Arkiv-Opinion

Ç'ne frikë gjenerali?

Postuar në 09 Shtator, 2011 04:03

Dje në emailet e stafit redaksional të shtypit shqiptar qarkulloi një deklaratë e shkurtër e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxhës, që mësojmë se aktualisht është pedagog pranë një universiteti privat me tendenca të dukshme eurocentriste.

Një retrospektivë e Berishokracisë

Postuar në 08 Shtator, 2011 04:03

Në 3 korrik të 2005-ës, ajo që ishtë pagëzuar me emrin shkërdhatokraci nga Dritëro Agolli u zëvendesua me një tjetër kraci - me berishokracinë. Nuk është hera e parë që shqiptarët e provojnë këtë lloj kracie, por kësaj radhe, ajo u shfaq fillimisht disi më e sofistikuar. Si ujku në përrallën e njohur të kecave, këmbët i kishte të lyera me miell në hapat e parë të saj.  Dhe mielli që përdori nuk ishte miell dokudo - ai ishtë i markave përëndimore “KOP” dhe “Young Liberals”.

Luani i përgjumur dhe Hiena e uritur!

Postuar në 08 Shtator, 2011 04:00

Hiena ishte tepër e uritur. Kishte tërë ditën që kërkonte nëpër savanë, por s’kishte nuhatur erë gjaku apo ngordhësirash. Kurrë s’kishte sulmuar direkt një krijesë të gjallë; gjithmonë kishte qëndruar në pritje të tjerëve. Shpesh herë kishte ëndërruar të ishte një nga më të fuqishmit e Savanës. Pranonte edhe t’i përngjasonte edhe më të dobtit prej racës së tyre, por natura s’ia kishte dhënë atë privilegj; e kishte krijuar thjesht një hienë.

Gorbaçov: Demokracia do të mbizotërojë në Rusi (IV)

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:28

SPIEGEL: Liberalin Medvedev e krahasojnë ndonjëherë me ju. Mendoni që kjo është e justifikuar?

Gorbachev: Krahasimet të gënjejnë. Medvedevi është një njeri i edukuar, dhe ai po fiton eksperiencë. Por atij i duhen krahë për ta mbështetur.

SPIEGEL: Si do të përfundojnë për Rusinë procesi që ju nisët në 1985? A do të kthehet vendi në një demokraci, nacionalistët do të marrin pushtetin apo do rikthehen komunistët?

Tirana është e qytetarëve, jo e makinave

Postuar në 06 Shtator, 2011 17:00

Ndërsa kryeqyteti shqiptar zgjeron rrugët për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe policia jonë rrugore mbyll sytë para makinave të parkuara falas mbi trotuaret publike, shumë qytete evropiane janë duke bërë të kundërtën: po krijojnë mjedise haptazi armiqësore për makinat. Metodat e përdorura ndryshojnë nga qyteti në qytet, por misioni i përbashkët është i qartë – përdoruesit e automjeteve duhet të paguajnë shtrenjtë (në kuptim të drejtpërdrejtë dhe figurativ) që të binden për të përdorur forma transporti më miqësore ndaj mjedisit.

NATO, nga Kosova tek Libia

Postuar në 06 Shtator, 2011 04:12

Qysh prej fillimit të veprimeve luftarake të NATO-s në Libi, u soll si referencë “ndërhyrja humanitare” në Kosovë për të ndalur pastrimin etnik kundra shqiptarëve. Konfliktit në Libi duket se po i vjen fundi, por kohëzgjtja e këtij konflikti, gati gjashtë muaj në krahasim me vetëm 78 ditët e ndërhyrjes në Kosovë, nuk është i vetmi dallim midis të dy rasteve. Ndërhyrja e sukseshme në Kosovë solli entuziazëm mbi potencialet ushtarake të Aleancës transatlantike të udhëhequr nga ShBA-të.

Transporti në Tiranë i parë me syzet e blera në Londër (akti III)

Postuar në 05 Shtator, 2011 04:47

Të ecësh në Tiranë me dy valixhe me rrota është një sfidë e vërtetë. Të ecësh në përgjithësi është një sfidë me rrugët gjithë pluhur dhe qentë rrugaçë që vijnë vërdallë, sidomos kur erret, por kur ke valixhe ecja komplikohet nga pllakat e munguara apo të thyera. Shpesh trotuaret janë të zëna nga tezga shitësash dhe karrige lokalesh që të detyrojnë të zbresësh në rrugë ku makinat ecin me mbi 30 km/h edhe në zona rezidenciale, e që parakalojnë edhe në rrugë me dy korsi. Në Londër të vetmet mjete që parakalojnë në rrugë me më pak se katër korsi janë ambulancat dhe policia.

Klima e frikës dhe sundimi i familjes “Berisha”

Postuar në 05 Shtator, 2011 04:45

Quiz: Kush ka qenë i pari që ka përdorur frazën “pushteti i familjes”, Edi Rama, Taulant Balla, Mero Baze, apo dikush tjetër? Duhet gjetur e duhet t’i japim një medalje, pasi “pushteti i familjes” nuk na qenka një sendërgjí opozitarësh. Përkundrazi, është një fakt, që verifikohet tanimë nga të gjitha drejtimet e nga shumë dëshmi.

Gjuha e Halilit

Postuar në 04 Shtator, 2011 06:07

Martesa e Halilit është ndër këngët më të bukura të Ciklit shqip të Kreshnikëve; dhe ndoshta një nga më të rëndësishmet, nga pikëpamja e elementeve arkaike që përmban.

Me 674 vargje, ajo rrëfen historinë rokamboleske të Halilit, që deshi të martohej me Tanushën, të bijën e Krajlit të Kotorrit.

Veç hyrjes lapidare “Fort po shndritë njaj diell e pak po xe’!”, këngës i ka dhënë veçanërisht famë pasazhi ku Halili ua përshkruan Tanushën agallarëve të Jutbinës, të cilët janë mbledhur që t’ia mbushin mendjen të marrë për grua një vashë vendëse:

Një pakt për integrimin? Po si? Po kur? Po nga kush?

Postuar në 04 Shtator, 2011 05:45

Ambasadori amerikan ka përsëritur disa herë nevojën e një pakti kombëtar për integrimin e vendit në BE, fill pasi Kryetari i LSI-së doli me këtë ide “madhështore” për zgjidhjen e problemeve të mëdha që po kalon sot vendi. Nëse dy mbështetësit e kësaj iniciative, Ilir Meta dhe Aleksandër Arvizu, e kanë diskutuar më parë këtë ide apo ky i fundit u njoh me të në takimin që pati me Ministrin e Jashtëm dhe nënkryetarin e LSI-së Haxhinasto, kjo nuk dihet dhe ndoshta nuk do të merret vesh kurrë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion