’Jo’ e parë ndaj Trump, Kremlini: Nuk na duhet epoka e artë e SHBA, por bota si një vend më i mirë

Postuar në 22 Janar, 2025 01:28

Ndonëse është spekulluar shumë për miqësinë apo mirëkuptimin Trump-Putin, fjalimi inaugurues i presidentit të ri amerikan ka rrëzuar çdo dyshim. Kremlini nuk bie dakord dhe ndahet në vizionin e Trump për Epokën e Artë të ShBA. Ish-presidenti rus, zv.kryetari aktual i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Mededev, ka përcjellë kontestimin rus për vizionin e Trump, duke kujtuar theksin te multipolariteti që Putin dhe Xi Jinping vunë në diskutimin e fundit. medvedev e ka cilësuar argëtues fjalimin e Trump, për të shtuar se: 

Kushdo e kupton se bota moderne nuk ka nevojë për një ‘epokë të artë të Amerikës”, siç cilësoi Trump, por për ‘rritje dhe progres të njerëzimit. Së bashku ne do ta bëjmë botën një vend më të mirë

citon agjencia zyrtare ruse, “Tass”, Medvedev që ka shtuar fjalinë e fundit edhe në gjuhën kineze. 

Comments

Submitted by Karmina (not verified) on

Medvedev, Putin, Berisha, Rama, Vuçiç, Sudja, Vjollca Vokshi, Muli, Paloqja, Tritani, Balluku !
Sigurisht mund ta bejne me te bukur!
Dikush me gjenocid, te tjere korrupsion, tallava e Rrumpalle!

Submitted by pika (not verified) on

Ku ta kapesh kete klloun te quajtur Trump. Kane te drejte e nuk e marin seriozisht ruset dhe shume te tjere.
Do shkoje ne Mars ... pika: tamam me kujto. Xh. Bush Jr. tek theshte: Do shkojme ne Mars dhe pertej. Uh ... avash o primate avash, bashke me Elon qe jep spektakle fishekzjaresh tek perpiqet te ngrenje nje satelit te ri dhe nje ne kater raketa i shperthen ... Keta nuk kane shkuar ne hene qe kur nuk mbahet mend... mere me mend.
Do ule cmimin e naftes ... hahaha po nuk ja ben dot OPEC persiper perderisa arabet ruset dhe venezuelianet kane naften dhe nuk duan te humbin lek qe te fitoje ky lolo. Sa me te vendosura e kercenuese te jene keto deklarata nga Trump aq me boshe e idiote jane. Kaq historia na i ka mesuar. Lere ate po eshte dhe i suprizuar qe ata nuk e degjuan ... cfare leshkoje.
Idiotesia qe i ben ruset te qeshin dhe me fort tek ju drejtohet se i do te gjithe dhe ruset ... dhe kinezet ... dhe Kim koreanin dhe se mezi pret te takohet me ta e tu jape librin e tij te nenshkruar tashme : "The Art of the Deal".
Ky eshte nje top PORTOKALLI (te me fale top-channel, po keshtu e quaje kete orangutang portokalli ne amerike... ) qe tamam nuk ja ka idene dhe prandaj dhe Dmitry i flet ne dy gjuhesh: rusisht dhe kinesce.

Po ky lolo, do veje te takoje mikun e tij Putin qe e njeh shume mire (ruseve as qe ju bie mendja dhe ne kete pike ka vetem retorike) dhe qe beson se eshte njeriu qe do e kuptoje dhe beje paqen. Me kercenim s'ja del dot se s'ju ka mbetur gje tashme pa ju vene sanksione kudo ruseve qe e shesin naften pikerisht europianeve e indianeve e kinezeve, pa piken e problemit.
Po c'Putin do lexosh ti ... mor koqe ... nje Putin qe i ka syte (si pashqyre e shpirtit) pa shprehje fare se eshte ex-KGB, e ti nje playboy me fat Manhattani, qe vala e urrejtjes qe nuk dinin ku ta nxirnin amerikanet, te coi ne ate karrige.

Ky eshte aq COCKSURE (dhe kjo eshte gjeja e pare qe te ben te mendosh se sa jo-serioz eshte ku hajvan) se do filloje shiu i florinjte per amerikanet ne nje ekonomi globale si kjo e sotmja saqe si cdo politikan mashtrues e ben publike qe sa i kap bytha karrige. Dhe retorika vetem sa mer krahe tek fillojne te gjithe ti japin imagjinates e te enderrojne kete premtim. Dhe e gjitha kjo ne koston e kusurit te botes.
Mbase do kete ndonje gje pozitive per kombin amerikan por menyra se si do behet eshte shume e paqarte. Se ne skenen boterore ky real-estate Tycoon ska asnje shans vec prediktimeve te gabuara.
Ukraina eshte nje kavie eksperimentale midis superfuqive qe gjithmone vendosin,v ecse kete radhe jane shtuar polet me Kinen e te tjere pjesmares, dhe do ta kete te veshtire.
E ky koke-fole-zogjsh i duket qe ka fuqi magjike te e ktheje ate qe ka ndodhur ne front (Rusia i ka pothuajse mare ato qe do ne Ukraine dhe tashti pret te mbylle biznesin e te sigurohet qe ukraina eshte nje jastek midis tyre dhe NATO).
Do shohim shperthime psiqike te tilla gjithe kohes ne presidencen Trump, por at qe e njohin nuk do ja vene shume veshin mgjse eshte kthyer gjithe inat ne pushtet ta ngreje zgupthi githshka brenda e jashte amerikes.

Good luck Donnie!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.