Ç’do të ndodhte sikur emrat të përktheheshin në çdo gjuhë?

Postuar në 01 Shtator, 2011 11:35
cafebabel.com

Nëse bën një kërkim në internet nuk gjen shumë rezultate që vijnë nga gadishulli iberik me një shënim që shpjegon kuptimin pas emrit më të famshëm spanjoll: José Luis Rodríguez Zapatero (mbiemri i tij do të thotë këpucari) – një emër që gëzon edhe piloti i Formula 1, Michael Schumacher.

Imagjinoni kur të lexohen emrat e pjesëmarrësve në samitet europiane të ministrave të Brendshëm. Italiani Roberto Maroni do të thirrej Roberto Bolet…jo shumë diplomatike. Ndoshta shembulli më i qartë (dhe më politikisht korrekt se ky i Maronit) është gjermani Helmut Kohl mbiemri i të cilit do të thotë lakra. E njëjta gjë vlen edhe për gazetarin e famshëm polak Ryszard Kapuscinski (kapusta do të thotë lakër).

Dikush mund të thotë se socialistja franceze Ségolène Royal mund të ketë gjak mbretëror (royal) gjë që, siç thotë editori ynë francez nuk është dhe aq demokratike. Nëse vazhdojmë me këtë linjë në zgjedhjet e ardhshme polake Jaroslaw Kaczynski, vëllai i të ndjerit Lech, do të quhej rosa. Një emër jo dhe aq praktik për një fushatë politike.

Padyshim të pasurit e të famshmit nuk do të dukeshin kaq vezullimtarë nëse kjo praktikë bëhej popullore. Pantera Claudia Schiffer bëhet Claudia Peshkatari dhe stilisti Karl Lagerfeld bëhet Karl Magazina. Familja më e pasur në Itali, ajo Anjeli mund të shfaqej në serialin e saj televiziv të quajtur Delet. Natyrisht ka edhe nga ata që emrat u shkojnë për shtat ku s’ka më. Ky do të ishte rasti për shefin e policisë italiane emri i të cilit është Antonio Manganelli, që do të ishte Antonio Shkopinjtë. Shumë me vend.

Në Francë njerëzit nuk janë aq modestë. Komediani politikisht jokorrekt Dieudonne (i dërguari i Zotit’) është ilustrimi më i mirë. Ngjashëm aktori Gérard Depardieu, i cili kurrë nuk ia përton një hileje deklaron se ai është i dërguar i Zotit. Mbretëria e Bashkuar ka gjithashtu variantet e veta të emrave dhe megjithëse aty nuk i përkthejnë, i modifikojnë sipas volisë, diçka që jo gjithmonë i pëlqen të pagëzuarit. Për shembull Madonna është ripagëzuar si Madge, një emër jo dhe aq  i këndshëm apo elegant dhe më i përshtatshëm për një grua shumë më të vjetër. Apo ish-Beatles-i Paul McCartney të cilin tabloidët e kanë etiketuar si Macca.

Futbolli ka edhe shembujt më gazmorë. Transmetimi i një ndeshjeje të Champions League mund të kishte edhe diçka të tillë si: Bastian Derr-Ngjitësi (Bastian Schweinsteiger) ia kalon topin Franz Ndërtuesit-të Pishinave (Franz Beckenbauer), por ai e humbet dhe e merr Gianluigi Bufoni (Gianluigi Buffon) duke e mërzitur së tepërmi trajnerin Vincente i Pyllit (Vicente Del Bosque)’.

Comments

Submitted by Anonim Qimeleshgjati (not verified) on

na shkrite fare! :))

perkthim i kendshem.

Submitted by Gjon (not verified) on

"Anjeli" nei italisht nuk ka asnje kuptim,  "Agnelli" do te thote qingja ndersa "pecore" do te thote dele.

Verej se tashme po perziejme gjerat( p.sh. emrat gjermane dhe franceze jane shkruar ne formen origjinale) per faktin se ne Shqiperi kemi tendencen per te shkruar emrat e huaj ashtu sic shqiptohen.

Mendoj se gjeja me e mire per te shmangur keqkutimet eshte, qe  emrat e huaj te shkruhen ne formen origjinale ose ne rastet e emrave ruse, grek, kineze te behet transkriptimi me shkronja latine.

Submitted by Anonimdf (not verified) on

duhet te shofim anen figurative

e cila  jam dakort qe ishte e

KENDSHME

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.