Diagnoza e Mustafajt duket e gabuar

Postuar në 21 Gusht, 2011 02:43
Mustafa Nano

Në një shkrim të vetin në të përditshmen Panorama, Besnik Mustafaj i rikthehet argumentit të tij të dashur këto kohët e fundit, gjendjes në të cilën ndodhet PD-ja e kontrolluar prore nga Sali Berisha. Titulli i shkrimit ka qenë “Si anëtar i Partisë Demokratike”, por redaksia, për të nënvizuar çfarë ka dashur të nënvizojë, e ka ndryshuar. E ka bërë “Berisha të mos e kthejë PD-në në një parti rrogëtarësh”. Ndërsa në faqe të parë kanë nxjerrë në evidencë një frazë disi qaramane, të cilën nuk është se e kanë shpikur. E kanë nxjerrë nga ajo pjesë e shkrimit të Mustafajt, ku thuhet: “si anëtar i partisë demokratike unë i përgjërohem publikisht Sali Berishës të mos e shndërrojë dhe njëherë partinë demokratike në parti rrogëtarësh” Dhe si për t’i dhënë një përmasë impersonale përgjërimit (duhet thënë se termi ‘përgjërim’ nuk është hiç politik; as demokratik; vjen prej një mentaliteti të nënshtrimit; e në këtë kuptim nuk bie në sy për mirë), Mustafaj deklaron qartë, se “me këtë parti nuk më lidh më asnjë interes karriere. Unë e kam mbyllur jetën time politike. Nuk ka më rrezik t’i zë vendin askujt. Jam krejt në paqe me veten duke shkruar librat e mi. Por nuk jam aspak në paqe me avancimin e idesë time politike.”

Unë e besoj Mustafajn, kur thotë se “nuk i intereson karriera”. Të paktën, nuk duket të jetë nga ata që e kanë fiksim. Fakti që e la postin e ministrit të jashtëm përpara se të vinte një moment historik për Shqipërinë (ca javë më pas u bë anëtarësimi në NATO) e demonstron qartazi këtë. Edhe fakti tjetër që e la këtë post në mbrojtje të dinjitetit të tij human flet për të njëjtën gjë. Por le të vijmë tek ajo që është më e rëndësishme, tek deklarata e tij, se “nuk është aspak në paqe me avancimin e idesë së tij politike.” Cila është ideja politike e Mustafajt? Unë e kam të zorshme ta identifikoj. Pak më sipër thashë se ai e la postin në mbrojtje të dinjitetit të tij human (u ndje i nëpërkëmbur nga miku i tij kryeministër). Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sipas meje. Nuk mund të ndodhte që ai ta linte postin në mbrojtje të idesë së vet politike. Sepse nuk ka demonstruar që e ka një ide të tillë (nuk po flas për një ide minimaliste të tipit “pluralizëm, liri ndërgjegje, etj”). Edhe në këtë shkrim të publikuar në Panorama tregon, se nuk ka ide politike, në emër të të cilave ia vlen të përpiqet (jo të përgjërohet).

Mustafaj flet për ide politike, megjithatë. Edhe kur përmend militantët, e bën këtë në respekt të ideve politike, pasi militantët i sheh ashtu si duhen parë, dmth si “zonja e zotërinj me vetëdije të lartë politike, të cilët i lidh me njëri–tjetrin në atë që quhet parti pikërisht ideja e përbashkët politike dhe besimi i fortë se ideja e tyre, e shndërruar në program, është alternativa më e dobishme për zhvillimin e vendit. Militantët i shërbejnë kësaj ideje vullnetarisht dhe pa kushte. Dhe, si të tillë, nuk lodhen e as përtojnë ta përhapin këtë ide dhe ta rrënjosin te sa më shumë pjesëtarë të shoqërisë”. Mirëpo nuk duket se është ky rasti shqiptar. Nuk besoj se janë të shumtë militantët e këtij soji këtejpari. Edhe ata që e kontaktojnë Mustafajn “në telefon, në facebook, me email” për t’i shprehur pakënaqësinë lidhur me drejtimin e partisë demokratike e me qeverisjen janë, sipas shumë gjasave e në të shumtën e rasteve, të zemëruar që kanë mbetur jashtë vëmendjes së kryeministrit e të pushtetit, janë pra ose njerëz që nuk janë shpërblyer, ose njerëz që mendojnë se janë shpërblyer më pak se sa e meritojnë me poste në administratë. Është një paragjykim, dhe nuk kam të drejtë ta bëj? Po pres dikë që t’më japë prova se nuk është kështu. Por po bëhen gjashtë vjet që nuk kam dëgjuar një demokrat, një të vetëm, të ngrejë zërin në publik, apo brenda partisë, për probleme të qeverisjes. Është mentaliteti i rrogëtarrit që ta kyç gojën. Ta kyç gojën edhe kur je pa rrogë. Pa e hapur gojën ke ndonjë shpresë për t’u bërë rrogëtar, por po e hape s’bëhesh dot më. Prandaj është kjo heshtje, që merret e shitet si unitet, në maxhorancë.

