet me një gjuhë të thjeshtë, aq sa filozofi i madh francez, Michel Serres (ky është autori i leksionit), bëhet i kuptueshëm edhe për mendjet më përtace. Ai ka folur në Akademinë franceze, por këtë ligjëratë, me këtë gjuhë, mund ta mbante edhe në një gjimnaz.

Shqipëria për shitje - nga qeveria

Postuar në 12 Shtator, 2011 03:07

Krahas shumë funksioneve antinjerëzore dhe antikombëtare qeveria shqiptare e vitit 2009 ka marrë edhe funksionin e agjensisë imobiliare në aktivitetin e të cilës përfshihet shitja e 28 mijë km² të Republikës së Shqipërisë dhe zonave të saj detare. Kur flasim për shitje të Shqipërisë nuk është fjala për shitje interesash kombëtare në politika ekonomike apo favore ndaj të huajve për të qëndruar në pushtet, sepse këto afera kanë dominuar historinë e Shqipërisë që nga koha kur ajo filloi të dokumentohej.

Furgoni me fëmijë drejt greminës

Postuar në 11 Shtator, 2011 03:13

Politikë me metafora

Postuar në 11 Shtator, 2011 02:13

Rasti Palestinez dhe si Shqipëria mund të lobojë për Izraelin.

Postuar në 10 Shtator, 2011 05:08

Në datën 7 Shtator, gazeta MAPO botoi një artikull nga Tonin Gjuraj me titull “Rasti Palestinez dhe si Shqiperia mund te loboje për Kosoven.”

 

Përse do na duhej kjo Shqipëri në BE?

Postuar në 09 Shtator, 2011 05:13

“Shqipëria po i afrohet një tjetër dështimi të rëndë, pas atij të një viti më parë kur u refuzua kërkesa për statusin e kandidatit”, tha Rama para ca ditësh në mbledhjen e grupit të vet parlamentar, në përgatitje të sezonit të ri politik. Dhe shtoi në një përpjekje tjetër për të përforcuar qasjen e re institucionale e konstruktive: “Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion