Përse do na duhej kjo Shqipëri në BE?

Postuar në 09 Shtator, 2011 05:13
Mustafa Nano

“Shqipëria po i afrohet një tjetër dështimi të rëndë, pas atij të një viti më parë kur u refuzua kërkesa për statusin e kandidatit”, tha Rama para ca ditësh në mbledhjen e grupit të vet parlamentar, në përgatitje të sezonit të ri politik. Dhe shtoi në një përpjekje tjetër për të përforcuar qasjen e re institucionale e konstruktive: “Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale”.

Ka të drejtë Rama, kur premton që do të bëjë çmos në mënyrë që t’mos na refuzohet për herë të dytë kërkesa për të marrë statusin e kandidatit? Sipas meje, nuk ka të drejtë. Ai e bën këtë, ndoshta, për t’u ardhur sipas midesë ambasadorëve, pa të cilët (pa diplomacinë ndërkombëtarë, në përgjithësi) ai s’mund të vijë në pushtet, dhe duket se në këtë pikë s’e ka gabim; e bën këtë edhe për të përkufizuar më mirë portretin e ri të vetin, atë të një opozitari që në mendje ka më së pari interesin publik e kombëtar, e pastaj atë personal e partiak.

E thashë pak më sipër që, nëse e bën për të bërë figurë të mirë me ndërkombëtarët e për të fituar pikë në sytë e diplomacisë perëndimore, nuk ke ç’i thua. Ngjarjet e kohëve të fundit kanë treguar se për të fituar zgjedhjet e për të ardhur në pushtet, përveç konsensusit elektoral, lipset dhe mbështetja ndërkombëtare. Më saktë, liset që ndërkombëtarët të kenë një mendim të mirë për opozitën. Mirë, keq, është kështu dhe s’e luan as topi. E në këtë kuptim, nuk mund t’i thuash më: “hej Rama, varu teneqen atyre të ambasadave!” Unë e kam pritur fillimisht me simpati një lloj pavarësie të Ramës ndaj tekave ambasadoriale; madje, dhe e kam përshëndetur një si ftohtësi të tijën përballë ambasadorëve. Mirëpo, kjo sjellje, që ca e kanë përkthyer si demonstrim të përpjekjeve për të ushtruar ca funksione në mënyrë sovrane, e që ca të tjerë e kanë përkthyer si arrogancë provinciale, nuk i dha asgjë opozitës.

Mirëpo, kur vimë tek ideja se Rama don të dëshmojë që në zemër ka interesin kombëtar përpara atij partiak, dhe – në këtë funksion – tek premtimi se “ne do të bëjmë çfarë kemi në dorë për t’mos patur një refuzim tjetër”, gjërat kërcasin pak. Shqyrtimi i kërkesës për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE do të bëhet shumë shpejt, dhe deri atëherë situata politike në Shqipëri nuk ka për të ndryshuar kushedi se çfarë. Do të jenë miratuar një numër ligjesh, që presin praninë e vullnetin pozitiv të opozitës, por asgjë më shumë. 12 përparësitë, për të cilat flet Rama, nuk janë gjëra që arrihen brenda muajsh. Përkundrazi, duhet ca kohë e mirë në dispozicion, reforma të thella, dhe vullnet i fortë i maxhorancës për t’iu rikthyer me motivim tjetër disa prapësive që ka bërë. Fjala vjen, si do të bëhet me këtë administratë publike të politizuar e të tribalizuar? Ç’qëndrim duhet të mbajë opozita? Duhet të bëjë sikur s’ka asnjë problem me synimin që t’i prishim mendjen BE-së? Nuk duket se është kjo zgjidhja. Edhe sikur të supozonim se BE-ja do magjepsej thjesht prej konsensusit maxhorancë-opozitë, edhe sikur eurokratët të pranonin ta hanin topin ndërshalë, do të lindnin dy pyetje të vështira. E para: Ç’interes ka opozita, nëse Europës i hidhet hi syve, apo nëse Europa, për një idiotësi a interes të vetin, na pranon kështu si jemi? Asnjë interes. Në këtë histori ka një interes berishian, i cili konsensusin e opozitës e përdor për ta kandisur Europën t’na pranojë në gjirin e vet, ndërsa anëtarësimin eventual në BE-së e përdor si një fitore të tijën personale. Kështu bëri me NATO-n, e nuk besohet se ka ndonjë shqiptar që e ka harruar. S’ka kaluar shumë kohë prej atij momenti.