Edhe shqetësimi i Mustafajt (i cili nuk vuan, e nuk ka pse të vuajë, prej mentalitetit të rrogëtarit) duket se është ngritur me kokëposhtë. Ai i trembet shndërrimit të partisë në një parti rrogëtarësh. “Ndryshe, humbasim në zgjedhjet e vitit 2013”, thotë ai me fjalë të tjera. Është pak e çuditshme, se si në këtë dukurinë e rrogëtarëve të partisë nuk arrin të shohë një dukuri shumë më të dëmshme; është dukuria e pushtimit të administratës publike nga njerëzit e partisë. Dhe e keqja e këtyre të fundit nuk është që marrin një rrogë (dikush do ta marrë atë rrogë); as që e trajtojnë administratën publike si një “tokë të xanun”. E keqja është shumë më e madhe: ndërtohet një administratë publike me logjikë partiake, duke e mbajtur së pari jo të qëndrueshme (ata që do vinë më pas në pushtet do rifillojnë nga e para), dhe së dyti jo eficiente (e si mund të jetë eficiente një administratë e mbushur me njerëz, qe shohin veten si të përkohshëm?).

Është kjo optikë, që vë në radhë të parë interesat e partisë, e pastaj ato të shtetit apo të kombit (“ajo që ndodhi në vitin 1996 ishte një gjëmë tejet e dhimbshme për partinë demokratike më së përi”, thuhet tekstualisht në shkrim), që e bën Mustafajn ta shohë dhe 26 majin e vitit 1996 si një teprim, a bëmë, të rrogëtarëve të partisë. Mirëpo, nuk është kështu. Nuk i bëjnë rrogëtarët këto gjëra. Është fryma politike, që i bën. Po të ishte ndryshe, i bie që zgjedhjet në Tiranë i prishi dhe i vodhi Ristani. Mirëpo të gjithë e dimë se ushtria e Ristanëve është si çdo ushtri: nuk vepron kurrë pa urdhër. Është për të ardhur keq që Besnik Mustafaj nuk ka arritur deri këtu në analizën e vet të gjërave.

Comments

Submitted by Bani Pushe (not verified) on

Shuma here B. Mustafai del sikur është kundër Berishës. Del edhe sikur nuk do me poste. Unë mendoj se ai ka komplekse, si shume, te mos themi, te gjithë pushtetarët e Berishës, qe janë ose qe shpresojnë te vijnë. Ata gjejnë disa pika kritike, por këto me shume janë si përkëdhelje, sepse nuk përdorin argumentin. Ku ishte Besniku kur Berisha vidhte votat e Tiranës? Pse nuk u prononcua vetëm një here kundër kësaj vjedhje ashiqare. Rrinte, bënte sehir betejën për Tiranën qe ishte një masakër e vërtetë. Një dalje televizive ne Opinion ai i meshoi me shume meritave te L. Bashes i cili na paska bere një fushate te kulturuar dhe se nuk ja la Berishës fushatën ne Tirane. Po pse kjo na qenka merite kur ne thelb ke vjedhjen e votës. Luli e beri te qete fushatën sepse ishte i sigurte qe do ta merrte postin ne tavoline. Do ta shikonim këtë "qetësi" te tij nëse do te vendoste ndryshe kolegji zgjedhor.
Besniku për mua është njeri i mençur, por këtë mençuri e shfrytëzon për interesa te veta dhe për ta "përkëdhelur" Berishën me ca kritika qe mund te quhen "kritika zonjash", nga te cilat Berisha as qe i dridhet qofte edhe një qime.
Jam shume dakord me çfarë shkruhet ne artikullin e mëlartëm, madje do te thosha nese mund qe te ashpërsohet pak me shume kritiken ndaj kësaj kategorie politikanesh, qe thonë se nuk merren me politike por politike është edhe kjo qe thonë: pra "qe nuk merren me politike"

