Arkiv-Opinion
Muri ra, po pastaj?
Është thuajse e pamundur të shoqërosh një gazetar a një intelektual tjetër çfarëdo të huaj që mos të të bëjë pyetjen: Mendoni se ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, ka prirje bashkimi të tyre, mund të realizohet dikur një Shqipëri e madhe?
Unë u përgjigjem të gjithave me jo: Nuk ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, shumë pak mund ta dëshirojnë një bashkim e për rrjedhim nuk ka për t’u realizuar ndonjëherë Shqipëria e madhe.
Për blogger-in Rama
Nuk ka asgjë të keqe në një politikan që i hedh mendimet e veta në blog, apo që kontribuon në publicistikë. Përkundrazi, kjo është një sjellje e lavdërueshme politike, që së paku dëshmon se politikani nuk është automat, ai zotëron aftësinë për të shkruar. Kjo aftësi nuk është për të mos u marrë parasysh, duke njohur analfabetizmin funksional të shumë pushtetarëve e parlamentarëve tanë.
Sublimimi i gjakmarrjes
Javën e kaluar në gazetën Shqip pati një diskutim mes Ndue Dedajt dhe Mentor Kikisë. Pavarësisht dallimeve, të dy diskutuesit ngrenë zërin kundër spekulimeve që bëjnë disa shoqata dhe media në trajtimin e gjakmarrjes dhe sidomos të fëmijëve të ngujuar. Rastet konkrete që përmend Ndue Dedaj dëshmojnë se jo rrallë bëhet allishverish me nocione të tilla kanunore si gjakmarrja, ngujimi, pajtimi etj.
Demokratikisht...
“Demokracia. Ajo nuk premton asgjë për askënd, dhe pretendon shumë nga të gjithë ne.” (G.Zagrebelsky)
Çështja nuk është aspak nëse mundemi apo jo të mësojmë “demokratikisht”, të sillemi në këtë mënyrë dhe të flasim këtë gjuhë, por cilat janë arsyet pse duhet të përqafojmë atë sistem vlerash dhe parimesh që përbëjnë dhe thelbin e këtij sistemi. Pra, nëse ndalemi një çast, rrugëtimi drejt instaurimit të demokracisë duket të jetë një rrugëtim i individit në gjirin e shoqërisë.
Meta, METE, dhe skraparllinjtë
Gazetarë, na ndihmoni!
Para disa ditësh ne i dhamë hapësirë një polemike mes dy mjekëve të njohur, Pajtim Lutajt e Mentor Petrelës. Lajmiet që dhamë ishin neutrale. E nuk kish se si të ish ndryshe, pasi nuk kishim mundësi të zhbirilonim në arsyet e njërit apo tjetrit. Ne folëm fillimisht për një intervistë të doktor Petrelës, të publikuar në një nga të përditshmet shqiptare, e më pas i bëmë jehonë reagimit të doktor Lutajt. Ky i fundit, i nxitur nga lajmi që dhamë lidhur me këtë polemikë, na ka shkruar përsëri. Shumë shkurt.
12x60=720
Vetëm tre vjet para se të vdiste, shkrimtari i madh amerikan William Faulkner, kishte pranuar një ftesë të çudtishme dhe për atë kohë, thellësisht të pazakontë. Universiteti i Virginias e kishte ftuar që për katër semestra të bashkëbisedonte për letërsinë e tij, dhe jo vetëm të tij, mënyrën e të shkruarit, lexuarit, shikuarit të botës, jetës së tij e çka jo tjetër.
Mjerimi i diskursit publik
[Para disa ditësh] botova një shkrim për çështje të kulturës së gjuhës te ResPublica; siç e prisja, pati disa komente negative, meqë shkrimi drejtohej pikërisht kundër një refleksi të kushtëzuar që i ka rrënjët të thella në pavetëdijen tonë gjuhësore.
Peisazh shqiptar ose parazitizëm
Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër private prej qerpiçi, së cilës pritet që nga dita në ditë t’i bjerë çatia. Dy dhoma e një kuzhinë. Një banjo më tepër se modeste, ku mëngjesi shoqërohet ende me një pasqyrë dore dhe ku sapllaku është, si të them në vend të dushit, si njëherë e një kohë.
Arsimi publik është në duar të militantëve
Pardje, në Shqip, ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafajt. Me siguri, ajo letër (e klasifikuar tek ‘letrat e hapura’) ka për të kaluar pa u vënë re. Në fund të fundit, fakti që një mësuese kërkon t’i thotë diçka ministrit nuk ka në vetvete ndonjë rëndësi kushedi se çfarë, sidomos kur marrim në konsideratë përparësi të tjera ku e ku më të mëdha që mund të ketë në këtë vend.