Shqiptarët dhe feja në tren (histori e vërtetë)

Postuar në 25 Gusht, 2011 03:20
Armir Taraj

Shkoja një mëngjes në punë nga Bronxi në Manhattan. Isha ulur në trenin nr. 2, diku pranë derës, dhe isha përqëndruar mbi një libër që po lexoja. Në një nga stacionet e para në Bronx hyjnë tre shqiptarë në tren dhe vijnë e qëndrojnë në këmbë përpara meje duke u mbajtur tek shufra e hekurit sipër kokës sime. Meqë unë isha i përkulur mbi libër e libri ishte anglisht, m’u duk se nuk e kuptuan që isha shqiptar. 

Dukej se ishin punëtorë ndërtimi e me theks verior.  Kishin nisur një bisedë rreth fesë e po e vazhdonin tani në tren. Nga biseda kuptova se dy ishin myslimanë e njeri i krishterë. Biseda ishte pak a shumë kështu:

Myslimani1: po ça feje keni ju, ju jeni kot, shif edhe emrin e keni kot, kot-olik. 

Myslimani2: (qesh)

Katoliku: po shko more, po ku keni fe ju. Del hoxha në minare e pall si gomar, aaauuuuu, aaaauuu. Po ik, pash Zotin, mos bëj hajgare, fe është ajo? 

M2: (qesh)

M1: (qesh) po hoxha ynë të paktën martohet dhe e ka grun në shpi, prifti juj nuk martohet. A rrihet gjith jetën beqar? Mos o Zot! A asht normale kjo?

K: po hoxha 4 vjet shkollë ka pash Zotin, prifti bën 30 vjet shkollë. Ku ka kohë ai me u martu, hë si thu ti, a ka kohë? Ai gjithë jetën e kalon mbi libra. Ku krahasohet ai me hoxhën, he, hoxha atë punë ka, te gratë e ka menjen.  

M1: po mirë, pa m'thuj ti, pse Jezusi vetë asht ba synet, juve ju ka lan pa ba synet? He?

M2: (qesh) po qashtu, qashtu osht, hahaha.

K: (me hezitim) Jo. nuk është bo synet, ku e di ti që është bo?

M1: poooo, ai vetë asht ba synet, kurse juve ju ka lan pa ba, po, po kshu asht. He, pse?

M2: (qesh me të madhe)

K: (mërmërit diçka nëpër dhëmbë)

Unë: (qesh.)

Comments

Submitted by Pavllo Allamani (not verified) on

<p>Feja e shqyptarit asht shqyptaria.</p>

Submitted by 0 Negative (not verified) on

Funnyyyyyyy. hahahahaha. Dhe gjithsesi ata do të mbeten shokë. Ky është shqiptari dhe koncepti i tij për fenë. :D

Submitted by arnaut (not verified) on

Sa c’eshte per te qeshur eshte dhe per te qare ky episod. Ne shqiptaret e kemi pasur gjithmone zakon te tallemi me fene e njeri tjetrit. Per besimtaret myslimane nuk eshte e huaj tallja “keni ngel me sum perpjete” ose ata qe kane mjekra, “o taliban” etj. Tani ne internet kane dale dhe ca qe myslimaneve u referohen si mutlimane.
Ndersa per te krishteret ka qene dhe eshte shume e bezdisshme kur thirren “kaurr”, ose “derr” nga fakti qe e konsumojne mishin e derrit.
Kam frike se keshtu me tallje e me mungese respekti te ndersjellte fillon fundi i harmonise fetare ne nje shoqeri.
Kurre nuk kam degjuar amerikanet, apo italianet a anglezet te tallen me fene e tjetrit....

Submitted by Niveli (not verified) on

Eshte per te qeshur e per te qare, ne fakt eshte per te vene kujen. Te perzihet kur e lexon sepse kupton nivelin e perqindjes me te madhe te popullates. Mjere ata qe kuptojne! Atyre eshte per tu qare hallin se jane te vetmit qe vuajne.
Pa u arsimuar e ngritur niveli i miletit, nuk behet Shqiperia! Klasa politike qe na drejton eshte shembelltyre e nivelit te ketyre tre punetoreve...A nuk ju duken diskutimet e kryeminstrit tone si biseda e ketyre tre punetoreve?

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

<p>...dhe kur nanjoni prej k&#39;tyne zhgarravit ca fjale neper bllogjet e ndryshme e mbyll me nenshkrimin:</p><p>abcxyz&nbsp;, nga USA, me banim ne Bronx dhe pune ne Manhattan,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.