Ndërron jetë Anastas Janullatos
Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, Kryepeshkoi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. I fronëzuar në vitin 1991, Janullatos përfaqëson një etapë të rëndësishme për Kishën Orthodhokse në tërësi, në plan ekumenik dhe për orthodhoksinë shqiptare në veçanti.
Ai është padyshim një rindërtues i Kishës, në aspektin material dhe didaktik të saj, një rigjallërues i kulturës teologjike mes shqiptarëve të anestezuar që nga viti 1967 nga e drejta për t’u lutur.
Janullatos kishte kombësi greke, ai i takon elitës së shoqërisë greke dhe elitës së orthodhoksisë. Kredencialet e tij akademike dhe intelektuale janë të pakrahasueshme dhe kjo i bën nder apo i jep status Kishës së Shqipërisë. Ai po ashtu i takon një ekumene laike – Helenizmit - tashmë një jehonë historike që e përsërit veten si ai arkipelagu intelektual dhe filozofik i shkollës greke në Afrikën Veriore dhe Azinë e Vogël. Me njerëz dhe mendim të shfaqur aty-këtu, rrallë e më rrallë, por padyshim shkëlqyeshëm.
Por vetëm me këtë kombësi ai hyri në kolizion me dyshimin permanent shqiptar ndaj Grekut – një dyshim I kultivuar për synime politike dhe ekonomike nga elitat e dikurshme myslimane të Jugut të para Pavarësisë dhe që mandej u kapilarizuan në mbarë sistemin arsimor shqiptar. Është emblematike të shohësh edhe sot videon e gushtit 1992, ku deputetë dhe njerëz të PD-së së asaj kohe sabotonin një takim të Janullatos duke bërtitur: Papa Kristo Negovani!
Si i tillë, pra si një Grek në krye të një kishe të mëvetësuar me një operacion gangsterizmi politik në vitet ’30, Janullatos nuk mundi të qëndronte pa provokuar. Ai nuk mund të qëndronte si një klerik dhe teolog normal në një kishë që u fortifikua me mure dyshimi dhe u tentua të izolohej. Ndaj ai polarizonte dhe polarizoi edhe ata që duhet të qëndronin ftohtë. Paradoksalisht ky realitet që kondensonte çdo gjë ballkanike: misionin me historinë, provincializmin me folklorizimin, instrumentalizimin e injorancës me pragmatizmin, politikën me korrektesën protokollare, veprën me digën e madhe gjeopolitike të ndërtuar mbi rërën shkretinore të padijes – ky realitet e shndërroi misionin e tij fillestar nga rindërtimi i Kishës, nga shpresa se dikur besimi do të lindë në zemrat e njerëzisë, te mbijetesa. Te mbijetesa në një mjedis acid.
Megjithatë si çdo vepër që ka dritën dhe eklipsin e vet, edhe rrugëtimi i Janullatos do të shqyrtohet nga Historia. E kishës, e orthodhoksisë, e helenizmit dhe e Shqipërisë. Sidomos nga historia e Shqipërisë.
Shpirtin le ta gjykojë Zoti. Në Tokë ai e la një gjurmë!
s.zaimi
Comments
Me pak fjale
Me pak fjale, ishte orthodhoks, Grek dhe nuk e donin muslimanet e Shqiperise.
Pa Janullatosin kisha
Pa Janullatosin kisha Ortodokse do te kishte perfunduar si KMSH.
Qofte i Xhennetit, Allahu e meshirofte dhe e shperblefte per punen qe beri karshi komunitetit ortodoks shqiptar pa dallim race apo etnie.
Aferim i qofte. Nga greqia
Aferim i qofte. Nga greqia erdhi dhe po aty dha shpirt.
Thone qe na ngriti si komb ne sektorin e religjionit, njesoj si Eu qe do na jape luge te florinjta ... ja sa te nise IPARD 10 per bujqesine .... eh thone e cnuk thone.
Erdhi me fjalen e perendise per te bere mire, po nuk i prekem ndonje here te mirat qe thone se egzistojne.
Erdhi nga maja e ortoksise greke, dhe po aty dha shpirt.
