Arkiv-Opinion
Gorbaçov: Jelcin ishte i etur për lavdi (II)
SPIEGEL: Kundër vullnetit të partisë. Por ju nuk ishit aq kritikues asokohe.
Një debat i munguar për taksat
Para një viti, shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, me një nënqeshje dinake, deklaroi përballë kamerave në Tiranë se zgjedhja mes uljes së shpenzimeve buxhetore dhe shtimit të të ardhurave nëpërmjet rritjes së taksave ishte një zgjedhje që i takonte politikës shqiptare ta bënte. Nëpërmjet kësaj deklarate, ai dukej se donte të nxiste në Shqipëri një debat të ngjashëm me atë që po zhvillohet në shumë vende të botës pas krizës së borxheve shtetërore.
Nga porti i Durrësit në Tiranë (akti II)
Pasi zbret nga trageti që vjen nga Ankona në Durrës shikon njerëz që rrinë grumbull duke pritur të tjerë që po mundohen të dalin nga radha klaustrofobike nëpër shkallë, policë që pijnë duhan etj., po asnjë shenjë që të tregojë daljen, harta për qytetin dhe/ose vendet turistike të tij, apo qoftë edhe një “Mirëseerdhët në Shqipëri”, e shkruar fundja dhe me gabime dhe në gjuhë të huaj si jo rrallëherë. Kur zbret në Durrës je i vetëm kundër botës dhe bën mirë ta dish që më përpara se ku po shkon.
Mikhail Gorbaçov: Si e rrëzova perandorinë sovjetike (I)
Në një intervistë për SPIEGEL, Mikhail Gorbaçov, sot 80 vjeç, diskuton ditët e fundit të Bashkimit Sovietik, pamundësinë e tij për të zgjidhur problemet brenda Partisë Komuniste dhe gjakderdhjen që vijoi dhe që e shqetëson edhe sot. Ai akuzon gjithashtu Vladimir Putinin që e ka çuar Rusinë “mbrapa në të kaluarën”. Eshtë një intervistë me katër pjesë që do të vijojë ditë pas dite.
SPIEGEL: Mikhail Sergejeviç, ju keni mbushur 80 vjeç këtë pranverë. Si ndiheni?
Vendi i Enverit në histori: diktator gjakatar
Në skenën politike shqiptare shihet sot mjaft qartë tendenca për autoritarizëm dhe një mendësi jotolerante nga ana e liderëve të partive të mëdha, si dhe përpjekjet servile nga ata pranë tyre për të skonfesuar të gjithë ata që paraqesin ide, kërkesa dhe propozime të ndryshme nga ato që dalin nga goja e florinjtë e liderit.
Rishikimi i teksteve të historisë dhe neo-otomanizmi
Kërkesa e ministrit turk të Arsimit gjatë vizitës së tij në Kosovë mbi ndryshimin e teksteve të historisë ka provokuar një debat në gjithë botën shqiptare. Shumë prej atyre që kanë marrë pjesë në këtë diskutim, përveçse janë marrë me argumentin e rishikimit të teksteve të historisë, i janë kthyer, gjithashtu, nocionit të neo-otomanizmit të Davutoglusë. Nga shumë shkrime mbi këtë argument, kemi zgjedhur dy sosh, atë të studjuesit Ardian Ndreca dhe atë të publicistit Nexhmedin Spahiu. Këta dy autorë nuk është se polemizojnë me sho-shoqin. Jo, thjesht mbrojnë qëndrime të kundërta.
Kur antiligji të tregon ligjin
Kush beson se një vend duhet të përfaqësohet nga vlerat më të mira në drejtimin e institucioneve publike, ka gjetur vendin më të gabuar në Shqipëri. Dhe nuk do shumë mund e djersë për ta gjetur këtë. Mjafton që ditët e fundit të verifikosh një emër që për shumëkush mbase është harruar dhe nuk tregon asgjë. Bëhet fjalë për Drejtorin e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar (INUK), Dem Dollapin.
Shqiptarët dhe feja në tren (histori e vërtetë)
Shkoja një mëngjes në punë nga Bronxi në Manhattan. Isha ulur në trenin nr. 2, diku pranë derës, dhe isha përqëndruar mbi një libër që po lexoja. Në një nga stacionet e para në Bronx hyjnë tre shqiptarë në tren dhe vijnë e qëndrojnë në këmbë përpara meje duke u mbajtur tek shufra e hekurit sipër kokës sime. Meqë unë isha i përkulur mbi libër e libri ishte anglisht, m’u duk se nuk e kuptuan që isha shqiptar.
Arra gungë e Epirit
Historiani Kristo Frashëri, në disa numra të Gazetës Shqiptare, polemizon me teza të historianëve grekë në lidhje me Epirin e Vjetër dhe banorët e tij në shekuj.
Çështja e natyrës etnike të Epirit të Vjetër në lashtësi dhe në mesjetë i ka ndarë historianët në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.
NeoOtomanizmi dhe shqiptarët
Populli shqiptar, Kosova dhe Shqipëria janë miq me Turqinë. Dhe kjo miqësi është e rëndësishme. Mirëpo, çmimi i kësaj miqësie nuk duhet të jetë ndryshimi i fakteve historike. Këtë vit, Mbretëresha e Britanisë vizitoi Irlandën, dhe kjo vizitë u pa si një vulosje e miqësisë së dy shteteve. Meqenëse historia e këtyre dy shteteve është shumë e rëndë, rëndësia e kësaj vizite ishte e madhe. Në të njëjtën kohë, ky rast shërbeu si një mundësi për të përkujtuar historinë e Irlandës si pjesë e Perandorisë Britanike.