"Duty free" Bektashi!
Ka thënë sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së selisë qendrore të Bektashizmit në Tiranë:
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar, ndërkombëtarisht tërheqës, ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë në Shqipëri, të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa, apo atribute të tjera, por një seli, një shtet shpirtëror, që e pret çdo vizitor, me devizën ne s’jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar. Kjo do t’i japë këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë, se patjetër do t’i shtohen ndjekësit, simpatizantët.
Bektashijtë janë vetëm dhe nëse erdhën këtu 95 vite më parë, si jetim të një Perandorie që u tregoi derën, bektashizmi këtu s’mund të vdesë si një jetim, që shqiptarët i tregojnë rrugën. Sepse do ishte vrasja me duart tona e një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet t’u përcillet brezave, në emër të një historie shqiptare
Ndërkohë vetë Baba Mondi, ky Nastradin i rrallë i kohës sonë ka folur për një Urdhër Bektashi, pra ngjashëm me atë të Urdhërit të Maltës:
Për komunitetin tonë mesazhe të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërgimit nga zoti dhe shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Stabilizimi i mundshëm i një Urdhri Bektashian, do kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi, por edhe faktori i ri për harmoninë mes komunitetin tonë dhe komuniteteve të tjera në botë
Hajde ta gjesh se çfarë kanë në mendje këta!
Comments
E nderuar Redaksi. Ndoshta
E nderuar Redaksi. Ndoshta isha i pari nder shqiptar qe e kam akuzuar dhe denoncuar kete maskarallek mbi kombin dhe shtetin shqiptar nga keta dy zuzare.
Para nje jave Dede Mondi tok me Rabbinin Joel shkoi per ne Vatikan. Ne te njejten dite E Gjinishi deklaroi se ne Shqiperi do te vine 100 mije Palestinez.
Shteti Bektashistanit shpallet pasi brenda 2 ose tre viteve ne Shqiperi do te sillen refugjatet Palestinez per te boshatisur Gazan. Do te jete ky shtet qe me parate e Arabise Saudite dhe te Emirateve do te bleje e ndertoj apartmente per ta. E gjitha do te kamuflohet si " humanizem I doktrines Bektashiane" dhe se shteti shqiptar nuk ka juridiksion dhe as nuk harxhon para dhe as nuk financon kete marreveshje.
Takimet e Dede Mondit me gjenerale cifute dhe Presidentin e Israelit, shpallja e kesaj meseleje direkt mbas takimeve me ta, tregon gjithshka. Gaza duhet dhe do te boshatiset dikur, por ja qe Egjypti nuk I pranon refugjatet, po keshtu edhe shtetet e tjera arabe e kundershtojne. Ja qe del dede Mondi me Ramen dhe e zgjidhin hesapin.
Shume shpejt Elita vip e shqiptareve si Gjebrea, G Suma, B Blushi dhe Fevziu do te flasin Anglisht kurse mileti i Arnavutluk do te flas arabisht.
Sot po te kishte patriote nder masa te gjera dhe po te kishte atdhedashuri ne grigjat fetare, qe te gjithe duhet te kishin dalur ne demonstrata.
Add new comment