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Nano të më falësh por nukë ja vlenë të shkruash asnjë reshtë për atë zotërinë por është mëkatë për Shqipërinë kur ka politikanë të tillë sa më shpejtë të pastrohetë politika nga të tillë aqë më e drejtë dojetë

Submitted by Reformer (not verified) on

Analize e shkelqyer dhe tejet realiite! Edhe qente e rrugeve te Tiranes i kane kuptuar keto gjera me mire se Besniku! Problemi eshte se B. Mustafaj jo vetem qe eshte perzene dhe rrahur, por edhe ka kapitulluar. Kjo e dyta eshte shume e dhimbshme dhe e panevojshme.
I drejtohem besnikut! Te pergjerohesh? Perse? Per te treguar se ti e do partine me shume se te tjeret? Po kjo parti eshte perbere nga ata individe qe jane totalisht koshiente se ti je jashte saj vetem per shkak te tekave ose ambicjeve te kryetarit te saj, i cili ne nje moment x nuk pat me nevoje per sherbimet e tua, perkundrazi u bezdis nga idete ose nderhyrjet e tua dhe te nxorri fare jashte loje!
Te pergjerohesh? Po perse? Per shkak te idese tende qe eshte e shendoshe dhe qe mund ta shpetoje Partine? Nese eshte kjo arsyeja dhe nese ti vertet je akoma i bindur ne idene tende ti duhet te luftosh qe ajo te triumfoje dhe jo te presesh qe Partia duke shkuar ne rrugen e vjeter te gabuar te qorrollepset perseri!

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

Mustafaj eshte diagnostikuar prej kohesh qe eshte medioker ne te gjitha fushat.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Besnik Mustafane dhe te gjithe njerezit e kesaj kategorije nuk i lidh asgje me demokracine. Kane mbi 20 vjet qe perpiqen te na mbushin mendjen se Demokracia eshe e barabarte me Pluralizmin. Gjepura! Eksperienca e jetes ka vertetuar se demokrat eshte ai (ajo) qe lufton per vte drejten e te gjitheve dhe jo vetem te veten apo te partise. Ku ishte Mustafaj kur Berisha dhe PD burgosnin kryetarin e opozites (sado i poshter te ishte) me akuza false? Ku ishte Mustafaj kur u dhunuan zgjedhjet e 1996? (Dhe, vini re:ai e quan ate nje gjeme per PD dhe jo nje padrejtesi dhe gjeme per popullin shqiptar).Ku ishte Mustafaj kur Berisha mobilizonte formacione civile antikushtetuese nga Veriu kunder Jugut, per te ruajtur pushtetin e vjedhur? Ku ishte Mustafaj kur Berisha rizgjidhej President ne kushtet e Gjendjes se Jashtezakonshme dhe me votat e vetem PD? Ku ishte Mustafaj kur Berisha dhe bandat e tij kryen Grushtin e Shtetit ne 14 shtator 1998? Ku ishte Mustafaj kur Berisha dhe PD i dilnin ne mbrojtje Kartelit te Droges se Lazaratit ne 2005, kur sulmoi me arme helikopterin e policise qe e fotografonte nga siper? Ku ishte Mustafaj Kur Berisha bente Marreveshjen e Detit? Po kur Berisha lejonte greket te tallen me kockat e shqiptareve ne Boboshtice etj.? Ku ishte ky "demokrat" kur Berisha vodhi zgjedhjet e 2009 dhe vrau kater protestues pse i kerkonin hapjen e kutive? Po kur, haptas, krejt haptas, Berisha vodhi mandatin e Tiranes, ku ishte Besniku?
Sikur ne PD dhe jashte saj te kishte demokrate te vertete, nuk do te kishim me Berishe pas 1996. Do te kishim vetem mjekun Berisha dhe Babagjyshin Sali.Prandaj Mustafane & Co. i ndan nje hendek i madh nga qenia demokrate. Hiqni amballazhet dhe do te shihni mallin e vertete.
Niko