Pyetja e dytë: Kujt i lipset anëtarësimi në BE i një Shqipërie të sunduar në mënyrë tribale? Askujt s’i lipset. Neve të gjithë na duhet në radhë të parë një Shqipëri europiane. Me fjalë të tjera, e duam anëtarësimin në BE si rrjedhojë të kësaj Shqipërie europiane. Madje, sikur të na duhej të zgjidhnim midis Shqipërisë Europiane jashtë dyerve të BE-së e Shqipërisë berishiane të anëtarësuar në BE, do të ishim bajagi trushkulur po të zgjidhnim të dytën.

Dhe nuk është vetëm problemi i administratës publike. Shqipëria e sotme dallohet për një deficit të ububushëm demokratik (më 8 maj u vodhën zgjedhjet në mënyrë të hapur, ashtu si vjedhin të fortët këtyre anëve), për faktin që nuk ka rule of law e që ligji për ca zbatohet e për ca të tjerë shkelet (derrat janë më të barabartë se të tjerët përpara ligjit, thosh Orwell-i), për faktin që institucionet janë pothuaj të gjitha (për pak muaj bëhen absolutisht të gjitha) në duar të satrapit tonë, për faktin që korrupsioni bëhet sheshit (Meta me bllokun) e mbetet i pandëshkuar, për faktin që pushteti vret qytetarët e vet (Gërdeci, 21 janari, etj), e çështjet mbeten të pazbardhura në presionin e njerëzve me pushtet, që janë autorë të krimeve në fjalë, etj, etj.

Të gjitha këto janë probleme të pazgjidhura e, sipas të gjitha gjasave, do të mbeten të pazgjidhura derisa të vijë momenti i ridiskutimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat. Do të mbeten objektivisht të pazgjidhura ca ngaqë duan kohën e tyre për t’u zgjidhur, e ca ngaqë duan vullnetin politik. Që të dyja këto mungojnë.

Prandaj nuk kuptohet mirë gatishmëria e Ramës për të bërë të vetën në këtë proces “në të mirë të interesave kombëtare” në mënyrë që refuzimi të mos ndodhë. Ky premtim i udhëheqësit socialist ka kuptim veç në një rrethanë: Edi Rama është i mirinfomuar që Brukseli do t’i thotë ‘jo’ kërkesës së Berishës, dhe po ofron gatishmërinë e vet thjesht për t’u thënë nesër shqiptarëve: është faji i pushtetit, e kurrë s’kemi për të bërë përparime në rrugën drejt anëtarësimit në BE përsa kohë që në pushtet është Berisha e të tijtë.

Nëse është kështu, sjellja e tij është disi e përligjur. Nëse jo, atëhere nuk merret vesh se ku do shkojë me këtë logjikë.

Comments

Submitted by fillestari (not verified) on

Eshte e vertete (fatkeqesisht) se ne nuk jemi gati per ne EU. Jo vetem per ceshtjen e mungeses se frikeshme te demokracise ne vend (ne kete aspekt i ngjajme me shume Kazakistanit, atdheut te Boratit sesa Gjermanise e Frances). Por edhe per nje mungese te nje leadershipi europia, qe mund te ulen si njerez dhe jo si barinj ne nje tavoline me te fuqishmit e botes dhe te bejne figure te pranueshme.

Keta jemi dhe sado turp te na vije nuk ndryshojme dot brenda nates. Por deri sa te na vije ajo ore e mbare kur opinioni yne publik te jete pjekur e tu jape perparesi leaderave me te edukuar e normale sesa aktualeve (z. Berisha eshte ne nje lige te tije - por jo se socialistet jane kushedi sesa me te mire qe ti themi gjerat sic jane tamam), mbase nuk na bene keq qe per ca kohe ti mbajme perbrenda keto provincializmat tona te vogla dhe mos te behemi gazi i botes qe na shikon neper televizore.

Eh sikur te kishim nje leader memec; qe te tundte koken dhe mos te hapte dot gojen perpara botes sa perpara do te ishim tani ne procesin e integrimit...

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Mustafa e ke përmbledhur shumë bukur!

BE nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është demokratizimi i Shqipërisë, respektimi i ligjit dhe pasja e institucioneve të shëndosha. Qëllim është të kesh një ushtri ku kryekomandanti nuk tutet para një telefonate gangsteri, ku prokurorët nuk tuten nga kërcënimet e një personi dhe ku gjykatësve nuk u vihet tritol. Një vend ku atyre që shkelin ligjin i bëhet një gjyq i drejtë e pavarësisht pozicionit që kanë dhe që marrin dënimin sipas ligjit.