Mesoi dhe shqip mgjse tek mundohej te fliste e kuptoje qe vec shqiptar nuk ishte.
Dhe deshi te ndriconte nje vend ku shyqyr kisha nuk ngaterohet me qeverine si te themi ne Greqi, e ketu tek ne vetem ben sherr per prona (jepi zotit delet e tij) dhe jep mendime te pergjitheshme ne shumicen e rasteve paqedashese ... por me nje POR ne fund .... te tipit as na Q* e as na leshon ... fiks si besimi fetar.
Na ngriti ne nivele te papara ortodoksie ... dhe nuk na la ne duart e maskarejve te kthyer prifterinj, si me thene nga Qefser ne Theofan.
Prape une takoja dhe i jepja vaktin atij priftit shqiptar ne voskopoje qe jeton ne shtepine e gjyshit, e qe e ka mare ai e di se si ne pluralizem (bile ri dhe me qira ne shtepine e tij, ironi e papare) ... se kete arqimandridhin nuk kam pasur rast ta takoj se ishte shume lart ne qiell, e tashme duhet te jete i lumtur se ka kapur mbreterine e qiejve .... perjete!
thjesht ceshtje botkuptimesh ... e kendveshtrimesh.
E sic ka thene dhe krishti : te lumtur ata qe fitojne mbreterine e qiejve!
po lexoja per jeten e tij ...
po lexoja per jeten e tij ... thagma te papara.
por me beri pershtypje qe megjithese KY, nje pule greke e shqiptarizuar vezen e kishte bere me se shumti (99% te rasteve) jashte kotecit tone shqiptar qe ishte cope cope ... ja faktet :
U nderua me 30 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, si: “Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit i Republikës së Greqisë” (1997); çmimin Athenagoras për të Drejtat e Njeriut (Nju Jork 2001), çmimin "për veprimtari të shquar për unitetin e Kombeve Orthodhokse" (Moskë 2006), çmimi “Athenagora për të Drejtat e Njeriut” (Nju Jork, 2011); çmimi për “Kontributin e shquar për unitetin e popujve orthodhoksë” (Moskë, 2005); Çmimin Klaus Hemmerle (Gjermani 2020).
me cshkruajne gazetat dhe te njejtin cmim dy here mgjse kjo duhet te jete lajthitje e rendomte gazetareske :)
ne shqiparet e vleresuam mgjse ralle me cmime qe ja vlen per tu permendur ... po ja i dhame ate te cilen e mbajme ne vend te letres higjenike pasi kemi kohe jashte atdheut : pasaporten shqiptare.
vepra te papara sociale thone neper gazeta ...
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Punonjësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim).
po shihja keto veprimtari pas ardhjes se ndryshimeve ne shqiperi (nuk po them demokracia shqiptare se te vjen dhe keq te ndotesh gojen ) po nuk po merja vesh, se ky kishte lene greqine per shqiperine nderkohe qe Onasis ishte grek e filekpedheftiki ... une injoranti qe nuk di greqisht nuk po e ftilloj kujt i thone e nga vjen e ku shkon.
veshtire eshte te thuhen refenjat e shejta shqip ... e ky boti u perpoq shume bile mesoi dhe shqip, po ja qe bente gabime se nuk e kishte gjuhen e nenes dhe kur nuk arinte ti thoshte sic duhej shqip, e na jepte shpjegime greqisht, e une nuk arita ta mesoja greqishtn se nuk me lane greket te beja refugjatin e me kthenin direkt sa me zinin ... e me ngeleshin ne mes mesimet e greqishtes.
u prefsh ne paqe o njeri i perendise, e te jesh i sigurt qe te gjithe ne shqiptaret te kujtojme .... secili ne menyre e kendveshtrimin e vet.
Aman shkruani artikuj
Aman shkruani artikuj politikisht korrekt. Mbase me mire mos shkruani fare.
Cfare shpirti mund ti gjykohet dikujt qe ka qenderuar mes shpifjeve dhe nje populli qe pranine e Zotit se meritojne.
Te pakten si dite zie, sidomos ju qe skeni lidhje me Zotin ju takon te ulni koken dhe te heshtin.
Sepse veprat jane pasqyra e shpirtit!
Add new comment