Submitted by raimondi (not verified) on

B.Mustafaj ka respekt vetem per te drejten e PD-se , por jo per te drejten e tjetrit -
-Kjo tregon se eshte nje partiak i rendomte dhe aq ,qe nuk e ka ate qe quhet
..... Respekt i drejtesise se tjetrit ----Veti te cilen e ka perdorur per here te pare 2500 vjet me pare Protagora ne nje debat me Sokratin , ku i thote Sokratit se Zeusi ju dergoi njerezve me Hermesin dhuraten e DIKE dhe Aidos,sic thote Platoni ne Dialogjet e tij
-------------Dhe kjo Dike ishte respekti qe duhet te kesh per drejtesine e tjetrit ne menrye qe te ndertosh nje shoqeri njerezore me rregulla ,
ndryshe nqs nuk e ke kete veti nuk krijon dot nje shoqeri nejrezore , por nje Shoqeri Kafsherore

------ Dhe B.Mustafaj bashke me PD-ne nuk e kane kete veti kaq te cmuar ......Ndaj dhe ne vuajme kaq shume .......

.............Ndersa Aidos ishte nje dhurate tjeter qe Zeusi ua dergoi njerezve ne toke ,dhe kjo ishte per ti bere njerezit qe te kene Respekt per Atdheun e tyre , per vendin ku jetojne.
Te diskutojne me kurajo per mbrojtjen e vendit te tyre kur rezikohet si nga drejtuesit e e tij ashtu edhe nga armiqte e jashtem

----- Kjo dhurate ju jepte njerezve vetine qe te Mbrosh atdheun eshte detyre --- qe sic e thote Kanti me vone eshte nje detyrim kategoik , nuk eshte deshire
--Ndryshe turperohesh
Dmth kjo Aidos ju jepte njerezve ndjenjen e Turpit nqs nuk e mbronin Atdheun e tyre, sic thote Protagora

--Pra nese nuk e ke kete detyrim kategorik ,Aidos ,brenda vet vetes nuk krijon dot shtet

Te shkaterohet shteti nqs nuk ngrihesh ne mbrojtje te shtetit tend sa here qe rrezikohet ne lufte dhe ne paqe--Nuk behet kompromis me ceshtje qe kane te bejne me fatin e vendit

----Kjo veti i mungon TOTALISHT Kreut te PS-se , ndaj edhe eshte ne opozite,
dhe do ngelet gjithmone ne opozite PS-ja megjithe drejtimin skandaloz qe i ben shtetit Saliu -

----- Ja pra keto dy veti qe i jane dhene njerezimit qe 2500 vjet me pare,
partite toan nuk i kan,e ndaj nuk kemi shtet -
- Te gjithe politikanet popujve te tjere i kane keto veti, ndaj edhe kane shtet

----Sa per kete Besnukun e Partise nuk ja vlen fare te debatosh se ky eshte nje medioker ne cdo aspekt .
Por qenka edhe njeri i ulet , se nuk eshte i interesuar per mbarevajttjen e Shqiperise por te Partise
--Mendo cfare krijese vegjeton ne Demokracine tone !!!!
Si nuk i vjen Turp atij qe nuk thote gjysem fjale per drejtimin kriminal te shtetit qe i ben partia e tij ????

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

E keqja Shqiperise para e pas '90-es i ka ardhur e i vjen nga komunistet, duke perfshirw edhe Besnik Mustafane edhe Berishen edhe Mustafa Nanon. Çlironi Shqiperine nga komunistet publike, te vije demokracia. Tani jemi ne demokraturen e komunisteve, te majte e te djathte.

Submitted by F*ck Sistem (not verified) on

Mustafaj-Oketa-Biberaj-Topi=Nje Alternative e Djathte se Shpejti!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.