Nuk e kuptoj se si Rama vendoska mbi interesat e partisë interesat e kombit për këtë çështje. Normalisht interesat e cilësdo partie dhe interesat e kombit janë një. Normalisht dallimi mes partive qëndron ose në dallime mbi idenë që ka çdo parti për interesat e kombit (psh: një parti me bazë fetare VS një partie me bazë laike) ose në dallime mbi rrugën që duhet ndjekur për interesat e kombit.

Rama paska shpikur një doktrinë të re: Interesat e kombit dhe të partisë mund edhe të puqen në momente e pika të caktuara, por jo gjithmonë.

Të paktën Saliu doktrinën e vet e ka të qartë: Interesat e kombit dhe të partisë janë në shërbim të interesave të familjes Berisha, në çdo kohë e çdo situatë.

Zgjidh e merr mes ktyre dyjave, o komb!

Submitted by Et'hem Bilali. (not verified) on

Jam shume dakort me te gjitha sa thua,Z.Nano.Ne nje normalitet politik kundershtimi i ç;'do kujt me argumenta kur je ne te drejten tende,eshte shume normal.Bile kjo i tregon vendin kujdo,qofte ky edhe ambasador ,qofte ky edhe i Amerikes apo i FYROM.Kur shoh se si sillen ambasadoret ne Shqiperi,me vjen ne mendje nje thenie e Shokut Enver se"Amerika eshte Xhandari nderkombetar i botes".Ne fakt Amerika eshte edhe Xhandari nderkombetar,por jo siç thoshte Shoku Enver.Amerika       eshte dhe duhet te jete Xhandar nderkombetari botes per sa kohe ne bote ka akoma regjime  kopukesh apo kusaresh.Ndersa une qytetari i thjeshte i ketij vendi me vjen shume keq kur shoh se Shqiperia eshte kthyer ne "Republike Ambasadoresh".Perseri une qytetari i thjeshte i Republikes,ne edukaten dhe pergjegjesine time ,as nuk dua te di se kush eshte Ambasador ne Shqiperi,i kujtdo vendi qofte,jo me karagjozllekun  e nje banori shkrepash,por me dinjitetin e ç'do qytetari normal te ç'do vendi te botes.Kjo per nje fakt te thjeshte;Nuk i kam borxh askujt dhe jam ne te drejten time dhe kur eshte ne te drejten e tij ,njeriu eshte dinjitoz edhe para kujtdo,qofte ky edhe Ambasador.E pra Zoti Nano,nuk e di nese Zoti Rama eshte ne te drejten e tij,e ka dinjititetin e nevojshem,argumentat e nevojshem edhe per te kundershtuar,kur duhet ,apo  biseduar ose bindur qofte Bruxelin qofte Washingtonin.Druaj se jo, se per vete karakterin qe ka Zoti Rama,do ishte kundershtar ose partner korrekt me nderkombetaret,cilesi qe ashtu si dhe ti,ja pelqej edhe une.E per keto ,Zoti Rama ben "se do te leshoje per interesa madhore te vendit", por jashte deshires se tij, i imponuar nga deficiti i cilesive te siperpermendura,dinjitet,reciprocitet,argumenta.Dhe me kryesorja; BESIM!

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti nano nuk dija ku te te shkruaja prandaj po ju shkruaj ketu. Ne daten dy shtator zoti arvizu beri nje deklarate ku tha qe populli duhet te ushtroi presion mbi politiken, dhe mori si shembull vendet tona fqinje duke treguar qe ato e arriten kompromis
Vendi qe u mor per shembull ishte kroacia ku kryeministri dha doreheqjen per te miren e krocaise qe te shkonte drejt BE dhe vet perfundoi ne burg per korrupsion. Na nxirni nje artikull ku te jepni mendimin tuaj per kete thenie te arvizu se asnje gazete nuk e ka bere paralelizmin midis kroacise dhe shqiperise per kete ngjarje

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

"Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale”.

Kjo Shprehje eshte thjesht per te lare Gojen.......Qe medemek se kemi ne fajin por Pozita ( Ajo e ka gjithe diten por Who Cares?)

Tani pas dy vjetesh zvarritje jashte parlamentit dhe kur humbi "I vodhen" Bashkine.....u Kujtua qe ne Shqiperi eshte akoma Larg Dita per Tu Zgjedhur nga Vota e Drejtperdrejt.Pra fati i Zgjedhjeve varet nga Dallaveret mbi Tavoline apo nen Tavoline te Klaneve-Tribuve-Familjeve.

