Arkiv-Opinion

Vetëm një, apo shumë debate të munguara?

Postuar në 03 Shtator, 2011 06:21

Pyetja që shtron Eduard Zaloshnja nëse edhe në Shqipëri do të ketë ndonjëherë një debat mbi politikat fiskale dhe buxhetore të qeverisë mund të quhet korrekte! Një pyetje e tillë mund të ngrihej edhe për shumë fusha të tjera, politikat arsimore përshembull, veçanërisht në arsimin e lartë! Mund të quhet korrekte edhe shpresa e Zaloshnjës që një debat të tillë ta hapë PS-ja! Por në kontekstin e kësaj shprese, dy pyetje-shqetësim do të ishin akoma edhe më korrekte te shtroheshin: Një pyetje do të ish, po përse PS-ja nuk merret me to?

Gorbaçov: Thyerja e akullit me Helmutin (III)

Postuar në 03 Shtator, 2011 05:22

Në verën e vitit 1990, pasi të dy kishin negociuar detajet e ribashkimit gjerman, marrëdhënia e tij me Kohlin ndryshoi. Akulli më në fund u thye kur Gorbaçovi dhe gruaja e tij Raisa udhëtuan në Gjermani në nëntor, për të vizituar Kohl-ët në shtëpinë e tyre në Oggersheim, në Gjermaninë Perëndimore dhe për të parë Katedralen e Speyer-it aty afër sëbashku. Ata madje e hëngrën drekën në restorantin e preferuar të Kohlit, Deidesheimer Hof. Që të dy madje iu drejtuan njëri-tjetrit në emër për këtë rast - një arritje në mardhënien e tyre.

Tirana, si duhet rikompozuar?

Postuar në 02 Shtator, 2011 05:33

“Të mos dish të orientohesh në një qytet nuk do të thotë shumë. Duhet një farë praktike për të humbur në të, sikurse mund të humbasësh në një pyll. Emrat e rrugëve duhet t’i flasin vizituesit si kërcitja e degëve të thata, rrugicat e qendrës duhet të rrokëzohen pa pasiguri, sikur orët e ditës në një zbritje nga mali. Këtij arti iu afrova vonë, ai më përmbushi ëndërrën, në të cilën gjurmët e para do të ishin labirinte mbi letrat thithëse të fletoreve të mia”.

                                                                                        Walter Benjamin

Qeveri teknike para zgjedhjeve të 2013-ës?

Postuar në 02 Shtator, 2011 03:32

Po të krahasohen votat që mori Edi Rama në zgjedhjet e fundit për Bashkinë e Tiranës me ato që mori në 2007-ën, mund të thuhet se ai realizoi një mrekulli elektorale. Në 8 maj 2011, Rama mori plot 27 mijë vota më shumë se sa kishte marrë në vitin 2007. Dhe në zgjedhjet e 2007-ës, ai kishte patur edhe përkrahjen e LSI-së (LSI-ja mori rreth 19 mijë vota në Tiranë në ato zgjedhje), ndërkohë që e pati kundër në 2011-ën (LSI-ja mori rreth 20 mijë vota në Tranë në zgjedhjet e fundit).

Ç’do të ndodhte sikur emrat të përktheheshin në çdo gjuhë?

Postuar në 01 Shtator, 2011 11:35

Nëse bën një kërkim në internet nuk gjen shumë rezultate që vijnë nga gadishulli iberik me një shënim që shpjegon kuptimin pas emrit më të famshëm spanjoll: José Luis Rodríguez Zapatero (mbiemri i tij do të thotë këpucari) – një emër që gëzon edhe piloti i Formula 1, Michael Schumacher.

Ky regjim mund të mundet me vota

Postuar në 01 Shtator, 2011 05:41

Ideja e shkrimit tim të fundit (me titull: “Duhen numra, jo dëngla morale”) u kish rënë rëndë në stomak një numri opozitarësh. Është një gjë që e prisja, pasi ideja e shkrimit ishte shumë pikante.

Gjuha e Mujit

Postuar në 31 Gusht, 2011 05:26

Çfarë gjuhe fliste Muji i Ciklit të Kreshnikëve?

Pyetja në vetvete tingëllon absurde, meqë Muji si personazh i Ciklit të Kreshnikëve në versionin shqip, nuk mund të flasë veçse shqip.

Nga ana tjetër, dinamikat narrative të Ciklit zhvillohen gjithnjë si ballafaqime mes turqve (Mujit, Halilit dhe çetës së tyre) dhe kaurëve (shkjave, njerëzve të Kralit). Me të drejtë është vënë në dukje nga disa studiues, se fjala turk, në këtë kontekst, i referohet fesë myslimane të Mujit me shokë, jo etnisë ose kombësisë së tyre.

Duhen numra, jo dëngla morale

Postuar në 30 Gusht, 2011 03:32

Ka ca kohë, saktësisht qysh nga momenti që është hapur loja presidenciale, që po përmendet e hidhet si rastësisht ideja e Fatos Nanos si kandidaturë për postin e Presidentit.

Dikush po tallet me Kamzën

Postuar në 30 Gusht, 2011 03:28

Nga viti 90-të e deri sot  tendenca për t’u vënë rrugëve emra heronjsh e personalitetesh të huaja është një fakt  që nuk i ka shpëtuar as vëmendjes më moskokëçarëse. Arsyet e një fenomeni të tillë mund të jenë disa, por dominante është vetshpallja proeuropianë dhe pro-perendimorë me çdo qelizë tonën. Duam që, kur i huaji të kalojë rrugëve tona, ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si në një nga lagjet e vendit të vet; madje më tepër.

Kur do të falimentojë shteti shqiptar?

Postuar në 29 Gusht, 2011 04:28

Pyetja në titull është me vend sepse çështja tashmë nuk shtrohet nëse shteti shqiptar do të falimentojë, por kur do të ndodh ky falimentim? Gjendja e sotme ekonomike dhe sociale e vendit nuk lë asnjë shpresë që një falimentim i mundshëm të shmanget. Qeveria nga ana e saj e quan këtë katrahurë të rrezikshme si një mrekulli ekonomike të paparë ndonjëherë në botë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion