Arkiv-Opinion
Gazetari, intervista dhe njerëzia
Të shkruarit direkt, ashpër, pa përkujdesje, pa dorashka, pa frikë se mos i prish punë a i prish qejfin kujt, duke ruajtur ndërkaq cilësinë e formës dhe përmbajtjes, është sa i rrallë aq edhe tërheqës. Për më tepër, kur mendimi lind e formësohet kështu, ka shumë gjasa edhe që të sjellë ide e këndvështrime të reja, nga ato që na bëjnë të themi: “Hëm!
Shqipëria vs. Perëndim: Demokraci apo sistem hibrid totalitar?
Shqipëria ndodhet padyshim në një udhëkryq të historisë së vet, në përpjekjet e saj për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara e mospërkatësisë në perëndim dhe kalimi i asaj që një analist i njohur e ka quajtur “vija e Theodhosit”, vijës ndarëse midis saj dhe përendimit demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht. Por a është ajo në rrugën e duhur për realizimin e kësaj aspirate që kërkon një reformin të gjithanshëm të sistemit politik dhe madje të vetë shoqërisë shqiptare dhe mentalitetit mbizotërues?
Në qoftë se votimi do të ishte elektronik
Artikulli i Mustafa Nanos “Përparësia nr. 1 e opozitës: të mbrohet vota” (http://www.respublica.al/opinion/2011/8/16/perparesia-nr-1-e-opozites-te-mbrohet-vota), më ngacmoi që t’i kthehem për të disatën herë temës time të preferuar të votimit elektronik. Dhe leximi i raportit të ODIHR-it mbi zgjedhjet e 8 majit ma përforcoi ngacmimin.
Pse SHBA-të dhe BE-ja i “duan” shqiptarët?
Pyetja e mësipërme është ngritur ditët e fundit nga një politolog serb, Miroljub Jevtiç, në të përditshmen beogradase, Politika. Në fakt, autori e zgjeron atë më tej duke vendosur edhe thonjëzat në foljet përkatëse; pse, pyet ai, SHBA-të dhe BE-ja i “duan” shqiptarët, por “urrejnë” serbët, maqedonasit dhe grekët? Arsyen për këtë konstatim, zoti Jevtiç e gjen në poltikat amerikane dhe europiane, të cilat, sipas tij, në dhjetë vjeçarin e fundit kanë qënë jo vetëm pro-shqiptare, por edhe të dëmshme ndaj interesave të kombeve fqinje.
Diagnoza e Mustafajt duket e gabuar
Në një shkrim të vetin në të përditshmen Panorama, Besnik Mustafaj i rikthehet argumentit të tij të dashur këto kohët e fundit, gjendjes në të cilën ndodhet PD-ja e kontrolluar prore nga Sali Berisha. Titulli i shkrimit ka qenë “Si anëtar i Partisë Demokratike”, por redaksia, për të nënvizuar çfarë ka dashur të nënvizojë, e ka ndryshuar. E ka bërë “Berisha të mos e kthejë PD-në në një parti rrogëtarësh”. Ndërsa në faqe të parë kanë nxjerrë në evidencë një frazë disi qaramane, të cilën nuk është se e kanë shpikur.
Ajo që nisi në vitin 1991
Shqiptarët në 1991 u ngritën kundër një shteti ku shumica sfilitej në punë ndershmërisht, e pak, fare pak gëzonin privilegje prej sërës e pozitës (pushtetit). Ata u revoltuan kundër një shteti që përdorte biopolitikën (biografinë, burgun, moralin “puritan-religjioz”) për të marrë peng lirinë e tjetrit dhe të qytetit.