Pra e Gjithe ajo Zhurme qe beri me Maximumin ne 21 janar ishte Thjesht nje Rruge per Tu bere Kryeminister ( E Deshtuar) Tani c'del ? E Drodhi kuptohet do beje te gjitha llojet e Marreveshjeve (Dallavereve) o per Te Mbajtur Prape Kryetarin e Partise ose ne Rastin me te Mire (Dhe te pamundshem)  per Tu bere Kryeminister......

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Tamam!

Submitted by ervin (not verified) on

Lum ti o Muc enderrimtari qe beson se ardhja derimesot hipotetike e Rames ne pushtet do te sjelle zgjidhjen e te gjitha problemeve qe ti ngre dhe qe ne shqiptaret heqim mbi kurriz. Mjere ti o berishofob i i pathyeshem qe beson se keto probleme do te zgjidhen duke zevendesuar Berishen 2011 me Ramen 2011( lexo Berisha destruktiv i 98-s). Po Rama sa demokratik e kolegjial eshte ne drejtimin e partise se vet dhe pushtetin beson se e deshiron ne menyre spazimante thjesht per te miren e vendit apo edhe per ndonje dobi te "vockel" personale apo klanore se ai te pakten nuk ka familje?A beson vertet se e gjithe pasuria e ketij qingji te urte te politikes shqiptare thjeshtezohet ne 3 000 Euro dhe se te gjitha gabimet e tij si Kryetar opozite vijne si pasoje e naivitetit apo si pasoje e nje babezie per pushtet qe per nga sasia nuk i mbetet prapa asaj berishiane kurse nga gjenialiteti eshte si te krahasosh fundin e nje pusete me kapak te vjedhur me majen e malit. Po brenda asaj partie nuk ekziston askush tjeter i zoti qe ta hedhe knock-out fobine tende? Nese ti beson edhe une po sforcohem te besoj cka ti thua. Nje sugjerim nese me lejohet: perse nuk shikon pertej Rames qe eshte konsumuar si alternative pushteti me teper se vete Berisha edhe per faktin se nuk jep alternativa konkrete por vetem hedh tym. Sa per marifetin e 8 majit te jesh i bindur se nuk ka politikan sot ne bote qe 10/260 000 vota nuk do ti manipulonte ne dobi te interesit te vet politik pra boll me kete pallavren e vjedhjes se nuk pi me uje.

Submitted by ben (not verified) on

I dashur Ervin,

jam shume dakord me komentin tend vecse ne rastin e vetem kur ti mendon se Mustafai beson

qe ardhja e Edi Rames do te jete nje zgjidhje.Une te siguroj se Mustafai nuk beson vete por ai kerkon qe ne ti besojme atij se vetem keshtu lahet inati i tij kundrejt Berishes.

Me nje fjale pune inatesh personale nga gazetar me mentalitet provincial mesjetar kanunor qe shprehet ne gjuhen moderne dhe shpesh here ultra moderne kopjuar prej gazetareve te huaj perendimore.

Submitted by luani (not verified) on

Bravo. Vazhdo merru me gishtin, dhe jo me Henen.
Dhe shprehja "Sa per marifetin e 8 majit te jesh i bindur se nuk ka politikan sot ne bote qe 10/260 000 vota nuk do ti manipulonte ne dobi te interesit te vet politik pra boll me kete pallavren e vjedhjes se nuk pi me uje." tregon pikerisht mentalitetin aktual te drejtuesve tane. Bravo. Prandaj s'behemi ne se na sundojne plehra si puna jote.

Submitted by Agush (not verified) on

nuk na duhet sepse  une e shikoj keshtu, ketu pensioni  mesatar eshte 100euro ne be eshte te 1000euro,per mos folur dhe per gjera te tjera,si mundet ta shikojme ne sy nje evropjan dhe te ndihesh i barabarte..

Submitted by A.G (not verified) on

Perse na duhet?!Thjesht,kur fillon "dynjaja" e ndahet ne grupe duhet te shkosh me me'te fortin'',pavaresisht se "grupi" mund te te ngarkoje per detyre te pastrosh "gropat septike",por ne fund te fundit dukesh ne syte e botes edhe ti si i fort,si pastruesja ne ministri qe kur e pyet ku punoin te thote ne ministri...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.