Prova juridike e kombësisë: Nuk jam minoritar, pra jam Shqiptar!
Siç kemi shkruar edhe këtu në ResPublica, më datën 26 dhjetor, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që mundëson regjistrimin e shtetasve shqiptarë që u përkasin pakicave kombëtare. Tani ky nuk është problem në vetvete, por vjen e bëhet i tillë sepse evidentimi i kombësisë u mohohet shqiptarëve. Sigurisht që në përputhje me vendimin nr.52 të vitit 2011 të Gjykatës Kushtetuese, kombësia e personave në fjalë do të shënohet në një regjistër tjetër dhe jo në regjistrin e Gjendjes Civile ku gjeneraliteti në fjalë është pasivizuar.
Puna është se nëse vendimi nr.52 e shpallte antikushtetues kombësinë nisur nga vetëdeklarimi I saj para Gjendjes Civile, vendimi I dhjetorit, normon pikërisht këtë parim: vetëdeklarimin. Mandej kontrollohet ky vetëdeklarim nga një komitet. Po pse nuk u zbatua edhe një rregullim i tillë edhe në vitin 2011?
Lidhur me këtë çështje konstitucionalisti Sokol Hazizaj, ndër të tjera shprehej:
Ne kemi pasur dy regjistrime të popullsisë, një në 2011 dhe tjetri në 2022. Në këto dy hapa institucionalë është lënë i lirë edhe identifikimi prej qytetarëve shqiptarë i pakicës kombëtare të cilës i takon. Kanë qenë të lirë në zgjedhjen e tyre.
Tashmë për ta instrumentalizuar qartazi këtë, për të mos e lënë në një dorë që është free në kuptimin e përfaqësimit, është bërë një zgjedhje e mirë nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një komisioni që do i referohet edhe statistikave dhe të dhënave identitare në regjistrin e gjendjes civile, në historikun e krijimit të regjistrit të gjendjes civile, në verifikimin e vërtetësisë së tyre.
Sepse e dimë shumë mirë se para ndonjë vullneti vulnerabël të ndonjë qytetari që për të përfituar nga nacionalitete të ndryshme, regjistrohen ose bëjnë deklarime që janë ose kanë qenë të paverifikuara.
Ngritja e një komisioni të tillë në kuptimin ligjor do të përcaktonte raporte të qarta mes asaj që ka në gjendje, që ndodhet në RSH dhe hapësirës së lirisë që përfitojnë ato 9 nacionalitete. Në përcaktimin e qartë të numrit të tyre, nën qëllimin e organizimit, por edhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë. Nuk ka asgjë të shëmtuar e të keqe sesa kur i lihet qytetarit nëpërmjet verifikimit identifikimi qartazi i kujt nacionaliteti i takon ai
Zoti Azizaj duket se nuk e ka të qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Së pari Censi bën fotografim statistikor dhe edhe si I tillë është kontestuar. Nga pakicat dhe komunitetet fetare. Pra nëse do të kishte instrumentalizim siç thotë z. Azizaj, nuk do të kishim këto shifra.
Së dyti Censi me vendimin e Këshillit të Ministrave kontestohet përmes një evidence të re me të njëjtin parim, të vetdeklarimit.
Dhe së treti, z. Azizaj mund të na shpjegojë nëse mundet: si e provon ai sot JURIDIKISHT se ka kombësi shqiptare?
Ky është një paradoks i papranueshëm nëse flasim për shtetin-komb si njësi konstituive e rendit ndërkombëtar aq sa ne mund të themi se parimi i konfirmimit të shqiptarësisë si përkatësi mund të perifrazohet: Nuk jam minoritar, pra jam Shqiptar!
s.zaimi
Comments
Ky Hazizaj ka qene ndonjehere
Ky Hazizaj ka qene ndonjehere i qarte?! Bravo i qofte qe ka arritur te marre titullin "konstitucionalist".
Add new comment